Po hap kete teme i shtyre nga disa gjera qe kam lexuar rastesisht gjate studimit te nje materiali qe kishte te bente pjeserisht me Lashtesine Greke dhe ne menyre te vecante me Dodonen. Gjate leximit te disa fakteve dhe argumentave nga arkeologe dhe studiues te huaj (te cilet do i paraqes me emra te plote dhe me referencat perkatese) hasa ne komente te cilat shkarazi ose drejtperdrejt ngulin kembe ne faktin qe mitologjia greke eshte e huazuar nga burime me te lashta dhe eshte marre nga te tjere popuj. Ne kete pike mu zgjua interesi edhe me shume kur gjate leximit te komenteve u paraqit fqinji verior i Greqise, madje ne nje rast dhe emri i qarte i ilireve. Per asnje moment nuk dua te tingelloj si ata pseudo nacionaliste te cilet perpiqen qe cdo gje qe nuk eshte shqiptare ta kthejne ne te tille (te njejten gje qe fqinjet tane jugore kane shekuj qe po e bejne) dhe po ashtu nuk po e hap kete teme i shtyre nga asnje ndjenje nacionaliste por thjesht informuese dhe mbi te gjitha debatuese. Do ishte e udhes qe te diskutonim te gjithe per ato qe dime dhe nese eshte e mundur te paraqiten sa me shume fakte dhe referenca nga autoritete te arkeologjise. Kjo per te mos e denigruar temen ne nje pacavure llafesh pa baze apo preferenca nacionaliste. Tek e fundit ska rendesi se cfare thote njeri apo tjetri, sa deshire ka njeri apo tjetri. Historia nuk mund te manipulohet dhe vjen nje dite qe cdo gje do dali lakuriq ashtu sic ka qene.

Pra po e filloj kete teme i perqendruar tek Dodona. A ka qene ky vend grek? A eshte e drejte qe greket e quajne kete toke si te tyren? Cfare ka perfaqesuar ne lashtesi dhe cfare rendesie ka per vete mitologjine greke. Po i referohem fillimisht faqes zyrtare te Ministrise Se Kultures se Greqise.

Venbanimi i lashte i Dodones ndodhet 22 km ne jug te Janines ne nje lugine te ngushte midis maleve Tomaros dhe Manoliassa. Gjetjet e para ne kete zone datohen nga nje periudhe parahistorike dhe perendia e pare qe eshte adhuruar ka qene Perendesha Toke. Kulti i Zeusit dhe pema e shenjte e Lisit u soll ne Dodona nga Selloi, nje dege e fisit te Thesproteve, midis shekullit te 19 dhe 14 p.e.s. dhe fill me pas u shnderruar ne nje vend te shenjte kulti. Dhuratat e bera aty nga jugu i Greqise datojne fundin e shekullit te 8-te p.e.s ndersa ndertimet filluan ne shekullin e katert p.e.s. Vendi i shenjte arriti kulmin e zhvillimit te tij ne shekullin e trete p.e.s. por me pas u shkaterrua nga Aetolianet ne vitin 219 p.e.s. Fill me pas u rindertua dhe vazhdoi te perdorej deri ne shkaterrimin e saj nga pushtuesit Romake ne vitin 167 p.e.s. Gjate periudhes romake zona pati nje funksion te ndryshem dhe fundi i saj erdhi ne shekullin e katert te e.s. gjate mbreterimit te Theodosiusit te Madh. 

Kjo eshte pak a shume prezantimi zyrtar mbi Dodonen dhe funksionet e saja. Tani kush ka pak dijeni nga mitologjia greke e ka te qarte pranine e Dodones ne shume mite dhe rrolin e saj ne Partenonin e perendive greke. Nga disa shkrime ketu ne forum si dhe nga shkrime te autoreve qe kam studiuar shpesh jam ndeshur me fakte ose pretendime qe nxjerrin nje tjeter realitet ne lidhje me pranine e hershme te grekeve ne Ballkan dhe sidomos pervetesimin e elementave te mitologjise, ne mos te gjithe saj, nga vende dhe kultura te tjera me te hershme. Kohet e fundit po lexoja Robert Temple dhe librin e tij Misteri i Siriusit (ku flet per tribune e Dogoneve ne Mali te Afrikes dhe sistemin e Siriusit) dhe gjate nje analize qe i behej mitologjise pashe disa gjera qe me habiten dhe mendoj se duhet ti ndaj ato me ju. Perpara se te filloj dua te bej te qarte qe Robert Temple eshte nje astronom dhe arkeolog, anetar i Royal Astronomical Society, The Society for the Promotion of Hellenic Studies, The Egypt Exploration Society, The British School of Archaeology at Athens, The Institute of Classical Studies, The Institute of Historical Research, etj. Mbi te gjitha eshte i martuar me greke dhe pervec qe ka dhene mesim ne Greqi eshte nje vizitues i rregullt i saj dhe studiues dinjitoz i historise se saj.

