Kristina Spiro Ristani(Toska). Bashkëshortja e patriotit të pavarësisë Thoma Aleks Ristani.

Historia e krahinës së Myzeqesë edhe gjatë periudhës së Mesjetës e më vonë, është e mbushur plot e përplot me akte të shumta trimërie dhe heroizmi, por edhe me kryengritje e  luftëra të vazhdueshme kundër okupatorëve osman, grek, serb e tjerë.

Ato nuk u ndalën kurrë, duke filluar qysh nga beteja e Savrës më 1385-së, e Pirgut më 1457-të, e Mbrostarit më 1481-ë, e Libofshës më 1603-re, e Myzeqesë më 1835-së, e Karatoprakut më 1840-të dhe deri tek shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912-të.

Kjo histori e lavdishme, së bashku me gjuhën, alfabetin dhe shkollat shqipe, u ndaluan me dhunë dhe nuk u lanë kurrë të shkruhen gjatë tërë periudhës së pushtimit pesë shekullor turk, duke humbur kështu në errësirën e kësaj epoke, pa lënë gjurmët e saj.

Çdo përpjekje e intelektualeve tanë të atëhershëm rilindas, mësonjës, klerikësh e studiuesish  patriot, brenda e jashtë trojeve tona, kush u morë dhe bëri shkrime e përpjekje të tilla, u ndoq, persekutua, dënua ashpër dhe ekzekutua pa mëshirë nga asqerët barbar e famëkeq të kësaj perandorie aziatike.

Një mundësi e tillë edhe tek ne, për ta shkruar një pjesë të historisë tonë që kishte mbetur, u krijua vetëm pas viteve 1924-ër dhe 1944-ër, kur u formua dhe rikrijua shteti shqiptar me strukturat e tij, të cilat ishin të ngarkuara dhe të detyruara me ligje, për ta kryer këtë obligim kaq të rëndësishëm.

Kjo detyrë me vlera tepër të mëdha, mund të realizohej me sukses deri aty nga vitet 1950 – 1960-të, pasi në atë kohë, ne kishim edhe gjenerata e breza të tërë patriotësh, që e patën jetuar atë periudhë ngjarjesh të vrullëshme historike të popullit e kombit  tonë.

Ata jo vetëm se kishin një informacion të bollshëm rreth tyre, por edhe si autor e dëshmitar që ishin, mund të pyeteshin, për ti shkruar e dokumentuar saktësisht  të gjitha ato evenimente, që ndodhën në dekadat e para të shekullit të njëzetë.

Është e pafalshme dhe për të ardhur keq, që kjo histori e asaj periudhe të ndritur, nuk u arrit kurrë të shkruhej nga strukturat e atëhershme të shtetit zogist, por edhe atij monist, kur ishin të gjitha mundësitë, aftësitë edhe koha, për ta kryer një veprim të till, kaq të rëndësishëm jo vetëm për këtë krahinë, por edhe në shkallë vendi e rrafshin kombëtar.

Falë tregimeve dhe rrëfimeve të shumta, që u ruajtën në kujtesën e popullit tonë myzeqar, por edhe të disa dokumenteve e dorëshkrime të pakta, që nuk u asgjësuan dot nga njerëz të papërgjegjshëm, ne aktualisht kemi një informacion shumë herë më të gjerë, mbi rezistencën dhe përpjekjet e mëdha, që ka bërë kjo trevë për liri dhe pavarësi kombëtare.

Megjithëse ky informacion nuk u hodhe kurrë në letër, ai mbeti vazhdimisht i gjallë për dekada e shekuj dhe u transmetua nga njeri brez në tjetrin, duke mbërritur deri në ditët tona.

Një ndër këto ngjarje heroike, që ka lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen e Popullit Myzeqar, është edhe akti i trimërisë së klerikut dhe atdhetarit tonë Thoma Ristani, nga fshati Nikas i rrethit Fier.

Thoma Aleks Ristani (Davidhi), ishte me origjinë nga një  familje e dëgjuar, e pasur dhe mjaft e shquar për traditat e saj patriotike dhe luftarake në krahinën e Myzeqesë. I pari i saj Kostandin (Kosta) Davidhi, i përmendur shumë për trimëri, besnikëri, pleqësi, guxim, oratori, zgjuarsi dhe aftësi të admirueshme fizike, ai kishte qenë vazhdimisht shoqërues dhe mbrojtës i dhespotit të kësaj treve.

Edhe pas vdekjes se Kostandinit, të gjithë pasardhësit e tij, duke filluar, që nga djali Ristani, nipi Llambro, stërnipi Aleksi dhe deri tek Thomai, ata ecën në rrugën e të parit të tyre Kostandin, duke i mbrojtur, përsosur dhe pasuruar më tej vlerat, zakonet dhe traditat e larta të këtij fisi dhe të kësaj familje të shquar myzeqare.

Të gjithë këta burra kanë qenë klerik të lartë, të arsimuar, dhe mjaft të njohur në kishën e Shën Mërisë së Kolkondasit, si dhe drejtues të saj, duke patur edhe një influencë të madhe në tërë zonën e Karatoprakut, e më gjerë.

Pas mbarimit të shkollës në gjuhën greke pranë Manastirit të Kolkondasit, i etur për më shumë kulturë, dije e njohuri  në fushën e diturisë, Thomai vazhdoi studime më të larta edhe në shkollën e Manastirit të Ardenicës, duke i kryer ato me sukses të plot. Me përfundimin e shkollës, në mosh krejt të re, ai u caktua zv. prift (dhjak) i Kishës së Shën Mërisë  në Manastirin e Kolkondasit, psalës dhe zv.mësonjës i shkollës së kësaj kishe.

Si bir i një familje dhe fisi të përmendur patriotësh, ai u rrit dhe edukua me zakonet dhe traditat më të mira të popullit tonë, tepër atdhetar e trim, të kësaj  krahine.

Tek Thoma Ristani, qysh kur ishte krejt i ri, zunë vend shpejt dhe u brumosën thellë në karakterin dhe ndërgjegjen e tij, cilësi të larta, që mund të kishte një klerik dhe atdhetar në ato kohëra mjaft të vështira, si urtësia, bujaria, trimëria, guximi, thjeshtësia, ndershmëria, dashuria për diturinë, popullin, atdheun e të tjera.

I frymëzuar edhe nga kryengritjet e mëdha, që bëri Populli Myzeqar kundër okupatorit turk gjatë viteve 1832, 1833, 1834, 1835, 1840 e në vazhdim dhe drejtuesit e tyre legjendar, si Alush Frrakulla, Filip Zhuka, Gori Myzeqari, Trifon Lala, papa Jorgji Karavastaja, Jorgji Perriu, Mançe Malko, Sul Sinani, Met Roshe, Mitrush Kristiani e shumë të tjerë, ai u bë edhe një personslitet i shquar në këtë trevë pas viteve 1900-të.

Aty nga fillimi i shekullit të njëzetë, Thoma Ristani  u njoh dhe u lidhë edhe me patriot të tjerë myzeqar, si mësonjësin  ikonom Kozma Dhima, at Spiro Saqellari, të Kolkondasit, Tuni Gjergji nga Metaj, Jovan e Zoji Ndreko nga Libofsha, Llazar Bozo nga Kolonja, Kostandin Minga, Jani Kostandin Minga, papa Isaija Irakli Pylli, Llazi Koli Spiro të fshatit Shën Pjetër, hoxh Ymer Sulejman Driza nga Radostina (Ujëmira) e të tjerë.

Në bashkëpunim edhe me këta atdhetar të njohur, Thomai zhvilloi një aktivitet të shquar patriotik në shërbim të çështjes tonë kombëtare në të gjithë krahinën e Myzeqesë. Kështu ky patriot myzeqar, tashmë edhe si dhjak i kishës së Shën Mërisë, e zëvendës mësonjës në shkollën greke të saj, së bashku edhe me shok të tjerë, punonin në fshehtësi, që gjuha helene të nxirrej jashtë manastirit dhe të gjitha shërbimet fetare nëpër kishat e fshatrave të Myzeqesë, të kryheshin vetëm në Gjuhën Shqipe.

Kisha e Shën Mërisë dhe Manastiri i Kolkondasit ku kleriku ynë patriot Thoma Rista filloi i pari të lutej në Gjuhën Shqipe.

I betuar dhe mjaft i vendosur, për ti shërbyer me përkushtim maksimal çështjes tonë të shenjtë kombëtare dhe plot me guxim e trimëri, duke sfiduar ligjet e regjimit okupator osman dhe rregullat e kishës antishqiptare greke, patrioti Thoma Aleks Ristani filloi të fliste e të psalte shqip edhe para popullit në kishën e Shën Mërisë, si dhe me nxënësit e shkollës së  saj.

Pas disa muajësh, aktiviteti patriotik i këtij kleriku të ri myzeqar,  u denoncua dhe u ndalua menjëherë nga autoritetet e larta të kishës greke dhe ato të Portës së Lartë, duke filluar me shpejtësi edhe ndjekjet e ashpra ligjore ndaj tij, si person me rrezikshmëri të madhe për Athinën dhe Stambollin.

Dhespoti antishqiptar grek i Beratit, i shqetësuar së tepërmi  nga  kjo lloj veprimtarie e ashtuquajtur armiqësore, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, filloi  me urgjencë të madhe edhe procedurat, për ndëshkimin e djalit tonë klerik, duke marrë edhe dënimin më të rëndë, “Shkishërimin” dhe largimin e tij nga manastiri.

Në koordinim të plot edhe me strukturat e xhandarmerisë turke në Berat dhe ato të dislokuara në Fier dhe Myzeqe, kisha greke i hapi kështu rrugë edhe dënimit (penalizmit) të tij, sipas ligjeve të regjimit okupator osman, që kishte vendosur në Shqipëri.

Meqenëse mosha e klerikut tonë ishte e vogël, kadinjtë e gjykatave turke vendosën ”Dëbimin” (largimin) e tij nga familja dhe jo arrestimin e burgosjen e Thomait, në hapsanën famëkeqe të torturave të Kalasë së Beratit, ku u masakruan, ekzekutuan dhe zhdukën pa gjurmë qindra e mijëra patriot, kryengritës dhe luftëtar shqiptar.

Disa ditë pas shpalljes së masës së dënimit nga gjykata osmane, xhandarmëria e Stambollit dërgoi me urgjencë të madhe në fshatin Nikas edhe dy tabor me asqer të armatosur, së bashku me zabitin e tyre, për ekzekutimin e këtij vendimi të ashpër e brutal.

Me të mbërritur në këtë katund, asqerët turq rrethuan menjëherë shtëpinë e Aleks Ristanit dhe pastaj xhandarët u vërsulën si bishat brenda saj, duke nxjerrë prej andej të prangosur e gjakosur djaloshin tonë trim Thoma Ristani.

Në prezencë të pjesëtarëve të familjes së Aleksit, të shpërthyer në vaj e duke derdhur vazhdimisht lot hidhërimi, asqerët osman si barbar që ishin, e lidhën pas kalit, dhe e shoqëruan nëpër tërë fushën e Myzeqesë, që nga brigjet e Semanit dhe deri matan lumit Vjosë, pranë Vaut të Mifolit, ku i komunikuan edhe vendimin, se i ndalohej përgjithmonë kthimi në shtëpi dhe brenda nahijes së tij.

I mbetur fillikat në mes të rrugës dhe pa asnjë shpresë për sigurinë e jetës së tij në qytetin e vogël të Vlorës, ai vendosi shpejt që të largohej nga Shqipëria drejtë Italisë. Me ndihmën e disa njerëzve të afërm dhe një sasi të hollash(lira), që i mbërritën shpejt prej familjes, ai mundi të hipte kundrejt një pagese në një gjemi (varkë) private tregtare dhe pas disa orësh udhëtimi plot ankth, nëpër detin e trazuar e me dallgë të atyre ditëve, ai mundi të mbrinj në qytetin e Otrantos të Italisë.

Nuk mjaftoi vetëm me kaq, por disa ekstremist islamik pro turq dhe bejlerë e pasanik të lidhur ngushtë me qerren e prishur të Stambollit, që po i binin rrotat rrugës dhe po merrte tatëpjetën drejtë greminës, hodhën në tregun e zi të krimit të vrasjes me pagesë edhe një shumë të majme lirash për ekzekutimin e tij.

Pavarësisht përpjekjeve që bënë disa persona vrastar, për të rrëmbyer këtë sasi të hollash pas kryerjes së një vepre të tillë kaq të rëndë, largimi i menjëhershëm i Thomait në Itali e bëri krejt të pamundur realizimin e këtij skenari të ndyrë kriminal.

Pas një nate pa gjumë e plot strese, që kaloi në dhe të huaj, pranë portit të këtij qyteti italian, emigranti myzeqar i ndodhur në qiell të hapur, u drejtua tek një kishë, ku  u strehua për disa kohë. Në këtë vend të shenjtë, atij ju rezervua një pritje e ngrohtë dhe tepër miqësore nga ana e autoriteteve drejtuese të manastirit, të cilat treguan interesim të veçantë për klerikun tonë nga Shqipëria.

