Përderisa shumë persona kanë problem me dhjamin e tepërt në zonën e belit apo stomakut, ka disa hapa efektiv që duhet ndjekur për ta humbur atë.

Përkushtimi ndaj dietës e ushtrimeve është hapi kyç fillestar, për të humbur dhjamin e stomakut në mënyrë efektive, ka shkruar India.com.

Duhet të fillohet nga zgjedhja e një mënyrë të shëndetshme të të ushqyerit, me më pak kalori, më shumë fibra dhe proteinë.

Duhet të reduktohet konsumimi i tepërt i alkoolit, pasi ai shkakton fryrjen e stomakut, sidomos birra.

Duhet të përmirësohet orari i gjumit pasi me gjumin rregullohen edhe hormonet që rregullojnë apetitin.

Për ta kontrolluar peshën e tepërt, duhet të menaxhohet niveli i stresit dhe të evitohen situatat stresuese.

Vrapimi është mënyrë e mirë për të djegur kalori dhe për ta rregulluar belin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here