Ndërtimi i besimit me fëmijët është i rëndësishëm për zhvillimin e tyre emocional. Për fat të mirë, nëpërmjet teknikave dhe zakoneve të ndryshme, prindërit mund të ndërtojnë një themel për një lidhje më të thellë dhe besim e respekt të ndërsjellë.

Psikologia e fëmijëve, Jaimie Bloch, zbuloi disa muaj më parë mënyrat se si ajo vetë zhvillon besimin me fëmijët. Së fundmi ajo ndau shenjat se besimi është krijuar,.

Ja cilët janë treguesit që ajo ka veçuar në një postim të ri në Instagram.

Ata ju kërkojnë ose drejtohen për ngushëllim dhe mbështetje kur janë të mbytur nga emocionet.

Ata e dinë se mund të jenë të pambrojtur me ju (kjo përfshin hedhjen e zemërimit dhe ndarjen e të gjitha llojeve të ndjenjave).

Ata vrapojnë për t’ju treguar gjëra të reja për të cilat kanë mësuar ose janë të emocionuar, shkruan Index.hr.

Ata ju kërkojnë luve për të luajtur bashkë si dhe  t’ju përfshijnë në interesat e tyre.

Ata e shprehin rastësisht dashurinë e tyre për ju verbalisht, për shembull, duke ju thënë: “Mami/Babi, të dua” ose përmes dhuratave të vogla si lulet që kanë zgjedhur ose vizatimet që kanë bërë.

Ata flasin hapur për gabimet e tyre dhe i ndajnë me ju.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here