Fahrush REXHEPI, shkëputur nga revista KOSOVA, No. 20-21 (1999) Botuar: 2024-09-19

Kultura dhe qytetërimi islam është ballafaqur me kultura dhe qytetërime të ndryshme dhe i ka absorbuar ato në pikpamje nacionale, fetare e gjuhësore duke filluar në hapësirat prej Atlantiku në perëndim e deri në Indokinën e largët dhe nga Afrika Qendrore deri në verilindje të Buharasë e Uzbekistanit si dhe në juglindje të Evropës në Ballkan. Kjo dukuri ishte e pranishme në të gjitha periudhat, duke filluar nga koha e vjetër, e mesme dhe e re. Në të gjitha këto hapësira kultura islame ka prezentuar pikëpamje krejtësisht të reja, veçanërisht në sferën e fesë apo ka riprodhuar në cilësi të re të mira materiale dhe shpirtërore të popujve dhe qytetërimeve më të cilët ka rënë në kontakt.

Vendi dhe mérita më të larta për formimin, sajimin dhe zhvillimin e kësaj kulture në botë dhe ndër ne në Ballkan padyshim iu takon arabëve pasi që ishin si nismëtarë të baitjes së shpalljes së ijalës së Zotit. Kontribut mjaft të madh në këtë fushë kanë dhënë edhe popujt tjerë myslimanë, si persianët, berberët, osmanët e shumë popuj të tjerë.

Sa i përket trojeve ballkanike rëndësi të veçantë për përhapjen e kulturës islame kanë turqit osmanlinj, mirëpo është e paargumentuar shkencërisht se kultura dhe qytetërimi islam janë turke dhe përhapja e kësaj kulture t’u përshkruhen turqve.

Kultura dhe qytetërimi islam bazën e kanë në fenë islame, e cila është program dhe sistem i jetës te popujt ballkanikë të cilët e kanë përqafüar fenë islame.Kontaktet e ballkanasve me arabët mysliman e kanë më herët zanafillën, para depërtimeve të turqve osmanlinj në trajet ballkanike.

Kontaktet dhe lidhejt e popujve tanë ballkanikë me popujt mysliman kanë qenë në fushën e tregtisë, detarisë, diplomcisë, shkencës e lëvizjeve ushtarake.

GJURMËT E PARA TË KULTURËS E QYTETËRIMIT ISLAM NËBALLKAN

Gjurmët e para të kulturës e qytetërimit islam në Ballkan, sidomos në trojet iliro-shqiptare, i hasim, në përmasa të vogla që në periudhën e kohës së vjetër, kurse në mesjetë me intensiïet diç më të fuqishëm, ndërsa në pjesën e parë të kohës së re me intensitet maksimal. Shenjat dhe gjurmët e myslimanëve të parë në Ballkan shpiejnë në periudhën kur popujt e sllavëve të jugut ende i përkitnin religjionit të tyre sllav, apo në kohën kur filluan të kryqëzohen. Krishterimi te pjesa më e madhe e sllavëve të jugut nuk është më i vjetër se shfaqja e islamit, kështu që disa grupe të sllavëve të jugut, me ardhjen e tyre në Ballkan ende nuk kanë qenë të kryqëzuar, andaj nuk kanë qenë larg që eventualisht të pranojnë islamin.

1 2

Për kontaktet e hershme të popujve të Ballkanit me popujt mysliman kanë ndikuar kushtet natyrore-gjeografike që posedonin viset iliro-shqiptare dhe viset tjera ballkanike që kanë pasur lidhje me vendet mesdhetare, posaçërisht me Lindjen e Afërme. Rrugët tokësore të ashtuquajtura transballkanike çonin drejt lindjes. Rruga e njohur e mëndafshit, që lidhte Evropën, Ballkanin dhe Persinë me Kinën, por edhe rrugët detare kanë mundësuar që ushtarakisht, politikisht, ekonomikisht dhe në pikëpamje kulturore të kenë kontakte reciproke me Lindjen e Afërme e të Mesme. Këto lidhje bëheshin nëpërmjet Mesdheut dhe Adriatikut, Egjeut që depërtonte deri në luginën e Vardarit.

