Në vitin kur Konica e boton përshkrimin e Lavardenit për flamurin e Skënderbeut, më 1901, Aladro Kastrioti tashmë kishte stampuar mjaft suksesshëm në Paris flamurin shqiptar dhe e shpërndante në Shqipëri dhe në vendet ku jetonin shqiptarët. Sipas kujtimeve personale, dy flamuj të tillë i kishte sjellë në Shkodër edhe Ndoc Nikaj, më 1901, mbas një qëndrimi në Paris te Aladro Kastrioti. Madje edhe Eqrem Bej Vlora, flamurin e Ditës së Pavarësisë në Vlorë, prej Aladros e kishte marrë në Paris. Në kryengritjen në Pejë, më 1905, sipas Biçokut dhe korrespondencës në gazetën e arbëreshit, një flamur i tillë ishte ngritur në ndërtesën pushtetore turke. Por kthehemi te Henry Longfellow i cili në kohët moderne e valëviti në erë para se ta bënin këta shqiptarë të vyeshëm

Në numrin 9 të revistës së vet “Albania” (shtator 1901) Faik Konica shkruan: “Një pajtimtar i ALBANIËS na pyet a ka Shqipëria një fiamur kombëtar. Mundim të përgjigjemi, e të ia miaftojmë dëshirën atij atdhetari e shumë të tjerëve. LAVARDINI në libër të tij frëngjisht ‘Historië e Gjergj Kastriotit, i thënë Skënderbeg, mbret i Shqipërisë’, të botuar në Paris më 1621, te faqia 42 thotë:“Fiamurët e Skënderbeut, qi ishin të gjithë të kuq, kishin një shqiponjë dykrerës e të zezë”. Pra, Konica shënon po aty, fiamuri kombëtar ynë është i kuq me një shqipe të zezë e dy-krerës, Ngjyma kombëtare jona, thotë tutje ai, është e kuqia edhe e zeza, këto ngjyma të vëna bashkë janë shënji kombëtar i Shqiptarëvet”.

“Skënderbeu mbant flamuj të kuq, të qëndisur me shqiponja dykrenare…”

Libri i Lavardenit është pothuaj komplet përkthim i Marin Barletit, edhe përshkrimin e flamurit të Skënderbeut nga Barleti e ka. Për këtë të shihen Fan Noli, Ymer Jaka etj. Sidoqoftë, pasqyrimi më i mirë vizual i flamurit të Kastriotit është në Hartën Portollane, 1456, kur heroi ynë ende ishte gjallë dhe në kulmin e sukseseve, dhe i ngulur aty ku ishte Arbëria e Skënderbeut. Këtë dëshmi mahnitëse, sjellë nga prof. Shyqri Nimani, kurse shqiponjat dykrerëshe në afreskat e zbuluar së voni në kishën e Shna Ndout, në rezidencën verore të Skënderbeut në Kepin e Rodonit.

Faik Konica, madje, bashkë me piktorin francez Filip Noke ishin përpjekur ta vizatojnë një flamur shqiptar, por pa shumë sukses. Megjithatë, Fan Noli, në fjalimin mortor për të, më 1942, Faik Konicën e quan rizbulonjësin e flamurit kombëtar. Sigurisht që nuk ishte vendi të thoshte se kush ishte zbulonjësi. Marin Barleti është vetëm përshkruesi i flamujve të Skënderbeut “Skënderbeu mbant flamuj të kuq, të qëndisur me shqiponja dykrenare – ky ishte flamuri i fisit të tij”. Këtu nuk duhet t’i mbetemi borxh Aladro Kastriotit, të cilin idhnaku Faik Konica fillimisht e ngrit në kupë të qiellit, pastaj e përbalt dhe e nxin katran, por i cili nuk është pa merita as sa i përket flamurit kombëtar. Në vitin kur Konica e boton përshkrimin e Lavardenit për flamurin e Skënderbeut, më 1901, Aladro Kastrioti tashmë kishte stampuar mjaft suksesshëm në Paris flamurin shqiptar dhe e shpërndante në Shqipëri dhe në vendet ku jetonin shqiptarët. Sipas kujtimeve personale, dy flamuj të tillë i kishte sjellë në Shkodër edhe Ndoc Nikaj, më 1901, mbas një qëndrimi në Paris te Aladro Kastrioti. Madje edhe Eqrem Bej Vlora, flamurin e Ditës së Pavarësisë në Vlorë, prej Aladros e kishte marrë në Paris. Në kryengritjen në Pejë, më 1905, sipas Biçokut dhe korrespondencës në gazetën e arbëreshit, një flamur i tillë ishte ngritur në ndërtesën pushtetore turke. Sipas letrës që Noli i shkruan Thanas Tashkos për manifestimin patriotik mundet që ndonjë nga ata flamuj të jenë përdorur. Na tërhoqën këto të dhëna e ndoshta bëmë shumë udhë mbas flamurit, por kthehemi te Henry Longfellow i cili në kohët moderne e valëviti në erë para se ta bënin këta shqiptarë të vyeshëm.

