Nga: Lumo Skëndo (pseudonimi i Mid’hat Frashërit, botuar në “Diturija”, në janar 1929)

Gjith ajo godi ushtarake e moçme, ajo Tyrqi me àqë faqe të famëshme në analet e botësë per Jeniçerët e pamundshmë té saj-, ishte tani rrëzuarë mbërdhé si një kështiellë prej kartoni:

Bullgarët’ në Kërk Kilise e në Lute Burgos po thua se nukë gjetnë asnjë kundrëqëndrim. Duke lënë Edërnen’ në rrethim tani po i turrëshin Çatallxhesë; Sërbët në Kumanovë takuanë një vështirësi edhe mê të vogt’ akoma, dhe Grekët në fron të Makedhonisë ecnin drejt Selanikut kur Janina s’ kishte veç se fortesat e ngrehura këta vjetët e fundit për t’ i bërë ballë ushtris’ së mbretit Gjergj, Jorgo i Grekëvet.

Çdo ditë po vijnë edhe malsorë për të kërkuarë pushkë, fishehë. Kthehenë duarthatë. Një herë komandani jep urdhrë të shkepenë gjithë sa armë janë në çipat dhe nën’ hatllat e debojit: bëhenë nj’ a katrëqint kokinka dhe martinë të vjetrë të ndëruarë në mauzer. Malsorët i marrin me mirënjohje të madhe. Disa me dashuri fetare.

Xhavid pasha – që vetëm prej emrit i ngjan shkrétuësit të këtyre viseve, – dhe i cili gjendësh në Qafë të Diellit – është plagosurë në thundrë të këmbësë, disa thonë vetëm gërvishturë cipe. Kjo plagë duketë se ka rëndësinë legjendare të asaj së Akilit, se gjenerali ynë vjen e bie në shtrat, në Ipek. Dhe të pasnesrëmen mirretë vésh një vëndim i ushtërisë: Mahmut Hajret pasha do të hiqetë në Gjakovë a në Prizren, duke lën’ n’ Ipek vetëm Xhavid pashën.

Mê s’ ka dyshim. Shkupi ka rën në dorë te Serbvet katrë ditë mê parë. Komisioni mblidhetë prapë në kulët, në atë godi të ngushtë dhe të lartë, ngrehur për luftë vila me vila. Këtë radhë jo për të thënë fjalë luftare, për të biseduar masa kundrëqëndrimi; qëllimi i sotmë është edhe mê pak fisnik: fjala, Teslim, që pëshpëritet prej dy tri ditësh, tani po merr një formë konkrete.

Një komision katër vetash emrohetë, në krye të cilavet popa shqa. Vetëm duhet porositurë populli se mos rehetë dhe shtie dokush pushkë nga penxhereja, prej këtyre pushkëve që gjendenë pak a shumë në çdo shtëpi dhe që s’ hynë më no një punë. Porosi e teprë, padyshim.

Përpàra orësë ‘kaqë me rê të zeza njê ede merr trup: Në fillesë të lujtësë të gjashtë fuqit e mëdha u kanë dhanë një note të katër beslidhurve se nuk do të pranohetë asnjë ndryshim i kufinit, si do që të dalë fnndi i kësaj lufte.

Gjer më ç’ pikë do të zbatohetë kjo fjalë ose kjo kanosje, rrjedhja e, ngjarjevet do ta rëfejë. Vetëm kupëtohet interesi i fuqivet europeane për të ndërnyrë në punët e Tyrqisë, për t’u-okupuar me çështjen e Makedonisë. Në zgidhjet që do të mirrnin pyetjet e mbëtura zvarë prej kaqë vjetsh, duhenë paraparë interesat e Shqipërisë dhe të bëhetë një sforcim për të respektuarët e të drejtavet të saj.

Kjo idé u-çfaq që ditën e parë kur plasja e luftës u-duk e sigurtë. Po sot del një brengë: s’ është mê mprojtja e të drejtavet të Shqipërlsë përkundrejt Tyrqisë; është ruajtja e jetës së kësaj Shqipërije nga lakmimet e të katrë armiqvet, të kësaj toke arbreshe që fati i zi i saj, fataliteti i pozitës e bën të mos ketë asnjë mik, aq mê pak akoma në Ballkan.