31 Nexhat Ibrahimi: “Kontaktet e para të islamit dhe popujt ballkanikë në periudhënparaosmane” – faqe 5-6 Sh.B. “Logos-A”, Shkup, 1997.2 Po aty, fq.17.* Po aty, fq. 18.

RRUGËT E DEPËRTIMIT TË KULTURËS ISLAME
Lidhjet e ndërsjella tregtare që zhvilloheshin përmes rrugëve detare ishin kryesoret për vënien e lidhjeve dhe kontakteve të popujve të Ballkanit me arabët myslimanë.
Në këtë pikëpamje qysh në shek.XI, gjejmë lidhjet e rregullta të Evropës me Lindjen e Afërme, që zhvilloheshin nëpërmjet migëve detare të Mesdheut. Në këto lidhje tregtare nga Evropa më të dalluar ishin mletasit, firentinasit dhe gjenovasit, pastaj katalonasit dhe francezët.Lidhje intensive tregtare sidomos me popujt arabë dhe me fiset turkmène kanë mbajtur edhe qytetet bregdetare të Adriatikut, përkatësisht ato të Shqipërisë, pra edhe pjesët kontinentale të trojeve Iliro-shqiptare dhe më gjerë në Ballkan.
Sipas të dhënave, këto lidhje datojnë nga kohët e lashta dhe vazhdojnë në periudhën paraosmane dhe atë osmane.Qytetet bregdetare si Dubrovniku, Tivari, Ulqini, pastaj Durrsi, Vlora, Himara dhe disa qytete të tjera të bregdetit grek dhe të Italisë Jugore, që nga antika e njihen si qendra, apo limane detare e tregtare. Këtë gjendje në shek.XII e gjen edhe gjeografi e kartografi i njohur mesjetar mysliman El- Idrisi, i cili rrugën detare dhe tregtare e shënon përgjat Adriatikut deri në Triestë, pastaj bregdetin e Shqipërisë deri në jug si dhe bregdetin grek4Arabët mysliman kur depërtuan në brigjet e Detit Adriatik në vitet 840-841, ku jetonin edhe shqiptarët autoktonë, bartën me vete edhe kulturën islame.Sipas të dhënave, myslimanët në vitin 840 e pushtuan Tarantën, pastaj Budvën, Kotorin, Rasin, Rijekën5 etj.Kontaktet dhe lidhjet e kulturës dhe qytetërimit islam në periudhën paraosmane ekzistonin dhe zhvilloheshin edhe me shqiptarët autoktonë të Kosovës. Si dëshmi për këtë kemi rastin e një evlijae i quajtur me emrin Sari Salltëku, trupi i të cilit pushon në një varrezë në hyrje të qytetit të
Qazim Lleshi, Tivari, shembull i ndërtimit të rolit qytetrues. “Koha” – revistë për art,shkencë, kulturë dhe çështje shoqërore, IX/3-4, Podgoricë, faqe 349-402. Cituar sipasNexhat Ibrahimit.5 Ejup Selmani: El Istierab fi Jugoslafija”, Bagdat (1405/1984), faqe 11.

Pejës. Sipas tregimeve që qarkullojnë, ky person ka jetuar dhjetëra vite para pushtimeve osmane në Ballkan dhe ka luajtur roi të madh në përhapjen e besimt islam në Siujdhesën Ballkanike.
