28 Shkurt 2025 – „Dita e Rreshterëve“ në sheshin kryesor të Enns-it

Gjatë ceremonisë solemne, rreth 400 ushtarë dhe ushtare u pranuan në Forcat e Armatosura të Republikës së Austrisë.

Gratë dhe burrat morën gradën e tyre të parë të nënoficerit, „Rreshter“.
Dardan Uka ishte një nga katër oficerët më të suksesshëm të gjeneratës.
Krenari dhe kënaqësi është të shohësh sesi shqiptarët që jetojnë në Austri po integrohen dhe fuqizohen në të gjitha shtresat e shoqërisë austriake.

Dardani, i cili është djali i Heroit të Kombit, Mehe Uka – të vrarë nga serbët më 29 dhjetor 1996 në Llaushë të Skenderajt – do të jetë oficeri i parë shqiptar-austriak në Republikën e Austrisë.

Ai shprehet: „Heroizmi i babait tim për liri është udhërrëfyesi im për t’i shërbyer me krenari një ushtrie dhe një populli, i cili gjatë gjithë historisë së tij ishte aleat besnik i lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve.“

Urime, Dardan – krenohemi me ty!

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=10231984872143402&id=1195885309&rdid=hKMIL965SPasFOo0#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here