Ne momente te caktuara ne librin e tij ai flet per mitologjine greke dhe huazimet e saj nga burime me te vjetra dhe te lashta te kulturave te tjera. Momenti qe me terhoqi vemendjen ishte kur duke analizuar rrolin e Dodones dhe lidhjen harmonike te saj (ne kuadrin astronomik) me trekendeshin Egjypt, Sumer, Dodona ben kete koment:Citim Postuar më parë nga Robert TempleWhat place could be more out of the way than Dodona in Greece? It was geographically outside the sphere of the civilized world of the Greeks – somewhat more north and more west dhe any Greek could call comfortable

Pra me nje perkthim paska bruto i bie qe te jete: Cfare vendi mund te jete me ‘i pavend’ sesa Dodona ne Greqi? Gjeografikisht ishte jashte sferes se botes se civilizuar greke – disi me ne veri dhe me ne perendim qe te ishte komfort per greket.

Me pas jepet nje shembull disi i gjate per huazimet e mitologjise qe Greket kane bere nga kulturat e tjera. Po jap nje pjese te saj sa per te illustruar materialin:

In an early Sumerian fragment (from a time long before the civilization of the Babylonians) of the material concerning the Epic of Gilgamesh, entitled ‘Gilgamesh and the Land Of The Living’ we find an antecedent to the tradition of the Argonauts of the Greeks. This Sumerian fragment is the earliest known form of the story of that hero who was later to be named Jason. In the Jason story, Jason is accompanied on his quest by the fifty Argonauts. In the Sumerian fragment, Gilgamesh is accompanied by fifty companions also!

Dhe me pas vazhdohet me shembuj konkrete per kopjimin e historise pothuajse fjale per fjale vetem me ndryshim te emrave. Se quaj me vend qe te paraqes dhe fragmente nga Epika e Gilgameshit pasi do dilja nga tema.
Po ashtu i kopjuar eshte dhe miti i Deukalionit per te cilin nje tjeter autor/arkeolog, H.W.Parke shprehet:

The Ark of Noah is a concept which is identical with that of the Ark of Deukalion and both are magical ships in which sit ‘those who come out of the womb’. And both arks, but particularly that of Deukalion are concepts related to the Argo. In the Epic of Gilgamesh the Ark Of Noah in the Middle East (name Noah even existed) was the Ark of Ziusudra or the Ark of Utnapishtim.
The Greek Ark of Deukalion came to rest after the Flood at Dodona where Argo received its guiding timber. Therefore as Professor Curys Gordon points out, Dodona must have been located further north, at the realms of the ‘barbarians’ as Greeks would name their northern neighbours

Pra te gjithe ata qe kane njohuri per mitologjine greke dhe sidomos mitin e Deukalionit qe ishte biri i Prometeut, e dine qe ai dhe gruaja e tij Pyhrra ishin te mbijetuarit e vetem te Permbytjes se Madhe dhe zbriten ne Dodona nga ku themeluan rracen helene. Dhe eshte shume interesant komenti qe ben Curys Gordon mbi faktin qe Dodona duhet te kete qene si vendndodhje ne pjesen veriore te Greqise, ne mbreterine e barbareve, term qe greket perdornin per fqinjet e tyre veriore (dhe per te gjithe te huajit e tjere).

Ndersa sipas Servius i cili ka qene komentuesi i lashte i Virgjilit eshte kjo fraze qe me beri te hapja kete teme. Po citoj fjale per fjale momentin qe flet per Servius:

According to Servius, the ancient commentator on Virgil, Dodona is so out of place for the entire Greek sites that the only explanation is that Greek Mythology ‘stole’ this from the northern land, belonging to the Illyrians.

Pra Servius thote qe Dodona ishte kaq ndryshe nga venbanimet e tjera Greke saqe i vetmi shpjegim eshte qe Mitologjia Greke e ka ‘vjedhur’ kete nga tokat veriore qe i perkisnin Ilireve.