Disa ditë me vonë, në një feste fetare të organizuar në këtë kishë, Thoma Ristani u njoh edhe me një prift arbëresh, të parët e të cilit kishin qenë me origjinë nga nahija e Myzeqesë dhe ishin larguar drejtë Italisë pas një beteje të përgjakshme me ushtrinë turke, që i kishte sulmuar në befasi. Ky klerik arbëresh i kishte rrëfyer Thomait shumë tregime rreth krimeve të bëra nga ushtria osmane kundër myzeqarëve, duke i masakruar, grabitur dhe larguar me dhunë e terror nga trojet e tyre, si dhe vuajtjet që kishin kaluar ata nëpër dallgët e detit, për të mbërritur në brigjet italike.

Ndër të tjera, frati me origjinë myzeqare, i kishte treguar klerikut tonë edhe një këngë plot vaj, të bërë nga të parët e tij pas emigrimit në Itali, për të kujtuar dhe mos harruar vuajtjet e tyre tepër të rënda.

Kjo këngë e sjell nga Italia prej emigrantëve tanë, që ishin kthyer përsëri në Shqipëri, këndohej shpesh edhe në Myzeqe e cila titullohej “Turku desh të na therë”.

Mbi bazën e disa vargjeve dhe strofave të kësaj kënge që këndohej edhe nga Thoma Ristani, siç tregonte edhe e bija e tij Dhoksia, u shkrua edhe kjo këngë e përafërt me të nga Themi Tushe, e cila gjendet në librin e tij, “Këngët e Bilbilëve të Myzeqesë”, që do të dërgohet së shpejti për botim.

Turku desh të na therë

1.

Ikëm nga shtëpitë

Nëpër shi e terr

S’ndezëm as qirinjtë

Turku desh të na ther

2.

Qanin shumë fëmijët

Foshnjat sapo lerë

Qenë pa ngrënë ca ditë

Në çdo prag e derë

3.

Te kishë e Shën Kollit

Afër saj ndaluam

Sa ju lutëm zotit

Prap shpejt u larguam

4.

Në këmbë i ramë gjolit

Më not e kaluam

Na mundoi të ftohtit

Por shyqyr shpëtuam

5.

Ndjeva larg këmborën

Që tundte Kumria

E paçe rrit të gjorën

Më duart e mia

6.

Gjithçka na e morën

Shkoi tërë bagëtia

Çfarë mbollëm, se korrëm

I vraftë Perëndia

7.

Kur më shkeli këmba

Lartë përmbi gjëmi

Sa s’më ndali zemra

S’kisha më fuqi

8.

Mu bë një zë si Nëna

Më thërriste plot mërzi

Thosh nga varri brenda

Kthehuni pas moj bijë

9.

Kaluam nëpër det

Përmbi valë e dallgë

Në atë kiamet

Kapur tërë në varg

10.

Bënin zjarr rrufetë

Lartë përmbi Shpirag

Ç’hoqëm mos e pyet

Gjersa shkuam larg

11.

Mjera unë e mjera

Ikëm nga ky vend

Tërë fushat e gjera

Si heq dot nga mend

12.

Qysh i lam këto dhera

Plot flori argjend

I humbëm të tëra

Shpirti po na dhëmb

13.

Këtu në dhe të huaj

Larg në mërgim

Sa shumë që po vuaj

E di shpirti im

14.

Mallin dot se shuaj

Për vatanin tim

Dhe çdo gjë e ruaj

Të shtrenjtë si kujtim

(Th.J.T.)

Në këto momente të vështira, për Thoman, prifti me origjinë nga Myzeqeja ju gjënd pranë dhe e ndihmoi shumë, për tu përshtatur dhe integruar sa më shpejt që të ishte e mundur me shoqërinë e atëherëshme të atij shteti. Ai e dërgoi atë tek një rrobaqepës italian me famë, për të mësuar zanatin e qepjes së rrobave sipas stilit perëndimor. Brenda një kohe të shkurtër, myzeqari ynë tepër i pashëm, gojëmbël, i sjellshëm dhe me duar të shkathta, u bë një rrobaqepës shumë i zoti dhe mjaft i pëlqyeshëm, jo vetëm nga ustai i vet, por edhe nga klientë e myshshteritë e tij të shumtë, të rangjeve të larta dhe shtresave të pasura italiane në atë rajon.

Pas disa vjetësh në emigracion, Thomai vendosi që të bënte ilegalisht edhe një vizitë në Shqipëri, për tu takuar me prindërit, njerëzit e familjes, të afërmit, si dhe të shmallej me vendlindjen e vet, Nikasin piktoresk pranë brigjeve të lumit Seman dhe bukuritë tij, prej të cilave e kishin ndarë me dhunë xhandarët turq, të bekuar e mbështetur edhe nga kisha greke e dhespoti i saj.

Në bazë të informacionit që kishte mundur të siguronte rreth  situatës në Shqipëri, si dhe verifikuar më tej, nëse ndiqej përsëri nga ana e asqerëve osman, ai mësoi se rreziku ndaj tij ekzistonte ende dhe nuk duhej të vinte në portin e Vlorës, apo në atë të Durrësit, sepse edhe mund të arrestohej.

Kështu, për këtë arsye, ai ndryshoi menjëherë mendim dhe u nis në drejtim të Korfuzit e Gumenicës (Çamëri), nga ku kaloi fshehurazi edhe në Shqipëri dhe duke udhëtuar me ditë të tëra, Thomai mbriti në shtëpinë e tij në Nikas.

Pas një jave tepër të gëzuar midis njerëzve të familjes së vet, që nuk i kishte parë për një kohë të gjatë, ndërsa shijonte edhe bukuritë e katundit të tij piktoresk buzë lumit të Semanit dhe pranë Manastirit të Kolkondasit, hafijet e kishin dhënë informacionin e tyre në qendrën e shërbimit sekret perandorak osman pranë qytetit të Fierit.

Thuhet se një djalosh kalorës, i afërm i Thomait, që vinte nga Fieri për në Nikas me hejbetë plot, diku në fshatin Gracalli kishte parë dy tabor osman, që shkonin drejtë manastirit dhe me kalin e tij fluturoi para tyre, duke njoftuar Thoman, i cili menjëherë arriti të fshihej me shpejtësi në pyllin e dendur të kësaj zone.

Taborët turq, pasi rrethuan e kontrolluan mirë shtëpinë e Aleks Ristanit, u larguan tepër të zhgënjyer në drejtim të Manastirit të Kolkondasit e ndoshta për tu kthyer përsëri në një kohë të volitshme, që të kryenin ndonjë akt tjetër të dhunshëm, si ai i asaj dite,  kur e dëbuan me forcë nga familja këtë fëmijë myzeqar e patriot.

Duke e ditur se hafijet e kishin shtuar edhe më tej vigjilencën dhe vëzhgimin ndaj shtëpisë së Thomait, ai së bashku me disa kushërinj të tij, në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë gjithë natës, mori rrugën e sigurt anës së detit dhe pa u diktuar nga askush e kaloi me sukses edhe lumin e Vjosës dhe arriti në qytetin e Vlorës.

Pamje nga Skela e Vlorës, ku patrioti Thoma Aleks Ristani bleu një shtëpi, hapi rrobaqepsin e parë në këtë qytet dhe qepi flamurin Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Fotografia është marë nga interneti.

Meqenëse e kishte përjetësisht të ndaluar kthimin në gjirin e familjes dhe brenda nahijes së Myzeqesë prej regjimit okupator osman, me shumën e të hollave që kishte prurë nga Italia, ai bleu në Skelë të Vlorës një shtëpi në emrin e vet, me qëllim që më vonë, me ndryshimin e situatës, të hapte edhe një rrobaqepësi të modës së përparuar italiane dhe stilit europerndimor.

Një veprim i till ra në sy për keq tek disa element ekstremist islamik dhe pjestar bandash kriminale të asaj kohe që vepronin në Vlorë, ku një rrugaç i paguar e ndiqte kudo me kobure, për të kryer jo vetëm vrasjen, por edhe grabitjen e pronës së tij.

I ndodhur në kushte të tilla, ku jeta i rrezikohej në çdo moment, ai bisedoi me kushëririn, të cilin e la në shtëpinë e tij, që të kujdesej për të, ndërsa vet u nis me karvanët tregtare që shkonin për në Gjirokastër e Sarandë dhe pas një udhëtimi tepër të vështirë, për ditë e javë të tëra, prej këndej ai mbriti në Janinë.

Gjatë kësaj periudhe populli ynë i kësaj krahine shqiptare, po kalonte një situatë tepër të rëndë e dramatike, duke u përballur me terrorin barbar të shtetit grek dhe të bandave të tij antishqiptare, si ato të kriminelit me damkë  Napolon Zerva e tjerë.

Ushtria vrastare e Athinës, po kryente  krime masive e spastrim etnik me dhunë ndaj popullit tonë autokton çam, në trojet e tij etnike, ku ortodoksit i kthenin në kombësi greke, ndërsa  myslimanët i dëbonin me forcë drejtë Turqisë e Arabisë, apo në vendeve të tjera evropiane.

Gjimnazi francez me famë  “ZOSIMEA”, në qytetin e Janinës (Çamëri), ku studiuan një pjesë e madhe e rilindasve dhe e pavarsistëve tanë shqiptar.

Me të arritur në kryeqendrën e Çamërisë, Thomai u takua me disa shok të tij myzeqar student në këtë qytet dhe gjatë kësaj periudhe u mundua shumë, që të fillonte edhe studimet në gjimnazin e famshëm francez “Zosimea”. Meqenëse shkollën e Ardenicës e kishte mbaruar me nota të larta, ai mundi të regjistrohet dhe filloi studimet në këtë shkollë, por krejt papritur e përjashtuan përsëri, si një ish klerik i “Shkishëruar”, pasi dikush e kishte spiunuar, se gjoja qe person i rrezikshëm dhe i shpallur i padëshirueshëm nga dhespoti grek i Beratit, në Shqipëri.

I mërzitur se tepërmi nga veprimi ekstremist i autoriteteve drejtuese greke të kësaj shkolle, ai me shumë student të tjerë shqiptar nga jugu, të refuzuar prej stafit të këtij gjimnazi dhe mbështetur nga vëllezërit tanë çam, u hodhën në demonstrata e protesta kundër qeverisë antishqiptare të Athinës së asaj kohe.

Pas disa ditësh revolta përpara shkollës “Zosimea”, Thoma Ristani së bashku me 7-8 djem të tjerë myzeqar, në orët e vona të një mbrëmje, në shtëpinë e një atdhetari çam, buzë liqenit të Janinës, krijuan edhe një “Shoqëri të Fshehtë” patriotike e cila do të vepronte edhe në Shqipëri, për hapjen e shkollave shqipe në krahinën e Myzeqesë dhe mbrojtjen e tyre edhe me forcën e armëve.

Disa kohë më vonë, një nënë patriote çame e patë takuar Thoman dhe i tha atij, që të largohej sa më shpejt nga Janina me gjithë shokët e tij, pasi ishin në ndjekje për tu arrestuar, apo vrarë nga banditët e terroristit Napolon Zerva. Ajo i kishte treguar atij se edhe në Artë e Prevezë nuk kishte më asnjë shqiptar, pasi i kishin dëbuar të gjithë me dhunë drejtë Turqisë dhe Arabisë.

Duke ditur mjaft mirë gjuhën greke, ai mundi që të largohej nga qyteti i rrethuar i Janinës pa ndonjë pasojë dhe pas disa ditësh mbreti në Athinë. Me ndihmën e një shoku të vet u punësua në një rrobaqepësi, ku shumë shpejt u vlerësua mjaft nga pronari i saj për aftësitë e tij të larta profesionale që zotëronte, duke e shpërblyer edhe me lidhjen e një rroge mujore të mirë.

Pa kaluar shumë ditë në kryeqytetin grek, në kafen “Ballkan”, ku mblidheshin shqiptarët, ai u takua edhe me shokun e tij, patriotin myzeqar dhe studentin e universitetit filologjik të Athinës, Jani Minga. Në këto momente të vështira financiare për shënpjetarakun, duke mos patur mundësi të paguante as  bursën e shkollës, atij ju gjend pranë kleriku ynë Thoma, i cili e ndihmoi mjaft gjatë asaj periudhe.

Thomai tregonte se, me kontributet e disa shoqatave myzeqare të Athinës, oratori atdhetar Jani Minga, bëri një punë shumë të madhe, duke mbledhur e bashkuar të gjithë shqiptarët. Studenti patriot u fliste atyre vazhdimisht për historinë e kombit tonë, rilindësit tanë të mëdhenj, Lidhjen e Prizrenit, kryengritjet shqiptare dhe drejtuesit e tyre, shpalljen e Mëvetësisë nga Turqia dhe rëndësinë e saj,  krijimin e Shtetit Shqiptar, diplomatin Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin,  kryetrimin Isa Buletini, Hasan Prishtinën e tjerë.

