Një video e postuar në rrjetet sociale thuhet se tregon “nga afër” se si duket thurja e një rrjete nga një merimangë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë “në mënyrë të përshpejtuar” nga afër se si duket procesi i thurjes së rrjetës.

Në përshkrimin e postimit, krijuesi ka shkruar se “i urren merimangat”, por se ajo në video është veçanërisht i talentuar.

Pamjet janë parë gati një milion herë, me shumë komente se sa mbresëlënëse duket një gjë e tillë.

“Herën tjetër që do të kaloj pranë një rrjeti merimange, do ta kujtoj këtë nga videoja dhe sa përpjekje duhet në të vërtetë për ta bërë atë”, shkroi një përdorues entuziast. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here