Minuta e rrezikut sjell një bashkim të rremë, çliron rezistencën e padobishme, e bën të mundëshme até që mbase vetëm disa mënde mê parë ishte e pamundur të realizohet. Edhe në Ipek, mytesarifi në krye, nënshkrohetë dhe vulosetë një përfaqesi e redaktuarë me ngutsi: një përfaqesi që parasheh çdo hap, çdo demarsh,pranë Fuqivet të mëdha.

S’ka dyshim se nuk caktohetë mënyra as far a e kërkesavet për të formuluarë mê parë se çdo send të shpëtohetë, sa mê teprë, trupi i kësaj Shqipërije, pastaj të mejtohetë forma politike, independenca ose autonomija, e pjesës së shpëtuarë.

Ishte gjê e naturëshme që sforcimet do të mirrnin këtë udhë kur çdo shpresë po pritësh prej statuquo-së, kur harta e Balkanëvet dukësh se ishte më një ndryshim radikal e siprë, kishte ardhur edhe ora për të provuarë një herë fatin prej vendimevet dhe bisedimevet që munt të ngjanin midis pushtetavet të mëdha, të atyreve që e quanin vetëhen e tyre jo të pa interesuara në mbajtjen e ekvilibrit.

Çdo kundrëqëndrim shkatërimit që po vinte si një duhi e zezë, dukësh e pamundshme, si edhe çdo bashkëpunim me fuqit e thyera të Tyrqisë ishte pa dobi. Trupi i Shqipërisë po mbetësh pa mprojtje dhe i çelurë për mësyjtjet e armiqvet. Atëherë, si edhe në çdo rasje të tillë, i vetëmi miet, e vetëmja shpresë për atë që s ka fuqi, është në fjala, në politika, në vendimet e të tjerëvet; interesi i të cilëvet ndoshta pajtohetë një pakicë me të drejtat e ati të mjeri që ngre duartë dhe lutetë. Situatë tragjike dhe zemrëthynjëse.

Me 28 Tetor (stil i ri) Ipeku bje në duart e Malazesvet. Mahmut Hajret Pasha dhe Xhavid pasha – ay Xhavid i plagosurë në thundrët, dhe që ishte betuarë se do të vdiste në Ipek – hiqenë në Jakovë, ku arrijnë shumë nëpunës Tyrq; të gjithë qëllojnë të venë në Prizren. Ky u duketë si një kështiellë për t’ u-mprojturë.

Po s’ andejmi ku do të venë, çë shpresë kanë? Shumë prej nëpunësvet, të huaj ne vëndi, kanë dyshim dhe frikë se mos u dalin Shqiptarët mb’ udhë, mos u presin rrugën, mos i rjepin ose i vrasin. Në thellësi të truallit t’ ënë gjindja akoma s’di gjê! Ka dëgjuarë që një luft’ e madhe ka krisurë, që kralat e Balkanit kanë derdhur ushtarët e tyre kundrë Sulltanit; po s’ kanë mësuarë gjë tjatrë.

Mungesa e telegrafit, lëvrimi i pakët, absenca totale e atyre mjeteve lajmrimi që bota i quan gazeta, e bën këtë popull të rrojë në errësirët primitife, sikur fjala e Zotit “Le të bëhetë drita” nukë zbatohet edhe për ta.

Shpesh herë haberetë mê fantastikë dalin si hardhjeshkatë nga vrimat e shpellavet: Kështû, për shëmbllë, në kufi të Lumës, ne Bahtiar Doda, në vënt të lajmit të zi që Shqiet shkelë tokën e stërgjyshvet t’ anë, vete e reja gazmore e të hipurit prapë në tron t’ Abdyl Hamidit! Kjo përallë pritetë me gëzim, shkakton zbrazje pushke dhe therje mishi, një të vërtetë festë, aqë akoma kujtimi i Zhon Tyrqvet, i shkretimeve të tyre, i djegje shtëpish dhe rahje njerzish ësht’ i freskët në memorie të këtyre malsorëve, aqë ay emrë i urrejturë e bën të dashur dhe të respektuarë kujtimin e Abdyl Hamidit.

