Në orët e para të së dielës [sonte, pas mesnate], që i bie të jetë e diela e fundit e tetorit, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta pas.
Ndërrimi do të bëhet në orën 03:00 të mëngjesit dhe ora do të kthehet në 02:00.
Ky ndryshim do t’i japë fund periudhës së orës verore që zgjat për shtatë muaj.
Ndryshimi i orës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit mars, ku akrepat do të shkojnë 1 orë para.
Edhe pse Bashkimi Evropian disa vite më parë njoftoi se do të heqë orën verore dhe dimërore dhe do ta miratojë një të unifikuar, kjo ende nuk ka ndodhur.
Vetë ndryshimet e stinëve ndikojnë në psikikën dhe është e qartë se lëvizja e orës sjell disa pasoja, si ndryshim në humor, plogështi, nervozizëm dhe dhimbje koke.