Sabit IDRIZI
DITAR NË GJUHËN E GURTË
Kush e kupton dhe di ta lexojë saktë gjuhën e gurit
Unë mund t’ia ofroj mijëra e mijëra faqe të një shkrimi të lashtë
Të shkruar në një të folme të vjetër shkëmbore
Që e mblodha shkronjë për shkronjë
Tash e pesë dekada me radhë
Unë për veten time
Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme
Shoh se do të ik kështu analfabet i etur
Pa e mësuar asnjë shkronjë të vetme
Pa e lexuar asnjë faqe
Të këtij ditari miliarda e miliarda vjeçar
Të Nënës sonë të Kaltër
Mitrovicë, më 29 tetor 2021 /InforCulture.info