Në disa katunde shiheshin njerës që po venin të qitin “potere, të vënë berihajin, të grishin në armë, tani që ushtëritë e huaja po përparojnë fitimtare. Mbi udhë, në këtë tërheqje, edhe krahinat e largme, Gusina dhe Pllava, japin nënshkrimet e tyre për çdo veprim ose hape që munt të bëhenë relatif me zanin që do ngriturë në favor të kësaj Shqipërije.

Mirdita, rrie të Abatit dhe të Kapitanit të saj, jep fjalë të marrë pjesë në një mbledhje. Ku munt të bëhetë kjo mbledhje, ku, të mështillenë delegatët e vëndit që të mirrenë dot vesh midis tyre? – Shkodra nukë munt të vihetë në bisedim, e shtrënguarë ashtû si është nga veriu prèj Malit-të-Zi, i avitur gjer në Tarabosh më nj’ anë, dhe Bardanjoll n’ anë tjatrë.

Atëherë mbetetë Durrësi, Tirana, Elbasani. Po çapi i hedhurë shumë ditë mê parë në Ipek, ideja për një mbledhje dhe grishje të përfaqesuësvet, ka lindurë edhe më Shqipërinë Qendrore. Nga kreu i nëntorit kanë filluarë të këmbehenë telegrafë për nevojën e një mbledhjeje, e një pregatitjeje, sadoqë pa caktuarë dot vend e as edhe mënyrën’ e realizimit të këti iniciatifi.

Telegrafët janë këmbyerë nërmiet Vlorë dhe Tiranë. Duketë se ky qytet i fundit, ose skela e tij, Durrësi, janë të volitshmë për një qëllîm të tillë, dhe do t’ ishte kështû në realitet sikur të mos dilte një pengim i papandehurë, mos-besim dhe kundrëqëndrimi i qeverisë, i asaj hije qeverije tyrke që dukesh pa ekzistencë, tekdo gjetkë; atituda armiqësore e autoritetevet të vëndit do të kishte marrë ndoshta edhe një formë mâ reale sikur të mos ishte gjendurë një parti, një fuqi, e formuarë prej nasionalistvet të vjetrê.

Dhe kështû dëshira dhe shpresa e qeveris’ së Durrësit për ndalimin e lëvizjesë, dhe mê tepr’ akoma për arrestimin e iniciatorvet, mbeti shterpë.

Atëhere, duke u-lënë më nj’ anë Tirana dhe Durrësi, vështrimet u-këthyenë drejt Elbasanit, një qendrë e fortë patriotisme, vendi ku u-mështoll edhe kongresi i fundit i motit 1909. Atje dukësh si mâ e lehtë edhe ardhja e delegatëvet, edhe punimi i tyre pa frikë nga një autoritet, i cili, sadoqë në të fikur e siprë, prapë s’ pushonte së dëftyeri hostilitetin e tij.

Ishte vërtet se edhe vëndi mbetesh në errësirë mbi formën dhe ecjen e ngjarjevet. Në shumë qendra rronte akoma besimi se fuqitë ottomane munt te kenë prapë suksese, ushtritë zaptonjëse prapë të mundin të thyhenë. Mungesa e koherencës dhe e ndërgjegjesë që vërehësh në këto rasje, mospasja e një program-veprimi, mos ndjekurit e një qëllimi të kthielltë ishte gjê me të vërtetë dramatike.

Të mbeturë si kurdoherë pa krye, pa njësi kombiare, pa disiplinë, pa një program dhe direktif, po i bënte sot Shqipëtarët të mos dijnë ngaha të venë, çë udhë të ndjekin. Proponimi i një kongresi, zgjedhja e delegatëvet përnjëhere u pranua si një idé, prej së cilësë pritësh një qetësi mëndjeje, jo mbase si një miet shpetimi, po si e vetëmja gjé qe mbetësh për të bërë.

