Duhet theksuar se çaktivizimi i llogarisë mund të bëhet vetëm një herë në javë. Duke vepruar kështu, profili, postimet, replikat, pëlqimet dhe ndjekësit do të hiqen përkohësisht.

Duket një ide mirë ti bashkohen një sajti të një media sociale për vetë faktin është falas.

Megjithatë duhet kohë për të kuptuar se koston e vërtetë e paguajmë përmes privatësisë dhe kohës që shpenzojnë, dy burime të ardhurash për këto platforma.

Nëse Threads nuk ju tërheq më, ekziston një mënyrë për tu larguar prej tij. Përdoruesit mund të çaktivizojnë profilin Threads.

Ja sesi të çaktivizoni llogarinë tuaj në Threads

Për ta bërë këtë ndiqni këto hapa:

  1. Hapni aplikacionin Threads dhe shtypni mbi foton e profilit në cepin e djathtë poshtë të ekranit
  2. Shtypni ikonën e menusë në cepin e djathtë lart të ekrani për të aksesuar menunë Settings
  3. Zgjidhni Account
  4. Shtypni opsionin Deactivate Profile
  5. Konfirmoni se dëshironi të çaktivizoni llogarinë duke shtypur Deactivate Threads Profile

Duhet theksuar se çaktivizimi i llogarisë mund të bëhet vetëm një herë në javë. Duke vepruar kështu, profili, postimet, replikat, pëlqimet dhe ndjekësit do të hiqen përkohësisht.

Llogaria juaj nuk do të fshihet dhe mund të riaktivizohet në të ardhmen.

Për fshirjen e llogarisë Threads ende nuk ka një mënyrë pa fshirë edhe vetë Instagramin. Shkëputja e Threads nga Instagram është një prej funksionaliteteve më të kërkuara që nga debutimi i tij javën e kaluar si alternativë e Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here