6 Në vitin 1241 pas kryengritjes së shehlerëve, babai Sari Salltëku në vitin 1261 me 40 familje turkmène u strehua në territorin bizantin, në Dobruxhë (Bullgari). Pastaj këtij i vinin njerëz nga viset e Danubit, myslimanë të fshehtë, të cilët mësonin dhe i kryenin obligimet e tjera islame dhe pas festës së Bajramit ktheheshin në vendet e tyre. Sari Salltëku u bë hero i një epi në të cilin është përshkruar si një dervish dhe Gazi që përhapë islamin në Evropë. Ai predikonte fenë islame nëpër kisha dhe me shpatën e tij të drunjtë derdhte gjakun e priftërinjve, që e kundërshtonin. Pas kthimit të këtyre myslimanëve të fshehtë në vendet e tyre, është e natyrshme se kanë predikuar aq sa edhe në mjedisin ku kanë jetuar dhe vepruar.
Është e pakontestueshme se edhe mistikët (dervishët) në trojet tona iliro-shqiptare e ballkanike kanë luajtur roi të rëndësishëm në përhapjen e islamit dhe formimin e disa bujtinave. Këta së pari vendoseshin në ndonjë vend strategjik, aty ndërtonin zavitë (teqetë) e tyre, të cilat së pari shërbenin si bujtina apo të ngjashme. Më vonë merrnin formën për të cilën ishin të dedikuara. Kjo komponentë veçmas ka qenë e dalluar në Rumelinë Lindore, në Traki dhe në Maqedoni. Pa pretendim që rasti vijues të jetë shembull i konstatimit të sipërm, po cekim se një pjesë e një familje nga qyteti Halep i Sirisë është shpërngulur në fshatin Mlik të Gorës së Dragashit para vitit 1291, kurse pjesa tjetër është vendosur në këtë fshat në vitin 1291.Kjo familje e quajtur “ El-A ga” në këtë fshat e ka ndërtuar xhaminë po në këtë vit, e cila mund të llogaritet si një ndër më të vjetrat në trevat e Kosovës. Nga mbishkrimi i xhamisë, që ende është i qartë, shihet viti i ndërtimit.7
Në këtë mënyrë shpërnguljet apo kontaktet tregtare myslimanët i kemi të pranishme edhe në trojet shqiptare. Në dokumentet serbe të vitit 1348 hasim patronimin e sotëm “Saraqini” në Prizren, i cili tërheqë drurin xhenealogjik nga antroponimi Sarakijn apo Suracen. Ky atroponim sipas shumë burimeve historike është përdorur për arabët mysliman. Ky antroponim nuk është përdorur vetëm në Prizren dhe për këtë fletë e dhëna që e përmend Dhimitër Shuteriqi për emrin e fshatit Saraqinopol6
Revista periodike e Kuvujtil “Al Arabii”, dhjetor 1981, laqe 17.7 N. Ibrahimi; Vepra e ciluar, fq.54-55.
(Sarachinopol) të Shkodrës të vitit 1417. “Saraqenët” (arabët) përmendën së pari nga K Porfiogjenti, i cili e sulmon Dalmacinë Jugore në shek.X.
Po ashtu kemi edhe katundin Saraqinë të Tetovës dhe ky është një fakt që flet për praninë e Saracenës (myslimanëve) në trevat tona dhe se fjala“Saracenë” nuk mund të zbërthehet veçse nëpërmjet domethënies Mysli-8mane.
Kontaktet dhe lidhjet e myslimanëve me popujt ballkanikë ishin zhvilluar dhe kishin ecur përmes këtyre rrugëve.Rruga e Bizantit nëpërmjet kufirit, i cili ndanë këtë shtet me shtetin arab islam.Historiku i sllavëve të jugut fillon me shpëmguljen e tyre në Siujdhesën e Ballkanit nën sundimin e Bizantit. Sllavët hynë në qytetet e Bizantit në Ballkan në momentin kur arabët myslimanë ishin afër kufirit verior të shtetit të Bizantit dhe sulmuan shtetin e Bizantit në periudhën e sundimit të mbretit Konstatin në vitin 641-667 të e.r. Disa grupe sllavësh shffytëzuan rastin dhe iu bashkangjitën ushtrisë arabe myslimanë në luftë të përbashkët kundër Bizantit. Arsyeja e këtij bashkëpunimi ushtarak ishte se edhe sllavët në këtë periudhë ballafaqoheshin me sulme nga ana e shtetit bizantin me qëllim të përzënies së tyre në Azinë e Vogël. Në vitin 664 të erës së re, në betejën e Savestopoles ushtrisë arabe myslimanë iu bashkangjitën edhe 2000 ushtarë sllavë.
