Një vështrim analitik mbi librin studimor të dr.sc. Besim Morina “ Gjendja kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane shek. VII-XV”, LB, Prizren, 2020

Nga Fatmir Minguli
Ripublikim nga shkurti 2022 – Sapo doli nga botimi në vitin 2020, libri i dr. sc. Besim Morinës mbi një problem tejet delikat, një problem i parrahur mirë më parë, atë të gjendjes social-kishtare të mesjetës, mendoj se ishte një ngjarje në botën shkencore jo vetëm për Kosovën, por për gjithë trojet shqiptare. Ky libër ka vlera unikale, dhe patjetër është një botim në rrjedhë të botimeve të prof. dr. Jahja Drançollit e disa studjuesve të tjerë. Dr. sc. Besim Morina ka patur një guxim të tejskajshëm që ka marrë përsipër botimin shkencor të këtij libri. Pse e them këtë? Sepse jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri të pakta janë botimet për jetën sociale të mesjetës. Duke qenë se vetë jam marrë me një temë mbi problemet social- ekonomike të periudhës së shekujve IX- XV të, e konkretisht për periudhën e ikonoklastisë në trojet shqiptare, leximi dhe studimi i librit të Besim Morinës “Gjendja kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane (shekulli VII- XV)” më erdhi si një burim të dhënash të jashtëzakonshme për studimin tim. Pёr aq mё tepёr qё ky studim i tij ёshtё shkencor nё kuptimin mё tё mirё tё kёsaj fj ale: Ja si shprehet vetё Besimi nё parathёnien e librit tё tij pёr arritjen e vlerave shkencore: “ Pёr hartimin e kёsaj teme, nga burimet historike, kemi patur mundёsi t’i shfrytёzojmё vetёm burimet e botuara, qofshin ato nё origjinalё ose tё pёrkthyera. Gjatё punёs, jemi munduar qё tё bёjmё njё vlerёsim kritik, duke arritur nё konkludime tё rej qё janё tё njё rёndёsie tё veçantё pёr problematikёn nё fj alё.” Ky libёr i ndarё nё katёr kapituj trajton nё mё tё mirёn e mundshme problemet e fi llimeve tё krishtёrimit, analizёn pёr kishёn e Kosovёs pёrballё pushtuesve njemanid dhe kishat shqiptare pёrballё pushtimeve osmane. Besim Morina e pёrfundon librin e tij me njё kapitull shumё delikat siç ёshtё paraqitja e mёsimeve tё shtrembёruara dhe qёndrimi i pёrfaqёsuesve tё kishёs shqiptare. Ky kapitull pёrmbyllёs dёshmon vlerat e mёdha, sinqeritetin e autorit dhe forcёn e mendimit tё tij. I gjithё libri “Gjendja kishtare nё Kosovë nё periudhën paraosmane (shekulli VII- XV)” ёshtё njё kompleks i plotё i ekuilibrit mes mendimit tё autorit dhe literaturёs referuese. Eshtё ky ekuibёr qё e bёn kёtё libёr mjaft tёrheqёs, dobiprurёs dhe njё themel ku mund tё ndёrtohen “shtёpi” tё tjera tё mendimit origjinal shqiptar. S’ka si tё jetё ndryshe! Autori qё nё fi llim e pёrkit temёn me problemin e studimeve serbe, duke na sqaruar se ky libёr kundёrshton shkencёrisht teoritё e sajuara tё historianёve serbё e pansllavё mbi jetёn e shqiptarёve tё Dardanisё e mё gjerё. Ja se si e shtejllon fare pastёr dr. sc. Besim Morina kёtё problem qё nё parathёnie tё librit tё tij: “ Meqё, territori i Kosovёs sё sotme, ishte nёn sundimin serb, historiografi a serbe me tezat e saj pseudoshkencore, bёri çmos qё me botimet e saj tё shumta nё gjuhёn serbe dhe nё ato tё huaja, tё “dёshmojё” se ky territor i takonte shtetit serb, madje qё nga koha e dyndjeve barbare sllave”. Këtё fakt e mbёshtet katёrcipёrisht edhe Mr. sc. Nue Oroshi nё analizёn e tij “Gjendja kishtare nё Kosovë nё periudhën paraosmane (shekulli VII- XV)” njё libёr qё zbulon shumё tё vёrteta historike pёr mbijetesёn e kishёs katolike nё Kosovё” botuar nё blogun “Zemra shqiptare”: “Këto studime që jep studiuesi Morina tregojnë qartë se kishat iliro-shqiptare ishin përvetësuar nga serbët dhe më pas i kishin përshtatur në stilin e tyre kurse sot serbët bëjnë politikën e tyre shtetërore me kishat tona që na i kanë përvetsuar.” Ky libër është një burim i madh të dhënash për jetën kishtare të Kosovës në periudhën e mesjetës. Këto burime duke u lidhur dhe me të dhënat për kohën mesjetare të Shqipёrisë, pjesës jugore të Epirit ( Çamëria) dhe të Maqedonisë me toka shqiptare e pa harruar tokat shqiptare të Kroacisë, përbëjnë një pamje të plotë të jetës së shqiptarëve ashtu siç ka qenë dhe jo si e shkruajnë sllavo- grekët. Besim Morina në këtë libër na vërteton atë ç’ka konstatuar mesjetologu i njohur Zhak Lë Goff, në librin e tij “Njeriu i mesjetës” se “ Liria është një vlerë e vjetër e njeriut të mesjetës, shpirti i revoltave të tij kryesore, ku kisha, paradoksalisht jep sinjalet […] Por njeriu i mesjetës do të mbetet në kufizimet e kësaj lirie duke e quajtur si një tokë të premtuar, pas një proçesi luftarak të reformave, të progreseve gjithmonë të pakryera.” Duke i kaluar kapitujt njeri pas tjetrin, në librin “ Gjendja kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane (shekulli VII- XV) “ do të ndeshesh pikërisht me këto konstatime tё luftёs pёr liri tё popullit shqiptar tё Kosovёs e deri sa të vish te shpallja e pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, do të kuptosh luftën që populli i Dardanisë ka kryer shekuj me radhë. Jo më kot, autori i mëshon termit gjeografiko- politik të Ilirikut, kësaj treve aq të madhe sa që edhe sot i trondit, në mos i tremb ish pushtuesit e këtyre trevave.
