Jahja Drancolli
Pas themelimit të Perandorisë Latine në vitin 1204 nga Republika e Venedikut, Mbretëria e Francës dhe disa vende të tjera europiane, shteti i Arbërisë (ashtu siç kishte bërë Mbretëria e Kroacisë në vitin 1102 me Mbretërinë e Hungarisë) kërkoi mbrojtje nga bujaria e këtyre shteteve, të cilat kishin sjellë traditat heraldike europiane në Arbëri- domethënë, stemën, flamurin, vulën, etj.
Ndërsa, sipas Traktatit të Viterbos (1267), Epiri dhe Morea u përfshinë nën mbrojtjen e Karlit I të Anzhuinëve, ky veprim u inkurajua edhe nga fisnikët arbër në vitin 1272, viti që përkoi me themelimin e Mbretërisë së Arbërisë (De Regnum Albaniae) të udhëhequr nga Karli I (Rex Albaniae), me seli në Durrac.
Në këtë kontekst, heraldika arbërore, e cila ka ruajtur simbolikën e saj që nga kohërat më të hershme të qytetërimeve mesdhetare, do të integrohet fuqishëm në zhvillimet e mëtejshme të Europës Perëndimore, veçanërisht shteteve italiane të kohës.
Kjo traditë e pasur europiane do të jetë veçanërisht e dukshme në heraldikën e familjes Castriota, e cila vazhdon të lulëzojë edhe pas vendosjes së sundimit osman, jo vetëm si një kujtim i thjeshtë, por mund të gjendet edhe në libra të ndryshëm dhe veçanërisht në artet pamore, siç është mishërimi i dy pikturave të piktorit anglez Edmund Leighton (1852-1922):
Edmund Leighton (1852-1922):
“Call to Arms” (“Thirrje për Armët”, 1888) dhe “Accoldate” (një çmim ose privilegj i dhënë si nder i veçantë, 1901)!
/trungu
https://www.facebook.com/share/p/1BtYtCfcTr/