Përveç kontakteve dhe lidhjeve ushtarake të popujve të Ballkanit me arabët myslimanë, në këtë periudhë na paraqiten edhe lidhjet kulturore ndërmjet tyre. Kështu, që në vitin 856 të e.r., mbreti Mihajli III e kishte Qirilo Konstatinin si të dërgur të vetin te halifi Abasid El-Mutevekkil bin Rashid, i cili njihte edhe gjuhët e vendeve lindore dhe kishte njohuri islame dhe aftësi që të polemizojë në pallatin e halifit Mutevekkil me dijetarët islamë në çështje fetare. Ndaj këtyre dukurive reagimi i papës Nikolla (850- 867) ishte i ashpër; ai kishte urdhëruar njerëzit e vet të krishterë që t’i djegin të gjitha librat fetare islame, të cilat gjendeshin në duart e tyre. Dominon bindja që grupet e para pranuan islamizimin në kohën kur arabët mysliman arritën në qytetin e Selanikut në Greqi, afër kufirit greko-maqedonas, dhe ndoshta thirrjet në islamizëm janë përhapur në vendet e Ballkanit para ardhjes së arabëve myslimanë në Selanik, ku edhe filloi përhapja e
*Po aty, fq.62.
mësimeve islame ndërmjet popujve të Ballkanit. Disa prej këtyre grupeve pajtuan të mbesin të krishterë si Kanborisi (bullgar),9 kurse disa të tjerë kishin pranuar islamin, siç ishte rati me mbretin bullgr dhe familjen c tij që kishin pranuar islamin në kohën e halifit El-Muktedir bil-lah, i cili për këtë ishte njohtuar në Bagdat nëpërmjct të dërguarit të mbretit bullgar në vitin 309 / 922 M .10 11R ru g a e Detit M esdhe nëpërm jet Spanjës, shtetit fatimijë dhe Sicilisë. Këtë rrugë e përfaqëson Andaluzia (Spanja), e cila ishte nën sundimin arab Islam 8 shekuj me radhë si dhe kontaktet dhe lidhjet e tyre me popujt ballkanikë. Këtë e dëshmon edhe bashkëpunimi dhe shoqërimi i mbretit Tomisllav me emrin e Kordovës, Abdurrahmanin III (912-961) të e.r., të cilët shkëmbyen dhurata ndërmjetveti. Ishte e natyrshme që në truprojet e pallateve të halifeve në Spanjë të ketë edhe ushtarë të tjerë, siç ishte rasti me truprojën e pallatit të halifit Hakemi të viteve 791-822, e cila përbëhej prej 2000 gardianëve me origjinë kroate.”El Ubadi, i cili kishe mësuar për jetën e sicilianëve në Spanjë, thotë se gjatë sundimit të Abdurrahmanit të tretë në Spanjë jetonin 14.000 sicilianë dhe disa prej tyre ishin dijetarë e shkrimtarë të njohur, që jetonin në qytetin Aimera, si poeti Habib el Saklibi dhe poeti faten dhe supozohet se arabët i quanin kroatët Almerijeni dhe nga kjo shihet se shumica e banorëve të këtij qyteti ishin kroat. Është e natyrshme që pas të gjitha këtyre kontakteve politike tregtare dhe ushtarake të ketë depërtuar feja islame në Siujdhesën e Ballkanit.12