Dokumentat burimorë që ka marrë autori dhe i ka sjellë në mënyrë konstruktive në libët i rrisin për së tepërmi vlerat shkencore. Të tilla janë emrat e njerëzve dhe toponimet e shumta në gjuhën shqipe, cka është e vërtetuar nëpërmjet shembujve konkretë. Kjo e gjallëron librin. Jo vetëm ky fakt është gjallërues i këtij libri por dhe regjistrimi i kishave në kronologjinë dhe gjeografinë përktatëse e kthen pamjen e librit në një hartë virtuale të kishave, manastireve dhe shenjtoreve të krishtera në tokën e bekuar të Dardanisë. Dhe jo vetë kaq, por autori na sjell jetën e këtyre monumenteve të historisë shqiptare deri në ditët tona, natyrisht të shoqëruara me faktet përkatëse. Për Besim Morinën ka shumë rëndësi jeta e sotme e shqiptarëve, andaj ai i kushton rëndësi të madhe, madje me përgjegjësi shkencore ndikimeve pushtuese që nga Nemanja e serbët të të gjitha periudhave. Dhe vlen për t’u përmendur dhe konstatimi që studjuesi i ditëve tona Dilaver Goxhaj mbi veprimet shkatërruese të serbëve të sotëm ndaj monumenteve të kultit të besimit mysliman, ku populli i Kosovës ka besuar ndër shekuj. Në këtë konstatim që është një përgjigje për shpifjen e ministrit të jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç, thuhet: “ I them këtij zotërie, nëqoftëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të kishte atë lloj urrejtje, atëhere nuk do të digjte gjatë luftës dy vjeçare çlirimtare ndëretnike, 1997-1999, një apo disa kisha e manastire ortodokse, por kishte mundësi t’i digjte të gjitha ato objekte kulti mbasi nuk ia ndalte kush dorën, do të vepronte në shenjë hakmarrjeje ndaj akteve të tilla barbare që bëri policia dhe ushtria serbe që dogjën dhe shkatërruan në Kosovë plot 218 xhami dhe të gjitha teqetë bektashiane, pa përjashtim.”( Gazeta “Veterani”, nёntor 202,nr. 11, nё artikullin “Serbёt dogjёn nё Kosovё 218 xhami dhe tё gjitha teqetё bektashiane.”) E solla këtë konstatim real për të treguar vlerat e punës së bërë nga dr. sc. Besim Morina në këtë libër të tij. Por është fakt i pamohueshëm dhe ndërhyrja e shëmtuar e serbëve mbi monumentet e kultit të krishterë shqiptar. Këtë konkluzion të nxjerrë nga libri i dr. sc. Besim Morinës e jep dhe prof. dr. Qerim Dalipi në recensionin e tij: “ Duke ballafaquar prurjet historiografike, burimet historike dhe rezultatet e zbulimeve arkeologjike, autori vjen në përfundim se kisha ortodokse serbe përvetësoi kisha ë mocme iliro-shqiptare, duke ndërtuar dhe rindërtuar mbi to, që nga shekulli XIII, duke vazhduar në periudhën e sundimit osman, të Mbretërisë Jugosllave, deri në shkatërrimin e Jugosllavisë. Mund të vecohen këtu manastiri i gracanicës që u ndërtua në vend të një kishe të vjetër dhe manastiri i Shenjtorëve Mihail e Gabriel që u ngrit mbi themelet e një kishe dardane të krishtërimit të hershëm etj. Ndërkaq kisha e mnastirit të Deçanit është ndërtuar nga shqiptarët dhe në të ka elemente të ndërtimtarisë shqiptaro- dalmate.” Edhe pse harku kohor studimor është periudha që nga koha apostolike e Ilirisë deri në kohën e pushtimit osman, libri në mënyrë sugjestionuese sjell në mendjen e lexuesit bëmat e ditëve tona jo vetëm për Kosovën por dhe për ato politika të mbrapshta në ditë tona lidhur me bashkimin e trijeve shqiptare. Ky është dhe qëllimi i këtij libri dhe nuk është aspak libër “ex catedra”, por ёshtё i ndёrtuar me shpirtin e atdhetarit. Vlen të theksohet bibliografia e përdorur nga autori i librit “Gjendja kishtare në Kosovë në periudhën paraosmane (shekulli VII- XV) “ është për t’u pasur zili, për nga numuri i pafund i autorëve më në zë që prekin çështjet e historiografisë së shqiptarëve. Emrat e K. Biçokut, P. Bogdanit, E. Çabejt, J.Drançollit, Sh. Demiraj, K. Frashërit, L.Malltezit, Z. Mirditёs, G.Ostrogotskit, A. Stipçeviçit, M. Shuflait etj, e nderojnё dr. sc. Besim Morinёn për zgjedhjet e duhura pёr kёtё studim tejet delikat mbi historinё e popullit tё Dardanisë. Janё kĽto referenca tĽ pafund qё e lejojnё autorin e librit tё pёrballojё dallgёt qё ngrihen nga erёra tё kundёrta sidomos nё çёshtjet religjioze. Besim Morina ia ka dalё me sukses! / Durrёs 20 shkurt 2022

