JOHN HENRY EVANS:
DARDANËT ILIRË TË EUROPËS, JANË I NJËJTI POPULL ME TROJANËT. EMRAT ILIRE TË KËSHTJELLAVE TË JUSTINIANIT NË DARDANI DHE JUSTINIT TRAK, TREGOJNË ELMENTET TRAKO-ILIRE

Shfaqja në regjistrimet epigrafike të krahinës, e formave së emrave trakë, nga njëra anë, dhe ilire, — siç është forma Gatties e përmendur më sipër (f. 99), dhe ndoshta edhe perëndia Andinus (f. 74), — nga ana tjetër, është plotësisht në përputhje me atë që mësojmë nga burime të tjera për etnografinë e Dardanisë së lashtë.

Që Dardanët europianë ishin fillimisht i njëjti popull me adashët e tyre trojanë, përputhet me atë që na tregojnë shkrimtarët e lashtë për prejardhjen trake të kaq shumë fiseve të Azisë.

Nga ana tjetër, emrat e hershëm të princave dardanë në Europë, si Monuni, Longari dhe Batoja, paraqesin afri të padiskutueshme ilire.
E njëjta përzierje e elementit ilir dhe trak, (nga e cila lindjet e Justinit Trak dhe Justinianit në tokë dardane, janë shembuj të dukshëm) del edhe nga krahasimi i emrave vendës të kështjellave të Justinianit, në Dardani, të dhëna nga Prokopi.
FB: Thënie për shqiptarët
___________________________
Titulli: “Antiquarian Research in Illyricum, Part III. IV.” Archaeologia, Or, Miscellaneous Tracts Relating to Antiquity, Vëllimi 49 (XLIX).
Autori: John Henry Evans
Botuesi: Society of Antiquaries of London, 1885

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here