Nga kështjella shpejt ka rënë                          Anon from the castle walls
Flamuri me gjysmëhënë                                   The crescent banner falls,
Edhe populli shikon                                             And the crowd beholds instead,
Që në vent të tij valon                                        Like a portent in the sky,
Flamur i Skënderit n’erë.                                   Iskander’s banner fly, 
Shkab’e zezë me dy krerë.                                  The Black Eagle with double head;

Valëvitja e flamurit dhe rilindësit e vërtetë

Në kohën e botimit të “Skënderbeut” të Longfellow, Fan S. Noli përjeton një fazë të rrëmujshme të jetës. Edhe vetë paksa me vetëbesim deri në kokëfortësi, por kallaballëku i kundërshtarëve, midis të cilëve Kristo Dako, e shoqja e tij Parashqevi Qiriazi- Dako, motra e saj Sevasti Qiriazi, Mihal Grameno, por edhe Kostë Çekrezi, të cilin Noli e shkarkon nga editori i “Diellit”, i vërsulen egërsisht, duke e quajtur edhe hajdut e tradhtar, madje edhe diktatori prift, por ai me punë titanike, edhe kur i merr postet kryesore te “Vatra” e te “Dielli”, si div i përrallave tona i dominon me përkushtim e zotësi të pakufishme. Po citoj Nasho Jorgaqin: “Zgjerimi dhe forcimi i Federatës, veprimtaritë e pasura politike, memorandume, protesta, bashkëpunime të frytshme me qarqe amerikane, tribuna aktive te ‘Dielli’, këto dhe të tjera ishin arritjet kryesore të ‘Vatrës’, nën kryesinë e Nolit”. Shtoju këtyre mbledhjen e ndihmave (“Jepni për Nanën”), obligimet në kishë, vizita të djemve që stërviteshin nga oficerë amerikanë që shkonin t’i dilnin zot Shqipërisë, korrespondenca e madhe –  në 10 ditë ai shkruan 108 letra, dhe jo çkado.

Henry Longfellow (1807 – 1882)

Të përmendim që midis vullnetarëve që shkuan në atdhe ishte edhe i riu Qerim Panariti, më vonë i pari shqiptar i diplomuar në gazetari në Amerikë dhe editor i ‘Diellit’ për 20 vjet rresht.
Fan S. Noli ishte intelektuali e shqiptari i fuqishëm në rrethana ndonjëherë krejt të mjera, por në luftërat brenda sojit edhe kundërshtarët i kishte të fortë. Në duart e tyre flamuri i Skënderbeut valonte tutje, deri te Vlora, pa u ndalur. Që nga fillimet e ‘Diellit’ e të ‘Vatrës’ e deri në ditët e sotme që e ndihmuan këtë flamur dhe lirinë e Kosovës.

Këta ishin dhe janë rilindësit e vërtetë, dhe këtë shkrim mund ta mbyllë Fan Noli vetë, me kushtesën te “Historia e Skënderbeut”: “Kryetrimave të Rilindjes Kombëtare që përsëritën Epopenë e Skënderbeut në shekullin e njëzetë, ua dedikon këtë vepër Federata Panshqiptare ‘Vatra’”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here