Në këtë kohë Thoma Ristani ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i patriotit Jani Minga, duke e ndihmuar dhe mbështetur atë fuqishëm në të gjithë veprimtarinë dhe aktivitetin e tij, në shërbim të çështjes tonë kombëtare.

Një ditë  gjatë  vitit 1908-të tregonte Thomai, mësonjës Jani i kishte thënë atij, se ishte takuar privatisht me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinën në Selanik dhe kishte marr porosi prej tyre, që së bashku me shumë patriot të tjerë në Greqi, duhej të ktheheshin urgjent në Shqipëri, pasi vatani ishte në rrezik dhe nuk mund të lihej në duartë e një tradhtari, si Esat pash Toptani, i lidhur me Serbinë.

Unë tha Thomai, i propozova Janit që të përfundonte njëherë shkollën dhe pastaj të shkonim në Shqipëri, por studenti i ishte përgjigjur shkurt ustait, se jo vetëm unë,  por interesi ynë e kërkon që edhe ju Thoma të vini sa më parë në Vlorë dhe aty duhet të hapni rrobaqepësinë e parë,  për të cilën populli ynë aktualisht, ka shumë nevojë. Mua thoshte Thomai më pëlqeu mjaft  kjo ide e profesorit Minga, që flinte prej kohësh në mendjen time dhe së bashku edhe me myzeqar të tjerë  u kthyem në Shqipëri.

Ustai ynë patriot, pasi mbriti në shtëpinë e tij, ai menjëherë hapi edhe rrobaqepësinë e parë në qytetin e Vlorës (Skelë) e cila u prit me një  gëzim të veçantë nga i gjithë Populli Vlonjat. Me rrobat e saj të bukura, të stilit perndimor allafrënga dhe modës italiane, ajo brenda një kohe të shkurtër, u bē shumë  e njohur, jo vetëm në Vlorë e Myzeqe, por edhe në Labëri, Korçë, Berat, Tiranë e tjerë.

Rrobaqepsi i talentuar Thoma Ristani, tadhmë ishte tepër i dëgjuar dhe i preferueshëm për shtresat e larta të shoqërisë së asaj kohe si priftërinj, dhespot, hoxhallar, bejler, agallar, tregtar, ushtarak, pashallarë e tjerë. Ata jo vetëm që e frekuentonin shpesh këtë mjeshtër duarartë, por edhe e falënderonin për cilësinë e punës, shërbimin e tij të kulturuar, plot mirësjellje, korrektësi dhe edukatë qytetare.

Të ardhurat e tij financiare u rritën ndjeshëm, sa i krijuan atij edhe mundësinë e zgjerimit të këtij biznesi, duke hapur edhe një repart tjetër vetëm për qepje, ku punësonte punonjës të rinj dhe u mësonte atyre me durim e kënaqësi, zanatin e tij të bukur dhe mjeshtërinë e prerjes e të  qepjes së rrobave.

Një vendim gjykate, ku vërtetohet se pstrioti Thoma Aleks Ristani ka qenë rrobaqepës në Skelë të qytetit të Vlorës.

Si një biznesmen i vogël i asaj periudhe, mjaft vizionar e i kujdesshëm, por edhe si patriot me aktivitet të lartë, duke patur mjaft miq e shok ideali, ai pasi rindërtoi rrobaqepsinë në Skelë dhe shtoi disa dhoma, e bëri atë edhe me dy hyrje, siç e kërkonin interesat e  kohës, për çdo eveniment të papritur, që mund të ndodhte.

Po kështu, veç kësaj, ai  bëri investime modeste edhe në vendlindjen e tij, duke blerë sipërfaqe të mëdha toke bujqësore për familjen e vet, që të ndihmonte prindërit edhe vëllain e tij të vogël  Lili Ristani, të cilët vazhdonin të jetonin në fshatin Nikas.

Në këtë rrobaqepësi dhe shtëpi të thjeshtë, u strehua për disa kohë edhe mësuesi e patrioti ynë i madh Jani Minga, i cili pas ardhjes nga Greqia e vendosjes në Vlorë me porosi të Ismail Qemalit, ai në tetor të vitit 1908, hapi edhe shkollën e parë shqipe në Kaninë e më vonë disa të tjera në gjithë Labërinë.

Në vitin 1908 patrioti Thoma Ristani përkrahu plotësisht iniciativën e mëso njësit tonë Jani Minga, për formimin e “Klubit Labëria” dhe u bë anëtar i kësaj shoqate, duke kontribuar mjaft në aktivitetin e saj patriotik gjatë asaj periudhe.

Gjithashtu shtëpia e Thoma Ristanit në Skelë u kthye në një bazë e sigurt e të gjithë patrioteve tanë vlonjat dhe myzeqar, që zhvillonin një veprimtari të gjithanshme, në shërbim të çështjes tonë të shenjtë kombëtare. Këtu në këtë ndërtesë të thjeshtë zhvilloheshin edhe mbledhjet e kapedanëve tanë, që drejtonin çetat e armatosura dhe merreshin vendime të rëndësishme, për të sulmuar çifliqet, depot ushtarake dhe taborët osman, jo vetëm në Myzeqe, por edhe në Vlorë. Kjo shtëpi frekuentohesh shpesh edhe nga komandantët e çetave myzeqare, si Llazi Spiro Shën Pjetra, Irakli Pylli (papa Isaija-dëshmor), ikonom Kozma Dhima, at Spiro Saqellari(dëshmor), Tuni Gjergji, Llazar Bozo e shumë të tjerë, të cilët bisedonin me patriotin Jani Minga dhe sëbashku me të vendosnin,  për të kryer aksione të ndryshme dhe goditur me forcat e tyre xhandarmērinë turke.

Edhe gjatë muajit nëntor 1912-të, kjo shtëpi dhe rrobaqepësia e patriotit Thoma Ristani, që  mezi e priste këtë ditë të bekuar, ishte plot me miq e shok dhe mysafir të shumtë, nga e gjithë Shqipëria dhe trojet shqiptare. Mbështetur në kujtimet e mjaft myzeqareve dhe tregimet e shumta të popullit të qytetit të Vlorës, thuhet se shtëpia e këtij patrioti u bë selia dhe rezidenca kryesore e Jani Mingës, për drejtimin e gjithë Kuvendit të shpalljes së Pavarësisë, si Kryetar i Komisionit të këtij Mitingu të Madh, për gjithë Kombin Shqiptar .

Flitet se Jani Minga sëbashku me Thoma Ristanin, dhe Petro Dhimitrin, rreth orës 8-të të mëngjesit, më datën 27 nëntor 1912-të, kanë shkuar te tregtar Diamanti dhe atje kanë blerë një pëlhurë të kuqe.

Këtë pëlhurë rrobaqepësi ynë patriot myzeqar nga Nikasi e qepi me makinë në shtëpinë e tij në formën e flamurit, 3 metro të gjatë e 2 metro të gjerë. Mbi këtë flamur që qepi Thomai, fotografi i njohur korçar Petro Dhimitri (Shqiptari), damkosi edhe shqiponjën tonë të zezë dy krenare. Ky ishte flamuri, që  ngriti diplomati ynë i madh Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912-të, kur shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe jo ai i Marigosë, apo ndonjë  tjetër, që kanë shkruar  disa persona karrierist e të papërgjegjshëm për interesat e ngushta të tyre.

Disa ditë me vonë pas shpalljes së Mëvetësisë, në një darkë të shtruar posaçrisht në Vlorë për Ismail Qemalin, i ftuar kishte qenë edhe kleriku ynë, patrioti Thoma Ristani, që qepi flamurin tonë Kuq e Zi, më datën 27 nëntor 1912-të, i cili rrinte gjithmonë në krah të shokut dhe mikut të tij, “Luigj Gurakuqit” të jugut, siç e quanin atëherë shumë patriot shqiptar zotin Jani Minga. Gjatë kësaj darke gëzimi, flitet se diplomati ynë i madh vlonjat e kishte përgëzuar dhe falënderuar mjaft edhe rrobaqepësinë tonë patriot Thoma Ristani, jo vetëm për qepjen e flamurit, por edhe për gjithë veprimtarinë e tij patriotike, duke filluar qysh nga psalja në Gjuhën Shqipe në kishën e Shën Mërisë së Kolkondasit, për të cilën ai edhe ishte dëbuar e ndarë prej familjes nga regjimi okupator i turk.

Pas shpalljes së Pavarësisë, që nuk u pranua nga shtetet e mëdha evropiane të nxitura nga Greqia, Serbia, Rusia, Turqia e tjerë, filloi edhe fushata e ndjekjeve, persekutineve dhe vrasjeve në masë ndaj anëtarëve të Qeverisë Shqiptare të Ismail Qemalit dhe gjithë patriotëve shqiptar pa dallim, feje, nahije (krahine) e ideje, që kishin përgatitur dhe realizuar aktin më të madh final,  për gjithë kombin tonë dhe ekzistencën e tij.

Në vitin 1913 Thoma Ristani sëbashku me shumë patriot të tjerë vlonjat dhe nga krahinat e tjera të Shqipërisë, organizuan “ Mitingun e Madh”, për festimin e 1(një) vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë. Mësonjësi atdhetar Jani Minga në këtë miting mbajti një fjalim të rëndësishëm, duke mbrojtur Ismail Qemalin dhe dënuar të gjithë armiqët e Kombit Shqiptar, që nuk e njohën të drejtën e popullit tonë, për të patur shtetin e tij të pavarur dhe sovran.

Gjatë vitit 1914, ai me mjaft atdhetar te tjerë myzeqar, mbështetën fuqishëm profesorin tonë Jani Minga dhe nën drejtimin e tij, organizuan protesta të fuqishme me popullin e besimit të “Krishter”në qytetin e Fierit, Kuçovës dhe të Vlorës, për të ndalur menjëherë hapjen e skolive(shkollave) greke në Shqipëri dhe çeljen e shkollave shqipe.

Fill pas arrestimit të mësonjësit Jani Minga nga haxhiqamilistët edhe Thoma Ristani, u kërcënua  hapur nga disa ekstremist islamik në Vlorë, se do ta kapnin dhe do t’ja dorëzonin të lidhur Haxhi Qamilit në Lushnje,  për ta ekzekutuar vet me dorën e tij. Mercenarët proturq të këtij katundari dallkauk e kërkonin kudo këtë “Kaur” e “tradhëtar”, që kishte “fyer” rëndë Turqinë e Madhe, duke qepur një copë “rreckë” prej pëlhure të kuqe, që gjoja sipas tyre nuk kishte asnjë lloj vlere për shqiptarët.

Për ta bërë të pa mundur realizimin e një skenari të tillë kriminal, Thomai u largua menjëherë nga Vlora për në Korfuz, ku qëndroi rreth dy vjet dhe u kthye në Shqipëri pas ndryshimit të situatës, aty nga viti 1916-të, duke vazhduar përsëri punën në rrobaqepsinë e tij dhe aktivitetin  e vet patriotik në Skelë të qytetit të Vlorës.

Në vitin 1918-të Thomai bëhet edhe anëtar i shoqërisë patriotike “Djalëria e Vlorës”, të krijuar nga shoku i Jani Mingës, mësuesi, atdhetari i zjarrtë dhe deputeti gjirokastrit Avni Rrustemi, duke dhënë edhe kontributin e tij modest financiar për aktivitetin e kësaj organizate, në shërbim të çështjes tonë kombëtare.

Thuhet se më 1918-të, në rrobaqepësinë e patriotit Thoma Ristani në Skelë, nën drejtimin e patriotit Jani Minga, u zhvillua edhe një mbledhje e fshehtë me patriotët Shqiptar të kësaj treve, ku u dënua ashpër vrasja e priftit dhe mëso njësit tonë At Spiro Saqellari të Kolkondasit nga forcat okupatore italiane. Gjatë këtij mitingu në shenjë hakmarrje u miratua edhe një plan sulmi i armatosur nda tyre, si dhe u grumbulluan një sasi mjetesh financiare për të ndihmuar familjen e tij.

Patrioti Thoma Ristani kontribuoi shumë edhe në organizimin e mitingut të 28 Nëntorit 1918-të, për kremtimin e 6-të vjetorit të shpalljes së Pavarsisë, megjithse forcat okupatore italiane u munduan ta ndalonin këtë fesë kombëtare.

Po kështu, në muajit janar 1919-të, ai sëbashku me Jani Mingën, ishin dy nga  organizatorët e mitingjeve që u zhvilluan në qytetin e Fierit e të Vlorës, për dënimin e vrasjes së patriotit tonë madh Ismail Qemali në Peruxhia të Italisë, si dhe gjatë ceremonisë së varrimit të tij, më 12 shkurt 1919-të.