Ne nje tjeter fragmen ku flitet per Dodonen citohet H.W.Parke me librin e tij Greek Oracles. Ja si shprehet autori:

In his book Greek Oracle, H.W. Parke makes the remarkable comment: The whole Greek Mythology is a refined version of older sources. A big part of it was already there while taking a land that wasn’t theirs. The rest just came from ancient sources belonging to Sumer, Babylon and Egypt

Ne nje perkthim te shkurter; Parke ben nje koment te famshem duke deklaruar qe e gjithe Mitologjia Greke eshte nje version i perpunuar i miteve me te vjetra. Nje pjese e madhe e tyre ata e gjeten gati ndersa pushtonin tokat qe nuk ishin te tyret. Ndersa pjesen e mbetur e moren nga burime me te lashta qe vinin nga Sumeria, Babilonia dhe Egjypti.

Kjo deklarate (duke llogaritur edhe te tjerat eshte jo vetem shume domethenese por ne te njejten kohe dhe nje kembane zgjimi per arkeologjine e cila prej kohesh po mundohet te gjeje gjurmet e verteta te mitologjise greke.
Sipas nje autori tjeter, Rendel Harris, arkeolog dhe paleoantropolog duke cituar Herodotin thuhet:

Rendel Harris which quotes Herodotus (his information being derived from the priests at Delos): that the sacred things were brought by the Hyperboreans wrapped in straw to the Scythians and that then they passed from tribe to tribe westward to the Adriatic; from thence they are carried south to Dodona, from Dodona they are carried eastward to the Malian Gulf where they pass into Greeks hands

Pra sipas Herodotit informacioni i te cilit ishte marre nga prifterinjte e Delosit, gjerat e shenjta (kjo ne kontekst me materialin e librit qe eshte jashte teme te jepet me detaje) u sollen nga Hyperboreanet (popullsia legjendare qe besohej se jetonte “pertej ererave te veriut”) te mbeshtjella me kashte tek Scythianet te cilet i kaluan ato dore me dore nga tribuja ne tribu drejt perendimit ne Adriatik dhe prej aty ne Dodone, nga Dodona ne lindje per ne Gjirin e Malian dhe me pas ne duart e Grekeve.
Pra nese Dodona ka qene Greke pse u dashka qe nga ku vend gjerat e shenjta duhet te kalonin me ne lindje, ne tjeter vend dhe me pas te binin perseri ne duart e grekeve?

Komenti i fundit qe po postoj eshte perseri nga autori Robert Temple kur thote:

Associations of Delphi with the Sirius tradition are not limited to the Canopic Egyptian Hercules’s visit, the carrying of an Argo in procession and the desire to claim the Ark Of Deukalion instead of Dodona, claiming it as their tradition

Ne kete koment shprehet qarte impersonimi i mitologjise nga ana e grekeve dhe berja me cdo kusht e elementave te mitologjise si Greke. Nga ku rrjedh dhe nevoja qe Dodona duhet patjeter te konsiderohet si greke.

U mundova qe te beja nje paraqitje sa me te qarte dhe komentet e mija i kurseva qe mos sugjestionoja mendimin e pavarur te sejcilit prej jush. Duhet mbajtur parasysh qe ne kete teme nuk ka vend per nje shtjellim te detajuar te mitologjise greke pasi nuk do perfundohej dot kurre. Dhe sic e bera te qarte qe ne fillim te temes jam perpjekur ne maksimum te shmang ‘nacionalizma’ dhe pasione te semura apo denigruese ndaj vendit fqinj. Shkrimi eshte bere me deshiren e mire per te pare nese ne gjithe ate mitologji greke, a ka dicka qe na perket ne si shqiptare dhe nese eshte keshtu pse mos gjehet dhe shtjellohet? Nese mitologjia greke ka huazuar cdo element te saj nga qyteterime me te lashta, atehere pse vazhdon e quhet mitologji greke dhe pse keto mite nuk marrin autorsine dhe perkatesine e duhur? Dhe nese eshte keshtu atehere pse mohohet rroli i fqinjeve veriore dhe pse nuk pranohet vjetersia e tyre (per te mos thene burimi i mitit prej tyre)? Nese Dodona ka bere pjese ne Iliri atehere ajo jo vetem eshte shqiptare por edhe mitet qe burojne prej saj jane shqiptare. Keto jane pyetjet qe dalin vetvetiu nga ky material.

Nga Darius-Forumi shqiptar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here