Në shekullin e nëntë arabët myslimanë kontrollonin në tërësi Detin Adriatik dhe arritën që të bëjnë një sulm të fortë kundër forcave të Bizantit në Budvë, Rijekë, Kotor dhe rrethuan Dubrovnikun në vitin 866 të e.r., të cilin arabët në atë kohë e quanin “Ragosetu”. Edhe pse arabët myslimanë ishin detyruar të tërhiqen në fillim të shekullit të njëmbëdhjetë, ata gjatë qëndrimit të tyre në Dalmaci kishin krijuar qendrat tregtare në qytetet e Dalmacisë dhe zhvillonin marrëdhënie me ta. Këtë e dëshmon edhe gjetja e monedhave të vjetra arabe në ato treva tregtare që ishin të punuara nga argjendi dhe në njërën sipërfaqe të saj ishte e shtypur kaptina “ Ihlas” , kurse në sipërfaqen tjetër ajeti 33 i kaptinës “T evbe” . Marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy popujve vazhduan prej shek.IX deri në shek.XI, që
9 Ejup Sidki, El Istierab fi Jugoslavija, Bagdat 1984 M.1405 h.faqe 7,8,9.10 Jakup el Hamawi, Muaxhem el Buldan, Kajro (1323./ 1906M) fq.486-487.11 Ejup Sidki, vepra e cituar, fq.9-10.12 Ahmed Abdu latif El Ubadi, El Sakalibetu fi Esbanija, Madrid 1952, faqe 18.
përfaqësohen nga fatimitët në Egjipt, posaçërisht në periudhën ememalikëve. Udhëheqësi i ushtrisë fatimite dhe ndërtuesi i Kajros, XheherSaklibi, 381 h./992 M ishte nga Dalmacia.
Në shtetin Fatimit kishte ushtarë dhe oficerë me origjinë sllave dhekëtë na e dëshmon halifi El Muiz lidinil-lah. i cili njihte gjuhët sllave. Këtasllavë pas sulmit të fatimitëve në brigjet e Ballkanit ishin dërguar në Egjiptsi robër të luftës.’J
Nuk duhet harruar edhe rolin e ujdhesës së Sicilisë dhe Kretës dhendikimin e tyre në përhapjen e kulturës arabe islame në Ballkan në saje tëpozitës së tyre gjeografike të afërta me këto vende. Arabët myslimanë njëkohë të gjatë kanë kontrolluar këto ujdhesa, si dhe Italinë e Jugut, dhekështu kanë arritur të përhapnin kulturën e tyre dhe të mbrojnë interesin etyre tregtar në brigjet e Detit Adriatik.Rruga nëpërmjet shtetit hungarez (Fushës së Panonisë), ku janëshpërngulur shtatë myslimanë bullgrë në shtetin hungarezë dhe i ftoninnjerëzit të përqafojnë islamin. Me ndihmën dhe angazhimin e tyre u formuanrryma fetare e quajtur me emrin “Pencenjega” ose “Ismaijlije”. Kjo rrymëkishte një roi të madhe për bartjen dhe përhapjen e kulturës arabe e islamenë Evropën e Mesme. Së pari kishte filluar të përhapet në Hungari nëshekullin e dhjetë dhe pastaj u bë forcë ushtarake dhe së bashku me ushtrinëhungareze luftoi kundër Bizantit në shekullin e XI. Më vonë këtij sekti iubashkangjit edhe një grup banorësh të Krahinës së Sremit.13 * *Për aktivitetin e këtij grupi më së miri na njofton Ebu Hamid Garnati,el Endelusi, i cili ka vizituar shtetin hungarez në shek.XII. Ky thotë: “Nëushtinë hungareze në luftën, e cila zhvillohej ndërmjet hungarezëve dhebizantinëve gjatë viteve 1151-1155 të e.r., ka pasur shumë ushtarëmyslimanë të cilëve u lejohej që të manifestonin traditat e tyre fetare pakurrfarë presioni. Këto grupe myslimanësh ishin të pajisur shkëlqyeshëm menjohuri islame dhe dërgonin nxënës në Haleb (Siri) për të përfituar njohuriislame dhe kur ktheheshin bartnin me vete kulturën arabe islame, të cilën epërhapnin në territorin e shtetit hungarez.16
169Ejup Sidki, vepra e cituar fq. 12.Po aty, faqe 13.Jakup Hamawi, Muxhem el Buldan fq.221.Po aty, fq. 323.
