Categories: KULTURË

Armët kanë qenë pasion i përherëshëm i shqiptarit – Armët shqiptare në shekujt XVII – XIX

Armët shqiptare në shekujt XVII – XIX, Andromaqi Gjergji

Armët kanë qenë pasion i përherëshëm i shqiptarit. Me to ai ka luftuar kundër pushtuesve të huaj, për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së tij.

Ka qenë një zakon i lashtë në Shqipëri që cdo djali në moshë 13 – 14 vjec me një ceremoni familiar shumë kuptimplote, t’i dorzoheshin si dhuratë armët, të cilat duhet t’i mbante me nder gjithë jetën. Me këtë ceremoni të  ‘’dhënjes së armëve’’ djali hynte në rradhën e burrave dhe kishte të drejtë që, në mungesë të më të mëdhenjve, të priste e të përcillte miqtë me nderimet e duhura si zot shtëpie.

Në Shqipëri, ‘’meqenëse të gjithë mbajnë armë – konstatonte udhëtari engles Hobhouse më 1809 – nuk është lehtë të dallosh fshatarin nga ushtari’’. Armët e zakonshme të një burri shqiptar të shekuvje XVII – XIX, si e shohim edhe në për gravura të kohës, ishin: pushka e gjatë, dy koburet, harbia, jatagani ose shpata, dy vezmet, palcorja dhe shumë herë një thikë e future në një kllef metali. Edhe fshatari më i varfër kishte një kobure të zbukuruar dhe pushkën e gjatë.

Të dhënat dokumentare dhe koleksionet e pasura të armëve që ruhen nëpër shumë muze të vendit, tregojnë se armët e përdorira nga shqiptarët kanë qenë zakonisht shumë të dekoruara. Në qytetet kryesore të vendit mjeshtrat armëtarë punonin për to në bashkpunim me argjentarët. Shmë të njohur për punimin e zbukurimin e armëve në këta shekuj kanë qenë mjeshtrat e Shkodrës, Prizrenit, Gjakovës, Lezhës, Elbasanit, Beratit, Janinës. Edhe kur tytat e pushkëve e të kobureve dhe tehat e thikave e të jataganëve importoheshin, sidomos nga shtetet lombardo – venedikase, si ngjiste  në shekullin XIX, zbukurimet e tyre bëheshi gjithënjë në vend.

Pushkët e gjata shqiptare, ato ‘’ langen arnauten Flinten’’ apo ‘’ les long fusils albanias’’ , ose shkurt ‘’arnautka’’ si i kanë quajtur përgjithësisht autorët e huaj, kishin fituar një famë të merituar për bukurinë e tyre. shumë udhëtarë të huaj që kanë vizituar vendin tonë në këta shekuj tregojnë se shqiptarët e kësaj kohe kishin armët të veshur me pafta argjenti të zbukuruar me të rrahur e me gdhendje, me motive të pasura. Burrat e shtresave të larta, kapedanët me famë e shumë të tjerë nga shtresat e mesme mbanin edhe armë të lara në ar sin a dëshmojnë jo vetëm këngët popullore por edhe koleksionet e muzeve.

Udhëtari frëng A.Boue  thotë se hernjtë më të dëgjuar të këngëve popullore historike të shqiptarëve kanë ‘’pushkë të gjkata me tridhjet unaza’’, ndërsa ‘’pushkët e zakonshme kan nga tetë unaza’’. Boue dëshmon gjithashtu se në vendet slave koburet shqiptare njiheshin me emrin ‘’Prisren’’, me sa duket nga që punoheshin në këtë qytet. ‘’Ato janë shumë të gjata – vazhdon Boue – tyta ka, dy unaza dhe janë të gdhendura artistikisht’’. Në mbyllje do të shënojmë se armët shqiptare të shekujve XVIII – XIX e sidomos pushkët e gjata e koburet, njiheshin jo vetëm në vendet e Ballkanit por edhe shumë përtej tyre. /InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Çfarë është sindroma Tourette?

Sindroma Tourette është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje…

12 hours ago

Si u shndërrua Athina nga Pellazge në Greke

Straboni na tregon se si e morën grekët, Athinën pellazge! Asnjë provë e vetme nuk…

12 hours ago

Nuk i dini? Ja cilat janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse…

12 hours ago

Shoferi i parë që u dënua me gjobë për tejkalim të shpejtësisë, ja sa km/h po voziste

Walter Arnold ka qenë duke drejtuar makinën “Arnold Benz Motor” Cariage, me 12 kilometra në…

13 hours ago

Çfarë janë Venomet?

Venomet janë e drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Para pushtimit…

13 hours ago

12 foto të frikshme të qyteteve kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë

Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne…

13 hours ago