Patrioti Thoma Ristani dha një kontribut të madh edhe gjatë luftës për çlirimin e Vlorës më 1920-të, duke e kthyer rrobaqepësinë e tij në një bazë të rëndësishme të forcave tona. Këtu në shtëpinë e tij u strehuan, mjekuan dhe shëruan mjaft luftëtar të plagosur, ku shërbenin vullnetarisht  edhe disa infermier, që ndihmonin luftën tonë të drejtë.

Në këtë bazë qëndroi edhe komandanti i shquar i çetës së armatosur të Pojan-Shën Pjetër-Boçovës, poeti, këngëtari dhe ”Bilbili i Myzeqesë” Llazi Koli Spiro, kur u plagos gjatë luftimeve, duke drejtuar batalionin e famshëm ”Myzeqeja”, që përbëhej nga burra dhe djem trima të kësaj krahine, i cili nuk e hoqi dot kurrë nga trupi as plumbin e marë në luftë, për çlirimin e Vlorës.

Ish kleriku ynë, që psali për herë të parë në Gjuhën e bukur Shqipe dhe rrobaqepësi që qepi flamurin e Pavarsisë e gjejmë pranë Jani Mingës dhe në ball të mitingut, edhe për dënimin e aktit kriminal të vrasjes së patriotit tonë trim Avni Rrustemi, kryer më 23 prill 1924-ër.

Po edhe gjatë Revolucionit Demokratiko – Borgjez të Qershorit më 1924-ër, Thomai u radhit në anën e duhur të historisë, me forcat progresiste të kolosit tonë të Shqiptarizëm Fan Stilian Noli, me qëllim që Shqipëria të bëhej Republikë  dhe jo monarki e mbretëri nën diktatin e duart e Ahmet Zogut.

Veç të tjerash, Thomai ishte edhe një myzeqar inteligjent e mjaft i pasionuar pas artin dhe  letërsisë.. Ai jo vetëm që lexonte vazhdimisht libra të ndryshëm përparimtar të kohës e sidomos ata francez e italian, por edhe kërcente bukur, e shkruante edhe vet vjersha e këngë myzeqare, të cilat i këndonte me zë të ulët gjatë punës, mbrëmjeve me miq e me shok, si dhe nëpër gosti, dasma e festa të  ndryshme fetare, ku ishte i ftuar nderi.

Ja dhe disa vargje këngësh të kënduara nga Thoma Ristani sipas kujtimeve të vajzës se tij Dhoksisë, të plotësuara e kthyera në këngë nga Th. Tushe, që ndodhen në librin “Këngët e Bilbilëve të Myzeqesë”.

47-O STAMBOLL FLAKA TË RËNTË

1.

O Stamboll flaka të rëntë

Dhe të djegtë ty në çdo vend

Tërë Turqinë shkrumb e bëftë

Të shkretuar gjithmonë e lëntë

2.

Na ke bërë zullum të rëndë

Dhe mallkimi ynë të zëntë

Asnjë shenjë më mos tu gjendttë

Emri kurrë mos tu përmendtë

3.

Paske qenë shumë barbar

Na dogje shtëpitë me zjarr

Na ke prerë e na ke vrarë

Na fute të gjallë në varr

4.

Të tërë djemtë na i ke marr

Dhe nga nënat i ke ndarë

Në Turqi larg i ke çuar

Dhe më kurrë s’i kemi parë

5.

Me ne keq ti shumë u solle

Në çdo anë të ligën mbolle

Gjuhë dhe shkrim na i ndalove

Dhe zakonet na i ndërrove

6.

Të tërë vendin e shkatërrove

Dhe çdo gjë të mirë e vodhe

Me zor fenë na e ndryshove

Edhe kishat i rrëzove

7.

Perëndia të martë hakë

Ty të dhëntë kusur të gjatë

Mos pafsh kurrë më ditë as natë

Dhe të lëntë si gur të thatë

8.

Myzeqenë do ta bëjmë prapë

Dalëngadalë dhe pak  nga pak

Për çdo muaj e çdo mot-mot

Më të bukur se ç’e patm’ë

(Th.J.T)

Shkruar në Orchard Beach, Nju Jork gusht 1997.

 

48-MOJ TURQI TË RËNTË PIKA

1.

Moj Turqi të rëntë pika

Ç’dëm të madh që na ke bërë

Tu bëftë trupi copë e çika

Vrave një popull të tërë

2.

Qofshë mallkuar shtrigë e vjetër

Me dredhi ti na përçave

Ti na ktheve në fe tjetër

Dhe me forcë më dysh na ndave

3.

Disa mbetën të krishter

Ca i ktheve mysliman

Në mes nesh na fute sherr

Për të vrarë vëllai-vëllanë

4.

Tërë shqiptarët me forcë i shpure

Andej larg nga Anadolli

Dhe një turp të madh na vure

Kur na quajte turq Stambolli

5.

Shumë e egër paske qenë

Çdo sene i merr të gjitha

Shkretë e le tërë Myzeqenë

Prishe manastir dhe kisha

6.

Trojet tona na i fale

Ca Serbisë dhe ca Greqisë

Dhe me to bëre pazare

Bashkë me Carët e Rusisë

(Th.J.T)

Shkruar në Scarsdale, Nju Jork korrik 2014.

50-GREKUT MOS I ZINI BESË

1.

O ju Populli i Myzeqesë

Që i mbroni komb dhe nder

Grekut mos i zini besë

Dhe pse jemi të krishter

2.

Mos ta çoni në harresë

Këtë mësim kaq me vlerë

Se ky fshihet prapa fesë

Dhe Shkumbinin donë të zërë

3.

Lëreni priftërinjtë grek

Se çfarë thonë ditën në kisha

Nga mëngjesi deri në drekë

Gënjeshtra i kanë të gjitha

4.

Natën bredhin me dyfek

Fshat më fshat sillen si shtriga

Ngrehin kurthe në çdo shteg

Dhe po bëjnë shumë punë të liga

5.

Pas i ndjekin djemtë tanë

Që punojnë për mëmëdhenë

Dhe të qet kurr nuk i lanë

Në hapsane po i shtjenë

6.

Gjuhën tonë po e mallkojnë

Edhe mburrin shumë të venë

S’po na lenë as që ta shkruajmë

Dhe greqishten duanë ta nxëmë

7.

Duanë t’na bëjnë grek me zor

Myzeqenë dhe Labërinë

Nga Shkumbini, Fier e Vlorë

Dhe lakmojnë gjithë Toskërinë

8.

Prap nuk kanë hequr dorë

Pasi morën Çamërinë

Po kërkojnë Korçë dhe Tomorr

Ëndërrojnë Vorio Epirn’ë

(Th.H.T)

Shkruar në Romë, Itali nëntor 2013

 

Flamuri, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, më 28 nëntor 1912-të, ishte ai që qepi Thoma Ristani dhe damkosi me shqiponjë dy krenare Petro Fotografi(Shqiptari) dhe jo ai i Marigo Posios, që sajuan aty pas viteve 1936-të, kunetrit e saj korçar (burrat e motrave), Kristo Floqi dhe  Koço Kote, ish kryeministër  i Ahmet Zogut, arratisur para 7 prillit 1939-të dhe dënuar më 1945-së me 30 vjet heqje lirie(burg), për veprimtari kriminale.

Janë pikërisht këta dy persona, ata që për lavdi personale, interesa fisnore e krahinore, duke shfrytëzuar edhe postin  e kryeministrit, shtrembëruan gjithëçka dhe e mbushën arkivin e shtetit plot me mashtrime e gënjeshtra, për të përvetsuar edhe kontributet e patriotëve tanë, që dhanë për përgatitjen e kësaj ngjarje të madhe dhe ngritjen e këtij flamuri, që ishte simboli i shenjtë i kombit tonë.

Këto veprime të kësaj natyre dhe të tjera si këto, e revoltuan dhe e detyruan ish Ministrin e Drejtësisë të Qeverisë së Ismail Qemalit, avokatin, pavarsistin, firmëtarin e Deklaratës së Pavarsisë zotin Petro Poga, si ish personi më kopetent dhe më i besueshëm, që të ndërhynte për këto akte të tilla spekulative, kaq të turpëshme e të dënueshme të këtyre personave.

Kështu zoti Petro Poga, që ishte prezent dhe e kishte ndjekur nga afër, me  përgjegjësi e saktësi këtë eveniment historik, ai menjëherë shkruajti edhe kujtimet tij, të cilat i botoi në gazetën e preferuar e të mirnjohur ”Drita”” më 03 Dhjetor 1936.-të, veprim i cili i tronditi dhe demaskoi keq kunetrit e Marigosë, sëbashku me këtë zonjë, që pranoi një dhuratë të tillë, kaq të pamerituar e të pa vërtetë.

Gjatë kësaj periudhe, një ndihmesë tjetër të veçantë në përgënjeshtrimin e këtyre falsifikatorëve të historisë tonë dhanë edhe fjalimet, deklaratat dhe dorëshkrimet e mësuesit të popullit, ish Kryetarit të Komisionit për Organizimin e Kuvendit të Vlorës Jani Minga, të cilat qenë identike me ato të ministrit Petro Poga. Për fatin tonë të keq, këto dorëshkrime nuk u lanë kurre nga Ahmet Zogu e kryeministri i tij Koço Kote, që të botoheshin në shtypin e asaj kohe, ku ndër të tjera flitet se edhe janë djegur, apo asgjësuar qëllimisht në arkivin e Vlorës, aty rreth viteve 1975-1976-të,

Dhoksi Thoma Tushe(10.06.1920 – 22.06.2007) Vajza e patriotit Thoma Aleks Ristani Jorgji Uani Tushe(15.11.1924 -13.12.1994)

Bashkëshorti i saj, ish partizan i Brigadës së 19-të S dhe  pjesëmarrës në luftime  kundër monarkofashistëve grek, gjatë provokacioneve të gushtit më 1949-të.

Në një bisedë të zhvilluar më 27 Nëntor 1974 me Dhoksi Ristani (Tushe), vajza e patriotit Thoma Ristani, që ruante shumë kujtime për baban e saj, ajo ndër të tjera tregon se:

“…Në vijmë nga një familje e madhe, e pasur dhe me tradita të larta patriotike…Të  parët e mi kan qenë denbabaden të arsimuar (kënduar), priftërinj dhe drejtues të kishës së Shën Mërisë e Manastirit të Kolkondasit, që njiheshin në tërë Myzeqenë…edhe babai im Thoma Ristani ka qenë me shkollë…im at, pasi mbaroi shkollën greke në Kolkondas vazhdoi edhe shkollën e lartë të Ardenicës.. ai u dënua nga dhespoti grek me “Shkishërim” qysh kur ishte dhjak, në moshë tepër të re, sepse psalte shqip në kishën e Shën Mërisë dhe u dëbua me forcë nga familja dhe Myzeqeja prej xhandarmërisë turke…për shumë vjet ka emigruar në Itali dhe Greqi (Janinë e Athinë)… ai është marrë gjithmonë me veprimtari patriotike…Edhe gjatë muajit nëntor 1912-të, Thomai si shok besnik dhe krahu i djathtë i mëso njësit atdhetar Jani Minga, ka patur një aktivitet të madh në atë periudhë…Atë ditë kur mbriti Ismail Qemali në Vlorë, më 27 nëntor 1912-të, Jani Minga, Thomai dhe një shok tjetër i tyre, kanë blerë tek një tregtar, një copë pëlhure të kuqe… Këtë pëlhurë e qepi me makinë babai im në shtëpinë e tij, i cili ishte ustai i vetëm që kishte rrobaqepësi gjatë asaj kohe në qytetin e Vlorës dhe Skelë…Mbi këtë pëlhurë në formë flamuri u damkos edhe shqiponja dy krenare me bojë të zezë… Ky pra, ishte flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912-të dhe jo gënjeshtrat e disa personave të tjerë, që u thurën pas formimit të Shtetit Shqiptar në kohën e mbretit Zog…pas shpalljes së Pavarsisë Populli i Vlorës thuri edhe një këngë për baban tim ku thuhet …Po ti rrofshë o more burrë, O Thoma Ristani, Që na qepe këtë Flamur, Ty të pastë vatani, Ty more vëlla të lumtë dora, Të uron gjithë njerëzia, S’ta harron Skela dhe Vlora, Dhe për jetë gjithë Shqipëria,… këto kujtime mi ka treguar mua Dhoksisë vet babai im, por edhe motrës time Varvara Ristani,(martuar me Vasil Dano-fshati Pishë, Fier), pasi ne ishim dy vajzat e tij të mëdha, që ai na besonte dhe tregonte gjithçka mbi aktivitetin e tij…pas psalje s në gjuhën shqipe, në kishën e Shën Mërisë së Kolkondasit dhe pas qepjes së flamurit nga babai ynë Thoma Ristani në Vlorë, familja jonë u përndoq, jo vetëm prej xhandarmërisë turke e kishës greke, por edhe u keqtrajtua nga forcat anarshiste e antishqiptare të Haxhi Qamilit, ku im at shpëtoi pa u vrarë vetëm  se u largua menjëherë në Greqi … Meqënse babai ynë ishte futur në rreth si element i rrezikshëm dhe kundërshtar i regjimit të okupatorit turk, dhuna, diskriminimi dhe përndjekjet ndal nesh nuk u mdalēn kurrë, pasi ato  vazhduan pafundësisht e pa ndërprerje, për vite dhe dekada të tëra..,kjo e detyroi nënën time, Kristina, që të mbanim fshehur edhe  armë në shtëpi, duke na ndihmuar dhe përkrahur edhe dy dajët tanë Xoxi e Janaq Toska, tepër të njohur për trimëri…e vërteta është, se Populli Myzeqar, ai i qytetit të Vlorës, familja dhe të afërmit tanë, u kërcënuan vazhdimisht me dhunë dhe forcën e armëve, që kujtimet e ruajtura për këtë patriot myzeqar, të mbeteshin vetëm në ndërgjegjen e tyre, por jo të bisedoheshin, përhapeshin e publikoheshin në ambiente të ndryshme, apo në masën e njerëzve…pas shpalljes së Pavarsisë në Vlorë, është organizuar edhe një darkë me Ismail Qemalin, ku i ftuar kish qenë edhe babai im Thoma Ristani, ai u përgëzua dhe falënderua shumë nga vet Ismal Qemali për qepjen e flamurit të madh që u ngrit nga diplomati ynë, por edhe të disa flamujve të tjerë … Ismaili i ishte drejtuar babait tim duke i thënë, se sapo ta bëjmë shtetin tonë, ti Thoma, po të duash, mund të shkoshë përsëri edhe në fshatin tënd për të jetuar, nga ku të përrzuri Turqia qysh kur ishe fëmijë…baban tonë Thoma Ristani edhe më vonë kur kremtohej për çdo vit dita e flamurit, atë e merrnin shokët dhe e nderonin, duke e hipur me zor edhe në tribunë, ku mbaheshin fjalimet nga burrat e nderuar të Shqipërisë…kjo ndodhi për disa vjet edhe kur Zogu erdhi në fuqi…kur isha 8 vjeçe unë mbaj mend se babai im vinte gjithmonë nga Vlora në shtëpi me kali dhe me shok të armatosur …bile ata shokët e tij na tregonin se babai juaj e ka qepur flamurin e bekuar të mëvetësisë që ngriti Ismail kimeti në Vlorë … baba ynë na premtonte shpesh se do të na merrte me vete edhe në  Vlorë, për të vizituar qytetin …unë dhe motra ime Varvara që ishim më të mëdhenj nga fëmijët ndiheshim vërtet krenare për baban tonë… më vonë, pas vitit 1928-të, ngjarjet i ndryshuan sipas dëshirës dhe thoshin se flamurin e kishte pas qepur gjoja një grua, të cilën Thomai nuk e kishte punësuar, apo futur burrin e saj ortak në rrobaqepsi…”.

