Kastriot Dervishi, i cili ka qenë drejtor i Arkivës së Ministrisë së Brendshme për disa vite, ka publikuar kohë më parë disa foto nga ceremonia e varrimit të diktatorit Enver Hoxha si edhe kur u nxor nga varrezat e dëshmorëve në vitin 1992 pas ndryshimit të regjimit komunist.

Fotot në fjalë ai i ka shoqëruar edhe me një shënim të gjatë për atë që pësoi Shqipëria gjatë regjimit komunist duke filluar me përplasjet me ballistët, tek marrëveshja për bashkimin doganor me Jugosllavinë, aleanca me rusët e deri tek përçarja e popullit sipas tij nëpërmjet luftës së klasave.

Bashkëlidhur katër foto, dy prej të cilave janë shkrepur më 13.4.1985 kur bëheshin nderimet dhe dy të tjera më 3.5.1992, ditën kur arkivoli i Hoxhës u hoq nga varrezat e dëshmorëve.

 

 

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit në Facebook

Për çfarë duhet ta kujtojmë Enver Hoxhën?

Në “përkujtim” të 11 prillit 1985, ditës së vdekjes zyrtare të diktatorit komunist të Shqipërisë, po rendis disa arsye pse emri i tij duhet kujtuar. Ka shumë arsye më tepër se kaq, por unë mendoj se ai duhet kujtuar për:

-Luftën civile të viteve 1943-1944.

-Eksodin e vitit 1944.

-Shkatërrimin e shtetit shqiptar të ndërtuar me aq sakrificë në vitet 1920-1939.

-Përçarjen e madhe midis shqiptarëve nga zhvillimi i luftës së klasave.

-Ndërtimin e shtetit eksperimental sovjetik me tipare klanore dhe krahinore.

-Vrasjen dhe burgosjen e inteligjencies shqiptare të shkolluar nga Perëndim.

-Grabitjen e vjedhjen e 320 tonë flori.

-Grabitjen e individit, pronave dhe sendeve të tjera të paluajtshme

-Bashkimin doganor dhe monetar me Jugosllavinë.

-Izolimin e Shqipërisë nga bota dhe aleancat me armiqtë shekullorë të Shqipërisë.

-Shkatërrimin e natyrës me çpyllëzime, vepra industriale të panevojshme e me humbje financiare dhe ekologjike.

-Gatimi i njeriut të ri internacionalist proletar.

-Burgimet, internimet e persekutimet e popullsisë.

-Shkatërrimin e rrjetit arkivor të vendit dhe pasurisë kulturore të vendit.

-Për urinë dhe rreckosjen që i shkaktoi shqiptarëve si rrallë herë në histori.

-Për dëmet e shumta që asnjë pushtues nuk i shkaktoi vendit sa i shkaktoi regjimi i tij.

-Prapambetjen e thellë në të cilën e la vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here