6.1 C
Pristina
Monday, August 2, 2021
Home KURIOZITETE Glaukoma ose “Vjedhësja e heshtur e shikimit”

Glaukoma ose “Vjedhësja e heshtur e shikimit”

Glaukoma konsiderohet  nga mjekët okulistë si  “vjedhësja e heshtur e shikimit”, për shkak se humbja e shikimit ndodh gradualisht për një periudhë të gjatë, ndërsa simptomat paraqiten atëherë kur sëmundja është mjaft e avancuar. Sipas mjekëve, nëse njëherë shikim humbet ai nuk mund të kthehet, kështu që qëllimi i trajtimit është parandalimi i përparimit të sëmundjes.

Në fakt, Glaukoma është një term që përshkruan një grup të çrregullimeve të syrit që karakterstikë të përbashkët kanë rritjen e presionit të lëngut të syrit,  që quhet presioni intraokular. Lëngu i syrit prodhohet nga procesuset ciliare të syrit,pastaj ky lëng kalon në dhomëzën e pasme të syrit më tutje përmes pupillws kalon në dhomëzën e përparmë të syrit, nga këtu rrjeta trabekulare përmes kanalit të Schlemm-it drenon këtë lëng në pleksusin skleral dhe në qarkullimin e gjakut. Ndërkaq, rritja e presionit introkular mund ta dëmtojë të pamurit në syrin e afektuar dhe mund të shpiejë në verbim të plotë nëse nuk trajtohet. Situata deri te humbja e të pamurit vjen për shkak të dëmtimit të nervit optik i cili dërgon sinjale të të pamurit nga syri deri tek truri.

Glaukoma klasifikohet në dy kategori:

1-Glaukoma me kënd të hapur

Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë, pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm.Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare, funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit. Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë, pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm. Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare, funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit. Rritja e presionit intraokular ushtron shtypje në trupin qelqor (corpus vitreous), i cili më tutje shtyn retinën ne drejtim të koroidesë duke shtypur enët e gjakut që ushqejnë retinën me gjak. Pa furnizim të mjaftueshëm me gjak qelizat retinale vdesin dhe nervi optik atrofohet duke shkaktuar verbim. Fijet nervore më së largu prej pikës fokale dështojnë të parat, për shkak të distancës nga furnizimi qendror me gjak, kështu qw humbja e të pamurit te glaukoma fillon në periferi të fushës vizive duke progresuar çdo herë e më keq e ashtuquajtura “të pamurit e tunelit” – tunnel vision. Nga kjo lloj glaukome shkaktohet humbja graduale progresive e fushës vizive si dhe ndryshimet në nervin optik.Lexo edhe :   Defektet në zemër te fëmijët, kur konstatohen dhe si korrigjohen

2-Glaukoma me kënd të mbyllur

Glaukoma me kënd të mbyllur mund të paraqitet papritmas dhe shpeshëherë shoqërohet me dhembje. Humbja e shikimit mund te përparojë shpejt por diskomforti shtyen shumicën e pacientëve të kërkojnë ndihmë mjekësore para se të ndodhw dëmtimi i përhershëm i të pamurit. Te glaukoma me kënd të mbyllur këndi mes kornesë dhe irisit është komplet i mbyllur duke pamundësuar rrjedhën e lëngut të syrit nga dhomëza e pasme në atë të përparme dhe jashtë rrjetës trabekulare. Te kjo lloj glaukome shkaktohet dhembje e papritur e syrit, syri i skuqur, shikimi i halove përreth dritës, mundim, vjellje dhe dobësim i papritur i shikimit.Lexo edhe :   Defektet në zemër te fëmijët, kur konstatohen dhe si korrigjohen

Faktorët e rrezikut

E para është mosha.  Personat mbi moshën 60 vjeçare kanë të rritur rrezikun për këtë sëmundje. Rreziku për zhvillim të glaukomës rritet me kalimin e viteve. Ata që kanë një histori familjare me glaukomë janë më të shfaqur ndaj këtij rreziku. Gjithashtu, ndikojnë edhe  dëmtimet fizike të syrit apo traumat e syrit. Okulistët rreshtojnë në këtë rreik edhe trashwsinë e kornesë,tumoret e syrit, inflamacionet e syrit apo shkëputjen e retinës.

Diagnoza dhe mjekimet

Testi për glaukomë duhet të përfshijë matjen e presionit intraokular përmes tonometrisë, ekzaminimi i këndit të dhomëzës së përparmë dhe ekzaminimi i nervit optik. Për mjekimet e glaukomës ka dy lloje mjekimesh- ai farmaceutik dhe kirurgjikal.

a)Mjekimi farmaceutik

Presioni intraokular mund të ulet me barna në formë të pikave për sy. Klasë të ndryshme të barnave përdoren për trajtimin e glaukomës ku secila prej tyre mund të kenw efekt lokal dhe sistemik. Këto ilaçe përdoren në rastet kur duhet të rrisin rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin mes irido-korneal, kur duhet të ulin prodhimin e lëngut të syrit nga trupi biliar, ose edhe të dyja të kombinuara. Mjekët sugjerojnë agjentët miotik të cilët shkaktojnë kontraksionin e muskujve ciliarë dhe hapjen e rrjetës trabekulare duke lejuar rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin irido-korneal. Gjithashtu, edhe inhibitorët e anhidrazës karbonike që ulin sekretimin e lëngut të syrit duke inhibuar anhidrazën karbonike në trupin ciliar.

b)Mjekimi kirurgjikal

Në mjekimin e glaukomës gjejnë zbatim edhe kirurgjia konvencionale edhe ajo lazerike. Përmes kirurgjisë laserike te glaukoma me kënd të hapur arrihet, rritja e rrjedhjes së lëngut të syrit ose eliminohet bllokimi i qarkullimit të lëngut të syrit te glaukoma me kënd të mbyllur./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ja si mund ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia

Si ta largoni erën e cigareve nga rrobat dhe shtëpia. Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe...

Ku i gjeni 99 shkallë, si 99 emrat e Zotit? – “XHAMIA E ÇUDITSHME”

Çdo ditë e hapur, për besimtarë dhe vizitorë, ndërsa hyrja është e lirë./Konica.al Xhamia e Pazarit të vjetër në...

Veshja dhe kostumet tradicionale të Beratit, nga më të veçantat në Shqipëri

Tradita e veshjes së banorëve të qytetit të Beratit është një nga më të veçantat në Shqipëri. Kjo për shkak edhe se...

Dashunija ndaj prindëve – Ndre Mjeda

Poezi nga Ndre Mjeda Me sy çilun afër djepit,Me kujdes e me dashtni,Për vaj tem tue hjekun zi,Tue shëndue...

Recent Comments