Shtypja e egër që ushtronte okupatori osman, fushata regresive e forcave proturke haxhiqamiliste pas vitit 1912-të, presioni i gjithanshëm e i vazhdueshëm i kishës antishqiptare greke dhe gjendja e rëndë nëpër të cilën kalonte Shqipëria, duke mos patur as shtetin e saj, bënë të mundur, që një pjesë e madhe e tregimeve edhe për aktivitetin dhe kontributin e këtij pavarsisti, të humbnin dhe harroheshin gradualisht me kalimin e kohës, sëbashku me breza të tërë myzeqarësh dhe miq e shok të Thomait, që kishin dijeni, apo ishin dëshmitar okular të atyre ngjarjeve të mëdha.

I njëjti skenar turpi, censurë e frikësimi ndaj familjes së Thoma Ristanit  dhe veprës së tij patriotike, vazhdoi edhe pas krijimit të Shtetit Shqiptar, prej Qeverisë së Ahmet Zogut, të drejtuar nga Kryeministri Koço Kote (1925-1939-të), kunati i Marigo Posios, por edhe gjatë shtetit monist, (1945-1981-të), ku ish kryeministri Mehmet Shehu, kishte synimet e tij, që t’ja atribuonte një  njeriu të vet, aktin e lartë patriotik të qepjes së flamurit. Thuhet se ish drejtuesi kryesor i shtetit të atëhershëm Enver Hoxha e ndali aventurierin e Çorrushit, që mos të përzihej në këtë ngjarje, pasi do të demaskohej keq nga populli, që e dinte të vërtetën, sesi ishte.

Ndodhte kjo ngjarje mund të ketë lidhje edhe me zhdukjen e dy-tre librave me dorshkrime, të patriotit Jani Minga, që kishte lënë në arkivin e Vlorës.

Vetëm pas një shekulli, aty rreth vitit 2012-të, filloi të dukej një rreze drite nëpër errësirë e gjatë edhe për veprën e flamurtarit tonë Thoma Ristani, kur zoti Blendi Fevziu, thyeu kyçin e dyerëve të arkivave, që i mbanin të mbyllura sikur të ishin burgje dhe botoi librin e tij  të famshëm “100 vjet-Një Eskursion në Politikën e Shtetit Shqiptar nga 1912-2012”,

Në faqen 26-të të këtij libri, autori i referohet dorshkrimit të ish Ministrit të Drejtësisë Petro Poga, botuar në gazetën “Drita” datë 03 Dhjetor 1936-të , i cili hedhë poshtë të. gjitha shpifjet dhe gënjeshtrat e sajuara në atë kohë, për të përvetsuar autorsinë e qepjes së flamurit tonë Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912-të, e cila fatmirësisht ruhet në arkiv edhe sot.

Në gazetën ”Drita”,  të datës 03 Dhjetor 1936-të , avokati, firmëtari i deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ish Ministri i Drejtësisë së Qeverisë së Vlorës, nga Erindi i Gjirokastrës, zoti Petro Poga, në kujtimet e tij, lidhur me Flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912-të shkruan se:

“…Nuk desha të bëj fjalë për ngritjen e flamurit dhe për mënyrën e ngritjes, se janë thënë e janë shkruar shumë, por të ekzagjeruara dhe më tepër utopira se si është botuar edhe në fletën e parë të “Drita” sikurse flamuri që u ngritë në Vlonë ka qenë i dërguar nga Amerika dhe si mbas ca gazetave të tjera, sikur ka qenë i qëndisur me sermë e me xhufka, të gjitha këto janë ëndrra, se flamuri i parë që është ngritur në Vlonë, ka qenë një pëlhurë e kuqe, tre metro e gjatë dhe dy metro e gjerë, mbi të cilin u shtyp shqiponja dy krenore me ngjyrë të zezë, me atë bashkë u gatitën dhe 4-5 të tjerë më të vegjël. Pëlhura e kuqe u ble të një tregtar i quajtur Diamant dhe u qep te një rrobaqepës i quajtur THOMA, se nuk priste koha, për të gatitur flamure luks. Mënyra e ngritjes ishte e frikuar, se deti ish i bllokuar, Llogaraja ish e zënë me vetdashës, përtej lumit të Vjosës ushtria turke, në Tepelenë ushtria greke, domethënë Vlora ishte e rrethuar nga të katër anët…”.

Gazeta”Drita” e datës 03 Dhjetor 1936, që ruhet në arkiv, ku gjendet dorëshkrimi i ish Ministrit të Drejtësisë së Qeverisë së Ismail Qemalit, avokatit Petro Poga, në të cilin thuhet se Flamurin që u ngritë në Vlorë  e ka qepur rrobaqepsi patriot Thoma Aleks Ristani.

Faqja e parë e gazetës “Drita”, datë 03 Dhjetor 1936.

Faqja e gazetës “Drita” datë 03 Dhjetor 1936, në të cilën është botuar dorshkrimit i Ministrit të  Drejtësisë Petro Poga, ku thuhet se, flamurin që ngriti Ismail Qemali e ka qepur rrobaqepsi Thoma Aleks Ristani.

Dorëshkrimi i avokatit Petro Poga, i botuar në gazetën”Drita” datë 03 Dhjetor 1936,  ku flitet, se flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë e ka qepur rrobaqepsi Thoma Aleksi Ristani.

Ndërsa ish ushtaraku Hilë Lushaku në artikullin e tij, botuar në gazetën “Forumi Shqiptar”, më 8 janar 2013-të, marrë nga “Tirana Observër” ndër të tjera shkruhet, se Petro Poga, në vitin 1936-të, duke përshëndetur botimin për të katërtën herë të gazetës “Drita” ka sqaruar se sipas dijenisë së tij, problemin e shumë diskutuar se nga erdhi flamuri që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, ndër të tjera ka thënë:

“…flamuri i parë që është ngritur në Vlorë ka qenë një pëlhurë e kuqe tre metro e gjatë dhe dy metro e gjerë, mbi të cilën u shtyp shqiponja dy krenore me ngjyrë të zezë. Me atë shkabë u gatitnë dhe 4-5 të tjerë më të vegjël. Plehura e kuqe u ble te një tregtar i quajtur Diamant dhe u qepnë tek një rrobaqepës i quajtur THOMA se nuk priste koha për të ngritur flamur luks. Mënyra e ngritjes ish e frikësuar se deti ish bllokuar. Llogaraja e zënë me vetëdashës, përtej lumit Vjosës ushtria turke, në Tepelenë ushtria greke, d.m.th. vetëm Vlora ish rrethuar nga të katër anët…”

Avokati Nikolla Tefa në artikullin e tij, “Petro Poga personaliteit i shquar kombëtar”, botuar në gazetën ”TELEGRAF”, datë 14 dhjetor 2014-të, ndër të tjera shkruan:

“…Vite më vonë, në vitin 1936, me rastin e ribotimit të Gazetës ’Drita’, të cilën Poga e kishte për zemër, duke folur për ditën e madhe të ngritjes së Flamurit në Vlorë thotë:

“…Në dijeninë time…flamuri i parë që është ngritur në Vlorë ka qënë një pëlhurë tre metra e gjatë dhe dy metra e gjerë, mbi të cilën u shtyp shqiponja dykrenare me ngjyrë të zezë. Me atë shkabë u gatit në dhe 4-5 të tjerë më të vegjel. Pëlhura e kuqe u ble te një tregtar i quajtur Diamant dhe u qep tek një robaqepës i quajtur THOMA, se nuk priste koha për të ngritur flamur luks. Mënyra e ngritjes ish e frikësuar se deti ish bllokuar, Llogaraja e zen me vetëdashës, përtej lumit të Vlorës ushtria turke, në Tepelenë ushtria greke, d.m.th. vetëm Vlora ish rrethuar nga të katër anët…”.

Ndërsa pedagogu, studiuesi dhe diplomati Ylli Polovina në një artikull të tij me titull, ”Flamuri që u ngrit të Vlorë është i një pasardhësi fals të Skëndërbeut” datë 31 janar 2018, botuar në I.q/Shqiptarja.com më 04 shkurt 2018, duke ju referuar librit të Eqrem bëj Vlorës, për flamurin, që u ngrit net Vlorë më 28 nëntor 1912, ndër të tjera shkruan :

“…Nga gënjeshtra në gënjeshtër…

…Janë përpjekur ta pronësojnë këtë autorësi protagonistët korçarë të kësaj periudhe, mbështetur dje dhe sot prej disa historishkruesve vendas. Më së shumti e kanë përvetësuar këtë të drejtë (të vërrtetë-shënimi ynë), rrëfyes të historisë së Marigo Pozios, sikur ishte gjoja ajo me gra dhe vajza, të cilat natën e 27 nëntorit, duke u gdhirë njëzetë e tetë, bënë me qëndisje flamurin dhe i vunë thekë. Po ashtu bënë edhe disa të tjerë…Ndër kohë i bëjmë të ditur lexuesit së edhe Don Aladro Kastrioti ka qenë një pasardhës fals i Gjergj Kastriot Skëndërbeu …sërisht me një gënjeshtër, me një shpikje, sikur atë që e ka bërë Marigo Pozio, janë tepër shumë të pa vërteta…historia kombëtare nuk mund ti mbaj në shpinë për një kohë të gjatë, sepse i marin frymën dhe e korruotojnë…”.
Të gjitha këto dhe shumë dokumenta të tjera si intervista, tregime, rrëfenja e kujtime, që ruheshin në mendjen e popullit tonë, tregojë qartë dhe vërtetojnë plotsisht, se flamurin tonë Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912-të, e ka qepur vetëm patrioti Thoma Aleks Ristani dhe jo Marigoja, apo persona të tjerë, që kanë shkruar pas publikimit të kujtimeve të Ministrit të Drejtësisë zotit  Petro Poga, botuar në gazetën “Drita” më 03 Dhjetor 1936-të .

Duke lexuar dhe analizuar me  kujdes të tëra shkrimet e tjera fallco, të bëra rreth flamurit, që ngriti Ismail Qemali, çdo lexues serioz, qoftë ky intelektual, apo i thjeshtë, mund të kuptoj dhe bindet mjaft leht, se ato, nuk janë gjë tjetër, veçse mashtrime, gënjeshtra pa kuptim dhe trillime për lavdi personale, apo interesa  meskine familjare, fisnore e  krahinore, që nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën.

