Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh dhe përveçse janë të mira, gështenjat ofrojnë edhe veti të panumërta terapeutike dhe përfitime shëndetësore.
Në 100 gram gështenja gjenden rreth 40 gram ujë, 40 karbohidrate komplekse, 5 gr yndyrna të shëndetshme, 4 proteina bimore dhe 7 fibra. Gështenjat përmbajnë gjithashtu vitamina E dhe B, dhe minerale të tilla si kalium, fosfor, kalcium, magnez, natrium, hekur dhe zink. Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të gështenjave.
Ngopëse. Përveçse janë të shëndetshme, gështenjat janë një ushqim ngopës falë sasive të mëdha të fibrave dhe karbohidrateve komplekse. Ato mund të përfshihen në dietat dobësuese.
Dhëmbët dhe kockat. Fosfori i gështenjës, magnezi dhe kalciumi na ndihmojnë të mbajmë të shëndetshëm sistemin e kockave dhe të mbrojmë dhëmbët.
Sistemi nervor. Mineralet dhe vitaminat e grupit B të pranishëm në gështenja kontribuojnë në funksionimin e saktë të sistemit nervor dhe në parandalimin e sëmundjeve neurologjike.
Diabeti. Njerëzit me diabet mund të përfitojnë nga ngrënia e gështenjave: karbohidratet e tyre komplekse thithen ngadalë, duke shmangur rritjen e insulinës në gjak.
Aminoacidet. Proteina bimore e gështenjave përmban të gjitha aminoacidet thelbësore dhe kjo është një ndihmë e madhe për njerëzit që ndjekin një dietë vegane dhe për sportistët.
Pa gluten. Mielli i gështenjës është një zëvendësues i shkëlqyeshëm i miellit me gluten dhe është një mundësi e shëndetshme për ata që vuajnë nga sëmundja celiac ose ndjeshmëria ndaj glutenit.
Zemra. Ashtu si arrat, gështenjat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega 3 dhe omega 6. Kjo është arsyeja pse ato janë të shkëlqyera në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe mbrojtjen e saj.
Kapsllëku. Fibrat e gështenjës rregullojnë florën bakteriale në zorrë dhe tranzitin e zorrëve, duke eliminuar kapsllëkun dhe parandaluar kancerin e zorrës së trashë.
Hipertensioni. Duke qenë të ulëta në natrium dhe të pasura me kalium, gështenjat janë të shkëlqyera për ata që vuajnë nga hipertensioni. Ato janë gjithashtu të dobishme për të luftuar mbajtjen e lëngjeve.
Anemia. Hekuri që përmbahet në gështenja është i shkëlqyeshëm për parandalimin dhe luftimin e anemisë dhe lodhjes kronike./