Sipas disa të dhënave, një numër i madh i fiseve turke janë shpërngulur në Siujdhesën Ballkanike, një periudhë të gjatë para arritjes së sulltanëve të tyre dhe kështu i mësonin popujt e Ballkanit me parimet islame. Nuk kemi njohuri se ç’u bë më vonë me këto fise, meqenëse për një shekull ishin zhdukur. Prania e myslimanëve dhe e islamizmit në Siujdhesën Ballkanike para marshimeve osmane pati një rol dhe ndikim të madh në jetën fetare dhe kulturore të ballkanasve dhe si rezultat i saj lindi rryma fetare bogomile. Parimet e kësaj rryme mbështeten në mësimet Hertakase, të pranishme në Azinë e Vogël dhe në Siri në shekullin e shtatë. Për herë të parë kjo rrymë paraqitet në shekullin e 10-të në Maqedoni, pastaj në pjesët tjera të Siujdhesës Ballkanike, si në Rashkë dhe në Bosnje. Nuk është larg mendsh se mendimet islame të rrymës ismailite në Hungari të kenë pasur ndikim të madh në mësimet e rrymës bogomile.17 Nga të gjitha këto fakte dhe argumente mund të përfundojmë se islamizmi gjeti rrugën e vet në Siujdhesën Ballkanike para ardhjes së osmanlinjve në këto hapësira gjeografike.Gjatë këtij vështrimi që i bëmë këtyre lidhjeve dhe kontakteve vërejmë edhe disa takime të personaliteteve dhe udhëheqësve ballkanas me prijës dhe halifë myslimanë, sidomos me ata të Halifatit Abasid. Mirëpo këtu vërejmë mungesën e kontakteve politiko-diplomatike të myslimanëve me personali- tete shqiptare. Arsyeja, në një anë, qëndrojnë në faktin se burimet dhe literatura përkatëse nuk është hulumtuar, kurse nga ana tjetër trojet Iliro- shqiptare kanë qenë të pushtuara herë nga romakët, herë nga bizantinët e herë nga sllavët, prandaj edhe ky segment është i varfër.18
FAKTORËT TJERË QË NDIKUAN NË SIMPATINË DHEDEPËRTIMIN E KULTURËS ISLAME
Përveç kontakteve dhe lidhjeve tregtare, ushtarake e detare të arabëve myslimanë që zhvilloheshin me popujt ballkanikë përmes rrugëve të ndryshme e që patën ndikim te madh në përhapjen e kulturës islame në këto treva, është me rëndësi të përmenden edhe disa faktorë të tjerë që ndikuan në përhapjen e kulturës dhe qytetërimit islam në këto vise gjatë shekujve. Ndër faktorët kryesorë që meritojnë të përmenden ishin:
Ejub Sidki, vepra e cituar, fq.15-16.
1. Faktori fetar, islam, i cili per here të parë në histori i solli njerëzimit koncept të plotë dhe të qartë mbi Knjuesin dhe mbi Knjesën. Islamizmi nuk e ndan jetën, por e kupton si të vlefshme dhe të bashkur që rregullon jetën në tërësi (jo vetëm në pikëpamje emocionale, manifestuese dhe në çështje personale private).