Po le të shikojmë vetëm shkrimin e zotit Kristo Floqi (kunatit të Marigosë), që jetonte në USA, i cili nuk e njihte Shqipërinë dhe nuk kish qenë fare në Vlorë më 28 nëntor 1912-të, ditën kur u qep dhe u ngrit ky flamur, botuar në gazetën “Drita” më 17 janar të vitin 1937-të, me titull “Hartuesja e Flamurit, që valoi në Vlorë, për shpalljen e Pavarsisë tonë,  ku ndër të tjera thotë:

“…I ndershim Z. Drejtor!

…Ju lutem, kini mirësinë të botoni në të ndershmen fletoren t’uaj sa pasojnë më poshtë mbi çështjen e flamurit që valoj në Vlorë për shpalljen e pavarësisë kombëtare nga ana e të pa vdekurit Ismail Qemal bej Vlorës: Në Nr. 4 të fletores s’uaj, në faqen e tretë, pashë një artikull të mikut veteran z. P. Pogës, i cili tregon hollësisht parapetit e ngrehjes së flamurit dhe mënyrën me të cilën u hartua flamuri liriprurës si dhe atë që e hartoj. Z. Poga me të drejtë të plotë thotë se: flamuri që valoj atë ditë nuk ishte aj flamur që u sjelll nga Amerika, i qëndisur me sërma e me xhufka të mëndafshta, që me aq këmbëngulje ka pretenduar z. Kol Rodhja, tuke dashur të bindë popullin Shqiptar se ajy ish flamur i Indipendencës e jo tjetër, kur se të gjithë e dine, si edhe unë vetë ja shpjegova  me anë  gazete z. Kol Rodhes, se atë flamur vetë unë ja dorëzova z. Llambi Bimblit në Vlorë kur u nis me shokët për në Korҫë, mbassi e ruante deri atë ditë e ndyera kunata ime Marigo Pozio që e kishte sjellë prej Korfuzit me rrezikun e saj në Vlorë, të dorëzuar prej disa atdhetarëve që kishin ardhur nga Amerika të hidheshin në Shqipëri, por nuk u hodhë, midis të cilëvet ishte edhe z. Kol Rodhe, dhe këtë e di edhe  vetë ajy, si kur se ja vërtetoj edhe z. Dr. Loni Naҫi, që ju përgjigj nënë artikullin t’em po të asaj fletoreje, ku i përgjigjesha edhe unë z. K. Rodhe.

Pra, sado që z. Kol Rodhe insistoj kaqë herë për këtë, kjo nuk është e vërtetë dhe do ta kish kuptuar edhe mê mirë populli po te kish botuar z. Timo Dilo në “Vatrën” e tija  edhe përgjigjen t’ime të dytë, po z. T. Dilo nuk deshi, se, si kur se më tha, nuk munt të prishte miqësi me z. Rodhe për hatrin t’em (!). Këtë përgjigjen e dytë ja dërgova edhe  “Gazetës së Korҫës” po nuk e botoj. Ja dhashë edhe “Besës” po as ajo s’e botoj, me gjithë që u ofrova t’a paguaj. Po ja dërgova edhe “Gazetës Shqiptare”, por as ajo s’e botoj, e kështu, populli kujtoj se unë e hëngra follën e z. Kol Rodhes, se më vuri, gjoja në vënt! Si duhet të bënja kur s’ma botonte as një gazetë shqiptare? Duhej t’a botojnë në një broshurë të veçantë dhe ja se ku e solli rasti sot t’a botojë kjo gazetë.

Me z. Poga jam d’akord sa për flamurin, që ishte një pëlhurë e kuqe tri metro e gjatë dhe dy metro e gjerë dhe që mbi atë u damkos shkaba dy krenare me ngjyrë të zezë; gjithashtu jam dakord se atë ditë u gatiten dhe 4-5 flamurë të tjerë që valuan në disa zyra zyrtare të ndryshme, si edhe vetë kam bërë fjalë për këto tjetër herë. Pëlhura u ble prej tregtarit Diamand, d’akord, po cili e hartoj flamurin e Independencës dhe kush e  kishte gatitur shkabën dy krenore, këto nuk na i tregon z. Poga. Është e vërtetë se një terëzi (rrobaqepës, ndoshta Thomai-shënimi ynë), që s’jua mbani mend emrin – kishte qepur disa flamurë po atë ditë; por atë ditë s’u qepen vetëm këta flamurë…”.

Po ku ishte ky zoti Kristo që nga viti 1912-të dhe deri më 1937-të, kur Thoma Ristanin e nderonin, duke e ngjitur edhe në tribuna si autor të qepjes së flamurit, përse nuk shkruajti më parë rreth kunatës së tij Marigo dhe çfarë e nxiti atë, ta bënte këtë veprim fill pas botimit të kujtimeve të ministrit Petro Poga, shkruar  shumë vite më herët prej tij dhe botuar në vitin 1936-të?

Kush e shtyti këtë baxhanak të Koço Kotes,(ish kryeministër i Zogut), që të botonte me insistim dhe prepotencë shkrimin e tij, qoftë edhe me pagesë, kur vet drejtuesi i gazetës “Drita”, por edhe shumë patriot të tjerë, që ishin prezent dhe e kishin drejtuar këtë kuvend të madh në Vlorë, i thanë hapur zotit Floqi, që të mos publikonte shkrime të tilla, që nuk janë aspak të vërteta?

Duke parë të gjitha veprimet e zotit Kristo Floqi në vitin 1937-të, pas botimit të kujtimeve të ministrit Petro Poga në vitin 1936-të, del qartë se ai për lavdi personale e familjare, duke shfrytëzuar edhe postin e Koço Kotes, donte të përvetsonte me çdo kusht edhe flamurin që qepi Thoma Ristani, të cilin e ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912-të, megjithëse e pranon edhe vet, që ky tereziu(që do të thotë rrobaqepës, pra Thomai), ka qepur disa flamur po atë ditë, më datën 27 nëntor 1912-të. Po ashtu zoti Floqi në shkrimin e tij të botuar në gazetën ”Drita” e pranon se flamuri i kuq ishte me përmasa 3m me 2m dhe u ble te tregtar Diamanti, po si i dinte këto informacione ky emigrant, kur vet nuk ishte prezent në këtë ngjarje dhe si ka mundësi që kunata e tij Marigo, e kishte qëndisur shqiponjën dy krenare mbi një flamur të madh 6 metro katror brenda një nate?

Pra, Kristo Flloqi ishte gati sa nuk thoshte hapur, se ai e dinte shumë mirë, që flamurin e kishte qepur treziu (d.m.th rrobaqepsi Thoma), por atij i duhej dhe i interesonte që autor i këtij veprimi, të qe kunata e tij Marigo, sepse na i bëhej qejfi shumë edhe baxhanaku të vet, kryeministrit zogist Koço Kote, si një familje gjoja e ngritur e atdhetare.

Ashtu porsi ky zotri, i cili duket mjaft kontradiktor në shkrimin e tij, plot me rrena, për Flamurin e Pavarësisë, të tillë kanë qenë pothuajse të gjithë Kristo Floqët e tjerë, që shkruan ëndrrat e tyre utopike, përrallat dhe dëshirat e parealizueshme, për të qenë autor të këtij akti të lart patriotik, kryer në ato kohë tepër të vështira lufte, kur e tërë Vlora bombardohej ashpër prej flotës ushtarake greke nga brigjet e saj.

Por fakti se patrioti Thoma Ristan në vitin 1935-së, u thirr në Vlorë edhe nga një nëpunës i lartë i Qeverisë së Zogut e ndoshta me bekimin e Kristo Floqit dhe  Koço Kotes, ku ju kërkua me detyrim e presion, që  të deklaronte publikisht në ndonjë gazetë, se nuk ishte autor i qepjes së flamurit Kuq e Zi, që ngriti Ismail Qemali, ku si shpërblim ju premtua edhe lidhja e një rroge mujore, vërteton plotësisht dhe shumë qarte, se autori i qepjes së tij, ishte vetëm Thoma Ristani dhe askush tjetër.

Ndërsa refuzimi kategorik, që i bëri ai  këtij zyrtari të qeverisë së atëhershme, debati që ndodhi me një grekofil dhe helmimi i patriotit Thoma Aleks Ristani në Hanin e Fierit me një kafe, fill pas këtyre ngjarjeve, janë një akuzë tjetër tepër e rëndë, jo vetëm për Kristo Floqët e Koço Kotet, por edhe për klikën e regjimit  kriminal të Ahmet Zogut, që likujdoi pabesisht një pjesë të madhe të patriotëve shqiptar, si dhe  flamurtarin tonë myzeqar.

Gora Thoma Ristani”Gjeçi” (17.04.1929 – 20.02.2006) E bija e patriotit Thoma Akeks Ristani.

Gjatë një bisede të zhvilluar në muajit Dhjetor 1976 me Gora Thoma Ristani (Gjeçi), një  grua fisnike e pashoqe,  mjaft e dashur, gjithmonë e qeshur, gojëmbël dhe  tepër bujare, ku prezent në shtëpinë e saj ka qenë edhe motra tjetër, Dhoksia, ajo ndër të tjera tregonte:

“…Nëna jonë Kristina vinte shpesh për vizitë tek ne vajzat në Havaleas e pothuajse për çdo vit dhe qëndronte për  javë të tëra…Ajo fillonte dhe na rrëfente gjithmonë kujtimeve të saj që ruante për të shoqin (bashkëshortin) e vet Thoma Ristani… Kristina thoshte se Thoman e kishin larguar nga kisha e Shën Mërisë (Kolkondas) qysh në moshë të re, kur ishte zëvendësprift (dhjak), sepse ai filloi të lutej në Gjuhën Shqipe…pas kësaj xhandarmëria turke e patë dëbuar me forcë edhe nga familja e shtëpia, duke e nxjerrë jashtë nahijes së Myzeqesë… ajo tregonte se Thomai kishte qepur në shtëpinë e tij në Skelë edhe flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912–të …po kështu nëna së bashku me Dhoksinë na rrëfenin duke qarë edhe për helmimin e babait tonë në Hanin e Fierit, në vitin 1935-së, ku kishte ndalur të pinte një kafe, i cili qe ndarë nga jeta menjëherë sapo mbriti në shtëpi me kalin e tij…të dyja këto motra, flisnin edhe për vrasjen pas shpine të dajës së tyre Pali Spiro Toska në Vlorë (brenda në zyrë) më 5 maj 1947, nga shërbëtorët e verbër të Mehmet Shehut…Pali sapo mbaroi akademinë ushtarake në Itali,  në vitin 1939 erdhi në Shqipëri, formoi njësitin gueril të qytetit të Fierit dhe Çetën e Mallakastrës, u bë përkthyes i Anglo-Amerikanëve gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe komandant i lartë ushtrie pas çlirimit të vendit tonë…”.

Nasi Thoma Ristani, Djali i patriotit Thoma Ristani. Ish partizan në moshe të re, qysh nga muaj maj 1943 dhe deri në çlirimin e Shqipërisë.

Todi Thoma Ristanit, djali i patriotit Thoma Aleks Ristani. Ish partizan.

Aty nga viti 2006-të, ish partizani i vogël 12 vjeçar Todi Ristani, që rrembeu armën dhe luftoi për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët nazifashist, gjatë  një bisede të zhvilluar me të, nga kujtimet  që ruante nëna e tij Kristina dhe xhaxha Lili Ristani, për të atin Thoman, ai  ndër të tjera tregon se:

“…Nëna ime Kristina, por edhe xhaxhai Lili Ristani më kanë rrëfyer vazhdimisht shumë ndodhi rreth babait tim dhe aktivitetit të tij patriotik në  shërbim të çështjes tonë kombëtare…një ndër  këto ishte edhe ajo e viteve 1928-1929-të, ku disa bejler të Vlorës dhe të Cakranit, kishin paguan një person me një shumë të madhe parashë, për ta vrarë baban tim Thoma Ristanin…Ata donin ta kryenin një akt të tillë, sepse ai ishte Fanolist, element i njohur antizogist, si dhe kërkonin t’i rrëmbenin rrobaqepësinë, shtëpinë në Skelë, pronat në fshatin Nikas…por edhe autorsinë e qepjes së flamurit, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, për të abuzuar me këtë ngjarje… thuhet se disa bejler të tjerë dhe patriot vlonjat e myzeqar e kanë takuar këtë vrasës dhe i thanë, se në qoftë se ju do ta bëni këtë krim ndaj shokut tonë Thoma, pastaj edhe ne do t’ju  vrasim ju dhe familjarët e tu…ateherë ky djalosh ndoshta u tremb, ndryshoi mendim dhe shkoi e takoi vet Thoma Ristanin e  i tha atij se, unë jam paguar nga dikush tu vrisja, por nuk munda ta kryej një veprim të tillë ndaj një njeriu kaq të mirë si ju, që u këndon edhe populli, për qepjen e flamurit tonë …atëherë Thomai e kishte përqafuar këtë djalë që vazhdimisht derdhte lot para tij dhe pas disa kohësh babai im, i  kishte qepur edhe një kostum falas …vite më vonë si i ftuar, im at patë shkuar edhe në dasmën e këtij djali me një peshqesh të veçantë, pasi ishin bërë miq së bashku …gjithashtu ata më kanë treguar edhe për helmimin e babait tim në Hanin e Fierit në vitin 1935-së…”.

