KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT, ISHIN ILIRE. PREHISTORIANËT AUSTRIAKË E GJERMANË E PRANONIN QË NË 1920. EDHE STUDIMET NË KOHËN E RAJHUT TË TRETË PRANONIN KËTË KULTURË. POKORNY GJEN GJURMË KULTURE ILIRE NË EUROPËN QENDRORE, POLONI, HUNGARI, AUSTRI, GJERMANI, ZVICËR, DANUB, ITALI, BALLKAN, SHQIPËRI, GREQI…
Megjithëse mezi ka shpëtuar ndonjë copëz literature, sërish pretendohet se diçka mund të rindërtohet nga gjuha ilire përmes emrave të vendeve (ata si Hallstatt dhe Halle, që përmbajnë fjalën ilire për kripë, janë më të njohurit). Ilirët që flisnin këtë gjuhë u duken studiuesve klasikë si fise barbare, të shpërndara në skajet e Historisë së Lashtë. Por shpërndarja e këtyre toponimeve, nëse ato i atribuohen saktë atyre [ilirëve], do të nënkuptonte se ilirët dikur kanë qenë po aq dominues dhe të përhapur sa keltët e shekujve III dhe II p.e.s.
Kossinna ka sugjeruar prej kohësh se ilirët ishin krijuesit e kulturës së Lausitz-it. Për ta shpëtuar këtë kulturë nga pretendimet sllave, kjo tezë është përqafuar me entuziazëm nga prehistorianët austriakë dhe gjermanë dhe është zhvilluar në mënyrë patriotike që prej vitit 1920. Sot, në Rajhun e Tretë, pohohet gjerësisht se jo vetëm vetë kultura e Lausitz-it, por edhe kulturat e fushave me urna (Urnfield) të Bohemisë, Austrisë dhe Gjermanisë perëndimore — ku mund të vërehet ndikimi i Lausitz-it — janë monumente të ilirëve. Ish-profesori i keltishtes në Berlin e ilustron këtë tezë duke vendosur përballë njëra-tjetrës një hartë të toponimeve ilire në Evropën Qendrore dhe hartën e kulturave të Urnfield-it, të botuar në veprën time Danubi në Parahistori.
Por Pokorny nuk është i pavetëdijshëm se arkeologët kanë pranuar të paktën ndikimin e kulturave të fushave me urna edhe në Perëndimin kelt. Prandaj, i inkurajuar nga emri i Venetëve në Bretanjë, ai pyet nëse ka gjurmë të ilirëve edhe në toponiminë e Evropës Perëndimore. Këtu, në Perëndim, Pokorny mendon se ka të drejtë të konsiderojë si ilire të gjitha monumentet gjuhësore në territorin kelt që, megjithëse qartësisht indoevropiane, nuk mund të shpjegohen si keltike dhe që përsëriten ose në truallin fillestar ilir: nga Polonia, përmes viseve sudete, Hungarisë dhe Ballkanit deri në Shqipëri, – ose në zonat e mëvonshme koloniale ilire në Austri, Zvicër, Itali dhe Greqi, si dhe në provincën e afërt trake.
FB: Thënie për shqiptarët
__________
Titulli: “ZUR URGESCHICHTE DER KELTEN UND ILLYRIER. By Julius Pokorny (reprinted from Zeitschrift für keltische Philologie, xx (1936), pp. 315–352, 489–522 and XXI (1938), 55–166, with …”.
Antiquity 15 (57), 100-102, 1941
Autori: Gordon Childe