Islami nuk jep udhëzime vetëm për botën e amshuar, por është program i jetës, është rrugë e punës dhe e aksionit i harmonizuar me ligjësitë e Zotit të Madhërishëm.Besimi islam nëpërmjet Kuranit dhe Synetit ofron shtegdalje cilësore si për nevojat shpirtërore, ashtu edhe për ato materiale, sidomos në pikëpamje gjithpërfshirëse për botën, sepse ofron monoteizmin e pastër, legjislacionin gjithhapësinorë dhe gjithëkohor (Sher’iatin), synimin dhe qëllimin e dobishëm që njëson të gjitha dëshirat, ngritjen dhe avansimin e fjalës së Zotit, pasqyrën e qartë mbi njeriun dhe misionin e tij si mëkëmbës i Zotit në tokë, në qiej dhe midis tyre, në zanafillën dhe krijimin e qiejve, tokës, botës bimore, shtazore dhe vetë njeriut, lëvizjen e trupave qiellorë, dritën dhe terrin etj. Këtë po e ilustrojmë edhe me fjalët e një udhëpërshkrimi të një shkencëtari anglez: “Islami vërtet është feja që pastron tokën prej idhujve. E ndalon flijimin e njeriut dhe ngrënien e mishit të tij. U garanton të drejta femrave, e kufizon poligaminë, i forcon lidhjet familjare. Robi dhe i robëruari bëhen një prej anëtarëve të familjes, u hapin atyre shumë rrugë e dyer për shpëtim dhe liri. Moralin e përgjithshëm e pastron me forcën e themeleve të tij. Parinë e mëson se kanë detyra sikurse populli. Këto janë një pjesë nga begatitë e shumta që gjithmonë e përcjellin islamin me rastin e pushtetit të popujve”.192. Faktori kulturor-shkencorë: Islami është fe që nuk e njeh mitologjinë dhe bestytnitë. Mësimet e tij janë të rëndomta dhe racionale. Islami i drejtohet arsyes dhe vetëdijes njerëzore. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Thuaj a janë njësoj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësimmarrin vetëm të mençurit” (Kaptina Zumer:9) dhe verseti tjetër “Allahu,ata nga mesi juaj, që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dijenia dot’i ngrisë në shkallë të lartë”. (Kaptina El-Muxhadele:ll), pastaj “lexo nëemër të Zotit tënd që krijoi” (El Alek: 1). Zoti fuqiplotë i bëri njeriut obligim të parë mësimin dhe përdorimin e lapsit, kurse për kriter vendosi devotshmërinë. Dijetarët lartësohen në nivel të lartë. Në themel të këtyre
Sami Frashëri; “Përhapja e islamizmit”, botuar në Prizren, 1410/1989 fq.21-22.
parimeve kuiturore qytetërimi islam veproi me sukses plot XIV shekuj. Ata nuk kanë rrënuar, siç vepruan mongolët në Bagdat dhe të krishterët në Spanjë, kryqtarët në Lindjen e Afërt, romakët në trojet e Mbretërisë Hire e në Greqinë Antike, por kanë absorbuar shumë të arritura pozitive të kulturave e qytetërimeve të popujve e të kulturave të tjera të hershme; i kanë mbrojtur dhe i kanë ruajtur ato nga harresa dhe zhdukja si për shembull filozofinë greke etj.Në historinë islame nuk ka pësuar deri më sot asnjë shkencëtarë dhe asnjë shkencë. Përkundrazi, islami atyre u jep përkrahje të parezervë. Nuk pësoi astronomia, mjekësia, kimia, fizike, matematika të cilat shkenca islami i konsideron si begati gjithnjerëzore. Ndarjen në dituri fetare dhe jofetare islami nuk e njeh. I dërguari, Muhammedi a.s., thotë. “Kush del nga shtëpia për shkak të kërkimit të diturisë konsiderohet se është në rrugën e Zotit deri sa nuk kthehet nga rruga”. (Transmeton Tirmidhiu).20