Dhoksia Tushe e bija e patriotit Thoma Ristani, gjatë një bisede të zhvilluar me të në verën e vitit 2006 rreth ngjarjes së  hidhur të helmimit të babait të saj në Hanin e Fierit, që e shkriu gjithë pasurinë dhe jetën e tij për popullin, atdheun dhe Gjuhën Shqipe, ndër të tjera  tregon:

“…Nuk me kujtohet muaji i sakt, sepse është kohë e largët, por ishte viti 1935-së, në atë kohë unë isha rreth 15 vjeçe…mbaj mend se babai ynë erdhi me kalin e tij nga Vlora në shtëpi në Nikas tepër i sëmurë, duke nxjerrë shkumë nga goja, me dhimbje në stomak, të vjella dhe dridhje të trupit…ai na tha se pushova pak në “Hanin e Fierit” por më duket se më ka helmuar në kafe..,kujtoj se këtë punë ma ka bërë ndonjë nga këta zogistët e Mbretit te hani, pasi nuk pranova të deklaroja në ndonjë gazetë, se nuk e kam qepur unë flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, por dikush tjetër…me një nga këta xhandarët e Zogut këmbeva edhe disa fjalë te hani tha babai …nuk kaluan shumë minuta dhe babai ynë ndrroi jetë …për familjen tonë kjo qe një humbje tepër e rëndë, sepse ne ishim 9 fëmijë të vegjël…tre dajët tanë në Fier Xoxi dhe  Janaq Toska, (pasi Pali ishte student në një akademi ushtarake në Itali), që njiheshin si fis i fort dhe trima, megjithëse u munduan shumë për ta zbuluar e ndëshkuar autorin e këtij krimi, por ata nuk mundën dot, sepse vrasësi ishte i lidhur me shtetin e asaj kohe…ndërsa qeveria zogiste, jo vetëm që nuk u shqetësua fare, por e quajti këtë ngjarje si një vdekje natyrale, pavarësisht ankesave tona si një vrasje e mirëfilltë me anë të helmit dhe e paguar nga dikush…”.

E megjithatë, pavarësisht se mjaft atdhetar u ndoqën, burgosën, torturuan, dënuan, u vranë dhe u helmuan, duke falur edhe jetën për këtë komb e Flamur, zonjusha Marigo hipi në piedestalin e nderit, me gënjeshtrat e mashtrimet e kunatit të vet, që ishte në krye të shtetit.

Asaj padrejtësisht ju bënë të gjitha nderet si patriote, i pavarësisë, poete (pa asnjë vjershë), shkrimtare (pa asnjë libër), dhe autore e qepjes së këtij flamuri e tjerë e tjerë, kur nuk ishte aspak e tillë. Veç këtyre thuhet se kohët e fundit, nga shteti ynë i sotëm, i është kryer edhe një respekt tjetër i pamerituar, duke i rindërtuar e shpallur si muze edhe shtëpinë e saj, ç’ka është dhe do të mbetet  edhe turpi më i madh, për të gjitha qeveritë  shqiptare të Tiranës.

Është koha t’ju kujtojmë edhe një herë të gjithë  historishkruesve të verbër, pushtetarëve, qeveritarëve e parlamentarëve të Tiranës, se populli ynë myzeqar, si dhe ish firmëtari i Deklaratës së Pavarsisë, Ministri i Drejtësisë i Qeverisë së Ismail Qemalit,  avokati i ndritur Petro Poga e kanë zbritur zyrtarisht me kohë Marigo Posion nga ai vend i nderuar,  jo vetëm më 28 nëntor 1912, por edhe në vitin 1936-të, me botimin e dorëshkrimit të tij në gazetën prestigjoze “Drita”.

Në këtë përmendore tashmë, ata kanë vendosur gjithmonë patriotin tonë trim myzeqar Thoma Ristani  që u Shkishërua prej dhespotit grek për Gjuhën Shqipe dhe u helmua nga vrastarët e regjimi antipopullor të Ahmet Zogut.

Me  flamurin e tij të kuq në dorë që qepi, Thoma Aleks Ristani,  do të ndêrohet përjetësisht në “Sheshin e Pavarësisë” si  një ikonë shenjtori, së bashku me vëllain e vet korçar Petro Dhimitri (Fotografi) dhe kujtohen me respekt të madh në  shekuj nga populli ynë, megjithëse demonët u  munduan shumë, për t’i lënë në errësirë, por më në fund e vërteta triumfoi edhe pse shumë kohë ajo vonoi.

Ja si e përshkruan Andy Apolloni në poemën e tij flamurtarin tonë Thoma Aleks Ristani.

Thoma Aleks Ristani

—————————

1.

Gjithmonë në Kolkondas, i ndezur qe zjarri

Për shekuj me radhë, gjatë tërë historisë

Dhe kurrë se la të shuhej, atë myzeqari

Se ky do ti sillte, shumë dritë Shqipërisë

2.

Asnjë zgjedhë barbare, ky fshat nuk duroi

Ndër luftëra me turqit, u dogj dhe shkretua

Çdo herë me asqer dhe me xhandarë luftoi

Dhe përballë robërisë ai kurrë s’u nënshtrua

3.

Se dhe ne si çdo komb, kishim mjaft të drejtë

Që në shqip ti kryenim dhe lutjet para Zotit

Siç bënin të gjithë, grekët, edhe hebrenjtë

Dhe si të parët tanë, në kohët e Kastriotit

4.

Për herë të parë, këtu thanë dhe  priftërinjtë

Ta flaknin greqishten, jashtë prej Manastirit

Askush më si pyeti, grekët dhe osmanllinjt

Në gjuhën tonë u lutën, të gjithë pranë qiririt

5.

Në shqip i nisi plasjet edhe Thoma Ristani

Djaloshi atdhetar, në kishë tek Shën Mëria

E uroi gjithë Myzeqeja, gëzoi dhe tërë vatani

Se në këtë gjuhë të bukur, flet dhe  Perëndia

6.

Nxitoi dhespoti grek dhe shpejt mori vendim

Prap palë na u bë, bashkë me kadiun turk

Menjëherë e SHKISHËROI, klerikun tonë trim

Që plasësin sa më parë, ta fusnin dhe në burg

7.

E shkarkuan që nga detyra, edhe si kryeplak

Sepse për Anadollin, qe bërë i padëgjueshëm

E quajtën dhe të rrezikshëm, sikur të ish kaçak

Edhe për kishën greke, nuk qe i dëshirueshëm

8.

Me kohë edhe zabiti, urdhrin e kish dhënë

Dyzetë e ca xhandar, në fshatin Nikas shkuan-

Të lidhur këtë  djalë, përpara na e patën vënë

Me dhunë që nga shtëpia, Thoman e dëbuan

9.

Me hidhërim të madh, kishte folur dhe Aleksi

Kur ja dënuan të birin, me një vendim prej gjyqit

Dhespotëve të Athinës, u duhet prerë oreksi

Se  po na i vrasin djemtë  edhe me anë të kryqit

10.

Sa shumë qe mërzitur, mësues Kozma Dhima

Dhe Spiro Saqellari, i mallkoi klerikët e grekut

Por çeta e Kolkondasit, qe bërë gati me trima

Që ndaj asqerëve turq, t’ja niste dhe dyfekut

11

Mjaft lekë na u hodhën, që këtë trim ta vrisnin

Nga  disa pasanik dhe ekstremist islamik

Që trojet edhe pronat, pastaj t’ja grabisnin

Dhe jeta e këtij trimi,  qe vënë tepër në rrezik

12.

Por edhe disa të shitur,  e njerëz të pafytyrë

E hapën edhe lajmin, si shtrigat nëpër gjerde

Se kush do ta bënte, këtë krim kaq të ndyrë

Një shumë lirash të majme, vrasësi do të merrte

13.

Drejt Vlorës shkoi djali dhe atje mori gjeminë

Ashtu si ai zogu, që shkon nëpër shtrëngatë

Dhe derdhi shumë lot, kur pas  la Shqipërinë

Se për atë do vuante, një kohë mjaft të gjatë

14.

Pas disa orësh  ankthi, në Otranto ai mbriti

I mbetur në mes rrugësh, tek një kishë u drejtua-

Asnjë njeri nuk njihte dhe askush nuk e priti

Dhe në këtë vend të shenjtë, ca ditë u strehua

15.

Qe lodhur shumë fare, duke bërë çdo punë

Njësoj porsi të gjithë, emigrantët nëpër botë

Një prift arbëresh poqi, në kishë një të shtunë

Mirë se ke ardhur more vëlla, ky Ati na i thotë

16.

Dhe ky arbëresh e ndihmoi, shumë dhjakun tonë

Tek një rrobaqepës e çoi, të merrte dhe zanatin

Që kish qenë i dëgjuar, në të gjithë atë zonë

Dhe kështu të dy bashkë, u bënë miq me Fratin

17.

Por edhe unë i tha prifti, jam prej Myzeqesē…

Se të parët e mi, që prej andej kanë ardhur

Dhe detit plot me dallgë,  i dolën mes për mes

Kur turku u patë rënë, një natë  duke zbardhur

18.

Plot ngjarje kish rrëfyer, shpesh herë vet Thomai

Si gjyshërit e këtij frati, patën vuajtur  me detin

Dhe një këngë e kishin bërë, tërë dhimbje e vaj

Për barbarët osman, që vranë të tërë miletin

19.

Shumë shpejt Thomai u bë, një usta me nam

Gjithmonë qe i dashur, edhe me duar të arta

Kostumet e tij morën shumë emër edhe famë

Qenë tepër të kërkuara, dhe për shtresat e larta

20.

Mjaft kohë në mërgim dhe i mbushur plot mall

Vendosi që të kthehesh, në shtëpi për një  vizitë

Të ç’mallej dhe me prindërit, sa i kish  të gjallë

Që mbetën duke pritur,  të  birin për çdo ditë

21.

Qe krejt e pamundur, për të ardhur në Vlorë

Por as që të futej dhe që nga porti i Durrësit

Se mund që t’ia vinin, përsëri prangat në dorë

Prandaj na u nis, për në drejtim të Korfuzit

22.

Prej andej ai mbriti, në vendlindjen e bukur

Me Nikasin u shmall dhe me tërë njerëzit e vet ..

E pa dhe manastirin, ku në shqip trimi qe lutur

Se larg mëmëdheut, kish qenë për disa vjet

23.

Patë shkuar dhe njoftimi, nga spiunët në Fier

Kudo nëpër udhë, të  tërë hafijet na mbetën

Na u nisën dhe taborët, të mbushur me asqer

Por çdo se këtë trim, në fshat nuk  e gjetën

24.

Me vete kish prurë dhe një sasi napolonash

Dhe meqenëse xhandarët, në Fier nuk  e lanë

Atëherë ky patriot, me këtë shumë të hollash

Patë blerë në Skelë të Vlorës, edhe një dyqan

25.

Por dhe në Vlorë na e kanosën, këtë atdhetar

Një  hajn me kobure, çdo herë e gjurmonte

Turkoshak e grekofil dhe kaçak e vrastar

E detyruan të largohej e përsëri të mërgonte

26.

E mori prap rrugën dhe shkoi drejtë Janinës

Ku populli ynë çam, kish kohë mjaft të vështira

Kristianët i bënë grek, në kombësinë e Athinës

Ndërsa myslimanët i përzunë, nëpër shkretëtira

27.

U mundua të studionte edhe në “Zosimea”

Në këtë gjimnaz me nam e të njohur francez

Por këtij të “shkishëruari”, kurrë s’ju dha  leja

Pasi emrit tij i vunë, një njollë shumë të zezë

28.

Helenët ua ndalën, shqiptarëve edhe shkollën

Kur  tërë bota e kishte shpallur, diturinë të lirë

Edhe me nxënësit e tanë, porsi xhelat u sollën

Pasi  donin që ti linin, gjithmonë në errësirë

29.

Ndamë halle e derte, me vëllezërit tanë çam

Shpesh thoshte vet Thomai, ky patriot i madh

Kundër grekëve në protesta, së bashku u çuam

Dhe Janinën e tundëm, për disa ditë me radhë

30.

Pran liqenit të Janinës, u mblodhën myzeqarët

Në një shtëpi gjatë natës, rreth orëve të vona—

Një“Shoqëri të Fshehtë”, krijuan mëmëdhetarët

Që në Myzeqe të çelnin, kudo shkollat tona

31.

