Haxhi Mehmetaj

Thesari arkeologjik i kodërvarrit të Banjës së Pejës i përberë kryesisht nga armët, stolitë dhe enët e poçarisë, dëshmon për formimin e një shtrese të aristokracisë princore ushtarake, në shek. VI – V para Krishtit, e cila kishte shije të hollë për vepra të artit aplikativ, po edhe për zbrazje të kupave të verës. Kjo aristokraci ilire, e quajtur në literaturën arkeologjike Princat e Argjendtë i ka parapri formimit të Mbretërisë Dardane në shek. IV para Krishtit.
Thesari është dërguar në Muzeun Popullor në Beogradit në vitin 1988 ku po mbahet si plaçkë lufte.
Me 1974, kur po ngrihej hoteli Onix në Banjë të Pejës, pranë burimeve të ujit termal në shpatin mbizotërues të një kodre u zbulua një kodërvarr princor, çiftit bashkëshortor dardan, princit në moshën e pjekurisë dhe princeshës më të re. Çifti princor u gjet i varrosur mbi një konstruksion drejtkëndor të shtruar nga gurët e shtufit, të venë shtrëngueshëm në formë kalldrëmi, tipike për varrime në tuma. Kjo mënyrë varrimi njihet edhe nga shumë kodërvarre të Kosovës, të Shqipërisë dhe trojeve të tjera ilire.
Mbi shtrojën e varrit u gjeten një thesar i pasur arkeologjik i përberë nga armët, stolitë dhe enëve luksoze të pikturuara – takëmit për pirje të verës. Sipas natyrës së gjetjeve sikurse edhe pozicionit të tyre në varr mund të ndahen në inventar të princit dhe inventar të princeshës.
Nga inventari i princit veçohen armët e hekurit, tri përkrenare të tipit ilir, tri fibula argjendi, një unazë argjendi, një salteleon argjendi, një qaforeje të thurur nga perla qelibari, perla qelqi dhe guaska kërmilli dhe një mbajtës bronzi i grihës në formë trekëndëshi.
Inventari i princeshës përbehet nga një parë byzylykë argjendi më mbaresa të kokave të gjarpërinjve, një parë byzylykët argjendi të tipit Mramorc, një parë gjilpëra argjendi të tipit omega, një unazë argjendi, dhe një qafore e përberë nga 100 perla qelibari.
Varrit të princeshës, të sjellë si pajë nusërie i kanë takuar edhe gjetjet e pazakonshme për varre të femrave, tetë maje shigjetash bronzi, trefletëshe, çfarë janë gjetur në Atenicë të Pazarit të Ri dhe konsiderohen importe nga skitët. Andaj më gjasë princesha do të ketë qenë nga Novi Pazari, ndërsa princi vendas nga Banja e Pejës.
Thesari arkeologjik i kodërvarrit të Banjës së Pejës i përberë kryesisht nga armët, stolitë dhe enët e poçarisë, dëshmon për formimin e një shtrese të aristokracisë princore ushtarake, në shek. VI – V para Krishtit, e cila kishte shije të hollë për vepra të artit aplikativ, po edhe për zbrazje të kupave të verës. Kjo aristokraci ilire, e quajtur në literaturën arkeologjike Princat e Argjendtë i ka parapri formimit të Mbretërisë Dardane në shek. IV para Krishtit.
Thesari është dërguar në Muzeun Popullor në Beogradit në vitin 1988 ku po mbahet si plaçkë lufte
Thesari princorë i Banjës së Pejës në Beograd (dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here