Në periudhën e parë të sundimit Abassid, që njihet si periudhë e artë për shkak të lulëzimit të shkencës dhe kulturës, kontaktet dhe lidhjet e ballkanasve me arabët mysliman ishin të shpeshta. Kjo ishte arsyeja që mësimet e medreseve të Bagdatit, përkatësisht të shkollave më të njohura në botë, të përhapen edhe në trojet ballkanike. Kontributi i shkencëtarëve mysliman në fushën e astronomisë, matematikës, algjebrës, medicinës dispilinave të tjera shkencore ishte i pakontestueshëm. Dijetarët myslimanë kishin paraprirë në zhvillimin dhe avancimin e shkencës së astronomisë dhe këtë e tregon fakti se më shumë se gjysma e emrave të yjeve mbajnë emra arabë. Pastaj zbulimi i disa zbrasëtirave që paraqitën gjatë lëvizjes së hënës janë të arritura të dijetarit islam Ebi Vefa el-Buzgjanit e jo të atijë danez Tejhubrah.21Përveç kontributit në lëmin e astronomisë, shkencëtarët mysliman kishin lujtur roi të veçantë edhe në shkencën e matematikës, si Orner Khajami, Havarizmi etj. Shkencëtari Risler në librin e tij: “Civilizimi arab”e ngriti lart veprën dhe kontributin e havarizmit në fushën e matematikës sa që e konsideron ndër matematikanët më të mëdhenj të shkencës së algjebrës. Risleri havarizmin e radhit ndër dijetarët më të mëdhenj botërorë që kanë
20 Nexhat Ibrahimi: vepra e cituar, fq.25-26.21 Xhelil Kemaludin; Bagdad merkez El Ilm ve thekafetu el Alemije, Bagdad 1404/1985,Botimi parë, fq. 82-83.
Kontaktet e qyietërimit islam në Ballkan para ardhjes së turqve173
kontribuar në shkencën e matematikës dhe të astronomisë. të cilat kanë qenënë shërbim të kulturës botërore dhe të mbarë civilizimit njerëzor.22Edhe në shkencën e medicinës në periudhën e artë të Halifatit Abasidarabët mysliman kishin arritur rezultate të mëdha dhe e kishin zhvilluar këtëshkencë. Orientalisti gjerman Zejgrid Hank në librin e tij të katërt periodik’Dielli islam e mund Perëndimin” i bën një analizë të thellë gjurmimevemjekësore arabe islame. Ky dijetar nxjerr në pah rezulatet dhe të arriturat emedicinës të dijetarit arabo-islam në qendrën e Halifatit (Abasid). Ndërshkencëtarët më të njohur të medicinës padyshim ishte Raziu apo siç equanin evropianët Rhases (Razaz). Ky shkencëtar kishte botuar një libër qëishte burim i madh shkencor dhe përfshinte njohuri medicionale që nga kohae grekëve e deri pas vitit 925 të erë së re. Afër 400 vjet pas kësaj periudhe kylibër mbetet burim themelor i mjekësisë evropiane, të cilin mbreti Luis XI ekishte paguar shtrenjtë për ta transferuar në Fakultetin e Mjekësisë në Paris.Për méritât shkencore të Raziut në lëmin e mjekësisë janë mirënjohës edheparisienët, të cilët i kanë ngritur një lapidar të madh Reziut në një shkollë tëmjekësisë në Paris. Gjithashtu fotografia e Raziut është i ngjitur në një sallëtë madhe, që gjendet përballë rrugës “Sen Zhermen” të Parish, të cilënedhe në ditët e sotme shkojnë për ta vizituar nxënësit e shkollave tëmjekësisë në dhe për ta rikujtuar historinë e tij të kaluar. Këto, pra, ishindisa nga faktorët kryesorë të cilët kishin ndikuar në depërtimin e kulturësdhe qytetërimit islam në Ballkan në periudhën paraosmane, që më vonëkishin pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në lindjen dhe zhvillimin e renensansës në Evropë në shek. XVI.2’1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here