Një nënë e mirë çame, e veshur me të zeza

O bir i tha Thomait, dhe Ty të kanë bënë si turk

Në gjak u mbytë Arta, ska më shqiptar Preveza

Ik shpejt se do të vrasin, apo të çojnë në burg

32.

Kudo ish terror, dhe zjarr nga të katërta anët

Kurrkund nuk qe parë, si kjo far lloj mynxyre

Na i vrau greku çamët, më keq se osmanët

Nga shtëpitë i përzunë dhe nga trojet e tyre

33.

Shpejt iku nga Janina dhe në Athine u sosë

E takoi dhe Jani Mingën te “Kafja e Ballkanit”

Dhe shtruar bashkë me të, Thomai na u llafos

Për Myzeqenë e vuajtur dhe hallet e vatanit

34.

Mjaft i gëzuar u ndje, kur tok me të u poqën

Se kishin shumë vjetê, që s’ishin parë të dy

Dhe atij i tregoi, kur prej shtëpisë e ndoqën

Se gjuhën tonë osmanët e kishin halë në sy

35.

Më  treguan i tha Jani, për trimërinë që kryet

Kur te kisha e Shën Mërisë, si një bilbil ti psale

Të uroi çdo myzeqar, për guximin që rrëfyet

Gjithë kombi të nderoi, kur Zotit shqip ju fale

36.

Me Janin në Athinë u bënë punë të mëdha ja

Se e donim Shqipërinë, që ta shihnim si një zonjë

Luftuam thoshte Thomait, për të drejtat e saja

Që kurrë më të mos vuante e lidhur në vargonj

37.

Tërë qytetet e Greqisë, studenti ynë i brodhi

Se ky trim atdhetar, nuk mund që të priste

Kudo mërgimtarët, të gjithë bashkë i mblodhi

Dhe për Shqipërinë e pavarur, oratori u fliste

38.

Një ditë Jani Minga, i kish pasë thënë Thomait

Se Greqinë edhe shkollën, ne duhet që ti lemë

Atdheu nuk ’i lihet, më në dorë Esad pashait

Ndaj pas Ismail Beut, në Shqipëri do të vëmë

39.

Të ngjeshim mirë koburet e rrëmbejmë dyfekët

Dhe zot ne ti dalim, të gjithë tok Mëmëdheut

Ta shpëtojmë sot vatanin, nga serbët edhe grekët

Se duan të na zhdukin, që nga faqja e dheut

40.

Kur thirrjen dha vatani dhe lëshoi kushtrimin

Myzeqarët tanë u nisën, të tërë që prej kurbeti

Dhe nga çdo anë e botës, e morën fluturimin

Në Shqipëri u gjendën, sa kish filluar kiameti

41.

U kthye dhe Thomai e shkoi drejtë e në Skelë

Në shtëpinë e tij të vogël, që kish blerë në Vlorë

Rrobaqepësinë e parë e hapi, këtu ky djalë rebel

Dhe biznesit se ç’ja nisi, sipas stilit perëndimor

42.

Tërë rrobat na i qepte, në modelet allafrënga

Mësuar në Itali, kur e pat lënë Mëmëdhe ne

Sa bukur që na qepte, na i shkonte dhe kënga

Kur shtruar vet ja merrte, ustai për Myzeqenë

43.

Myshterit na i kishte, nga njerëz të mëdhenj

Dhe tek Thomai na faleshin, zotërinjtë të tërë

Priftërinj edhe hoxhallarë, me gjithë bejlerbenj

Në dyqan na i  shkonin, gjithmonë sërë sërë

44.

Vet metrin ja u vinte, me radhë efendinjve

Dhe masat ua merte, për pikë të merakut

Me mjekër e me çallma, të tërë osmanllinjve

Pazarin ua priste, të majmë e sipas barkut

45.

Të tjera çmime na kish, për tërë njerëzit e varfër

Ndërsa për shok e miq, shërbente edhe falas

Dhe hallet ja u qante e u qëndronte nga afër

Gjithmonë ai i ndihmone, me shpirt fukarasë

46.

I thjeshtë dhe gojëmbël, ai qe me gjithkënd

Zemërbardh e bujar, që nuk i gjendej dot shoku

Çdo herë fjala e tij, peshonte shumë rëndë

Në kuvende  me burra, shpesh fliste babëloku

47.

Me buzën plot gaz edhe fytyrën të qeshur

Këtë myzeqar fisnik, të gjithë njerëzit e donin

Dhe me kostume të bukura, si princ rrinte veshur

Tërë  Skela edhe Vlora, pa masë e nderonin

48.

Sa histori të ndritur, që kishte kjo rrobaqepësi

Se këtu hynin dhe dilnin, gjithmonë patriotët

Dhe Thomai na i priste, çdo herë me kënaqësi

Të tërë burrat e kombit, dhe ata më të zotët

49.

Kjo shtëpizë që ndriçonte, me rreze porsi dielli

U bë strehë e ngrohtë e mësuesit Jani Minga

Kur plot me re të zeza, ishte mbuluar  tërë qielli

Dhe ai hapte shkolla shqipe, në ato kohë të liga

50.

Të gjithë kapedanët, me radhë atje na vinin

At Spiro Saqellari, megjithë Kozma Dhimën

Dhe sëbashku e vendosnin, ku turkut ti binin

Me çetat myzeqare dhe Llazi Spiro vetëtimën

51.

Aty bëheshin shpesh, mbledhjet e patriotëve

Dhe kuvendonin tok, heronjët tanë pavarsista

Larg hafijeve të Turqisë edhe të dhespotëve

Që kudo na përgjonin, të bënin punë të pista

52.

Këtu thoshte Thomai, na lindi dhe mendimi

Që “Shoqatës së Janinës”, ti  jepej titulli nderit

Dhe me një emër tjetër,  ju bë dhe pagëzimi

Duke e quajtur si ”Komiteti i Fshehtë i Fierit “

53.

Për të hapur shkolla shqipe, në të gjithë nahinë

Dhe me armë në dorë, ti mbronim në çdo kohë

Që poshtë nga Vjosa, gjer lartë në Shkumbin

Se vetëm kështu Europa, atëherë do të na njoh

54.

Nga Skela drejtë Fierit, shpesh vinte ky djalë

Se hallet dhe dënimet, kurrë nuk i qenë sosur

Në Nikas gjatë natës, na shkonte mbi një kalë

Dhe me vete na merte, një shok të armatosur

55.

Se gjatë asaj kohe, s’kish fare ditë të qeta

Dhe as për këtë trim e atdhetar të vatanit

I futur në shumë lista, për ta ndarë nga jeta

Çdo ditë na e ndiqnin, hordhitë e dushmanit

56.

As zgjedha osmane, më kurrë s’po durohej

Ngado çetat tona, qenë në luftë me taborët

E gjithë njerëzia, ishte bërë gati që të çohej

Dhe me forcë ti flakte,  jashtë tërë okupatorët

57.

Por shekulli i njëzetë, ca kohë të reja na pruri

Për trojet arbërore, prap shpresa u ngjallë

Shqipërisë përsëri, po i ndriste shumë nuri

Me plakun tonë vlonjat, që priu kombin në ball

58.

Dy herë Ismail Vlora, në Fier patë zbarkuar

Në mars edhe gusht, të senesë dymbëdhjetë

Nga sarajet e Vrionëve, ai vet kishte deklaruar

Se tërë trojet shqiptare, do ti bënte në një shtet

59.

Kish qenë në këto kuvende dhe Thoma patrioti

Kur nisi që të  kryhej dhe misioni ynë i shenjtë

Gjithmonë me Jani Mingën, në ato kohë baroti

Sapo filluan themelet e vatanit tonë të shtrenjtë

60.

Rreth tyre myzeqarët, na u  ngritën në këmbë

Dhe fatin e nahisë, në duart e veta ç’e morën

Me asqerët na u ndeshën, dhëmb për dhëmbë

Nga Fieri osmanllinjtë, me armë na i shporrën

61.

Plot me zjarr ish Ballkani dhe luftërat qenë gati

Shumë shpejt diplomati, prap erdhi në Durrës

Që të mbronte vatanin, se më s’ priste sahati

Më gjithë Luigj Shkodrën edhe trimat e shpurës

62.

Por në Durrës se lanë, që ta bënte  kuvendin

Për ti shpallur më vete, tërë trojet shqiptare

Dhe tok ta bashkonte, me forcë të gjithë vendin

Që e lirë të fluturonte, prap shqipja krenare

63.

Drejt Vlorës u nis, për të mbritur më shpejt

Në datën e shenjtë dhe të shënuar historike

Në shi dhe në furtunë, kur rridhnin tërë qiejt

Shkoi  larg si apostujt, nëpër kohërat biblike

64.

Shkumbinin çe hodhi, mu tek Vau i Kishës

Dhe në Çermë pleqëroi, me Dërvish Biçakun

Të nesërmen sa e lidhi, kollaren e këmishës

U largua mjaft herët, të kapte Karatoprakun

65.

Myzeqarët na e  pritën, me çeta Ismail Beun

Dhe gjer brenda mu në Vlorë  e çuan të sigurt

Për ta bërë më vete dhe me shtet Mëmëdheun

Por edhe atje e mbrojtën plakun tonë të urtë

66.

Qe zënë Jani Minga dhe shumë punë na kishte

Sepse dhe zot dasme, qe caktuar nga Ismaili

Dhe gjatë tërë asaj feste, në ballë ky trimi  ishte

Duke mbajtur dhe fjalime e ligjëruar porsi bilbili

67.

Në Vlorë një porosi, na e dha shpejtë  Diplomati

Megjithëse s’kishte saraje dhe as zyra e kolltuqe

Urgjent shkoi mësuesi ynë, tek tregtar Diamanti

Dhe me Thoman na blenë, një pëlhurë të kuqe

68.

E qepi Thoma Ristani, me makinë këtë pëlhurë

Shqipërisë i këndonte dhe mjaft  lutej  për zonjën

Shumë bukur e qëndisi, myzeqari këtë flamur

Pastaj Petro Dhimitri, mbi të vuri dhe shqiponjën

69.

Këtë flamur Ismaili e ngriti vet në mes të Vlorës

Atë ditë tepër të shenjtë, të njëzetë e tetë nëntorit

Dhe jo atë që gjoja, na u qëndisë prej Marigonës

Apo të tjerë, që u sajuan me urdhra të eprorit

70.

Dikur na e mallkonin, pse kish qepur flamurin

Dhe në çdo vend e ndiqnin, haxhiqamilistët

Me ngulm e kërkonin, që të na e vrisnin burrin

Pasi kish qenë i lidhur, ngushtë me pavarësistët

71.

Në Skelë prap çdo vit, flamuj të kuq na  qepte

Dhe me kujdes i  paloste,  në  baulet e drurit

Për çdo nëntor me dëshirë, ai nxënësve ua jepte

Që  ta kremtonin këtë festë, në”Sheshin e Flamurit”

72.

Një person i tha Thomait, se më paguan t’ju vrisja

Në fillim maskarenjve, unë fjalën ja u dhashë

Por shpejt ndërrova mendje e me ju doja që të flisja

Dhe paratë ja u ktheva, nuk e gjeta dot ju thashë

73.

Po si mund ta bëja tha, unë të gjithë këtë zullum

Me një burrë të nderuar dhe kaq shumë të mirë si ty

Atëherë Thomai si shpërblim, na i qepi një kostum

Dhe djaloshi i kish kërkuar falje, me lot ndër sy

74.

Për kunatën Kristo Floqi, shkroi shumë dy tre mote

Dhe e ngriti Marigonë, lartë në qiell me gënjeshtra

Por e ndihmoi dhe baxhanaku, kryeministri Koço Kote

Se për përralla me mbret, këta ishin bërë mjeshtra

75.

Një kokëkrisuri zogist,mendja i kish shkrepur

Pas shkrimit që bëri, për flamurin Petro Poga

Dhe Thoman e urdhëroi, të thosh se kam qepur

Ku ustait si shpërblim, do ti lidhej edhe rroga

76.

Por Thomai nuk e pranoi, fare këtë lëmoshë

Pasi mjaft mirë e  dinte, se qysh hidhej tërkuzi

Dhe kurrë nuk u mashtrua, as nga ky kodosh

Ndaj plot me  neveri, këtë ballgur na e përbuzi

77.

Me një turkofil në Fier, ai patë këmbyer disa llafe

Por menjëherë e la hanin, dhe fluturoi me pelën

Këtu na e  helmuan, flamurtarin tonë me një kafe

Duke e ndarë nga jeta, me  Vlorën dhe me Skelën

78.

Por vepra e këtij trimi, gjithmonë do të nderohet

Me flamurin Kuq e Zi që qepi, në ato ditë Nëntori

Për shekuj me radhë, Thoma Ristani do kujtohet

Në”Sheshin e Pavarsisë “ si një ikonë shenjtori

Nga:

Themi J. Tushe

New  York-Tiranë-Kingston

August -September 2024.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here