Tek Elbasani zgjithte përfaqesonjësit e tij dhe këmbente mendimet me qendrat e tjera, na se ku po çfaqetë një çështje e re: -Sërbët janë tue zbriturë në Ohri e në Strugë, telegrafi është në rrezik të pritetë, dhe kështu, jo vetëm qyteti i zgjedhurë si vëndi i mbledhjesë po mbetetë i çelurë për një zaptim të huaj, po edhe i izoluarë nga bota e jashtme: pa miet komunikimi me Shtetët e huaja çë zê munt të dalë nga Shqipërija dhe kjo nga kush munt të kërkojë ndihmë, të shpresojë një pakicë shpëtim?

Mbi këté vetë vetiu, naturisht dhe logjikisht mëndjetë kthelltenë drejt Vlorësë, skela ku një kabllo telegrafi vjen dhe e vë në prekje me botën e gytetëruarë, me fuqit e huaja. Një ngjarje mê importente akoma, lajmeja se një komision, me Ismail Qemalin në krye, po del në Durrës dhe s’andejmi qëllon të vejë në Vlorë, mè nukë le vënt hezitimi për këtë zgjedhje vëndi.

Dalë nga Stambolli me Luixh Gurakuqin, Ismail Qemali kishte vajturë në Bukuresht ku gjashlë përfaqësues e kishin shokëruar deri në Vjenë. Përpara katastrofësë pa shëmbllë që po e gjente Tyrqinë, shpresatë për respektimin e integritetit tokësor të saj ishinë pothua se fare shdukurë, dhe fitimet e aliatëvet balkanikë duheshin të bëhëshin definitif.

Mbi ndërimin radikal që po priste hartën e Balkanëvet, trilidhja, Austri-Itali-Gjermanija, dhe mê teprë fuqija e parë si mê direktërisht e interesuarë, po këshillonte me ngu’tësi një lëvizje nga ana e Shqiptarëvet të shpëtuarë sa të mundin makar, një pjesë të vëndit tyre.

Delegatët që kishin telegrafuarë arritjen e tyre në Durrës dhe dëshirën e një mbledhjeje në Vlorë, kishin një premtim dhe një shpresë. Po vëndi vetë ishte pa nonjë ngushëllim të tillë. Hapat e parë ishin bërë bash për të gjeturë no një dritare shprese.

Delegatët e zgjedhurë në vënt, tani po shtoheshin edhe me numurin è aty’re të ardhurë nga viset e veriut dhe të lindjesê të tokavet shqiptare, të cilët, të gjithë së bashku 47 veta, formojnë kongresin më 28 nantor 1912.

Mbledhja e 28 Nëntor 1912 në teori i jipte funt sunimit tyrk në Shqipni: proklamimi i vetëqeverimit, pranimi i favorshëm që i bëjnë kësaj lajmeje të dy pushtetat e Trilidhjesë – Austrija me Italinë, – njohja në parim të asaj independence, pakë më vonë, prej konferencës s’ Ambasadorvet në London, po e bënin një realitet zhestin e Shqiptarëvet, ose, më drejt akoma, po i jipnin një udhë që shpinte në realitet.

Po marrja fund e administratësë tyrke s’ bëhësh dot efektif në një minutë. Eshtë e vërtetë se në Vlorë brënda, në Fier, në Berat, në Tepelenë, Përmet e Gjinokastrë, valonte flamuri i Shqipërisë. Sunimi krejt shqiptar, me gjithë këtë qe kufizuerë vetëm në Vlorë: në Berat vinte dhe zinte vënt një divizion tyrk, ajo e Mahmud Hajret Pashësë; në Korçë derdhësh ushtri e thyerë e Xhavid Pashës, e cila hiqësh mê vonë në Fier; kur se Gjinokastra ndjente influencën e fuqisë që po mbante dhe mpronte Janinën.

Jo vetëm qitja me fuqi të këtyre përfaqsuesvet të regjimit otoman s’ ishte as e lehtë as edhe e mundurë, po edhe nuk dukësh gjë konform me intereset e asaj kohe të Shqiprisë, një pjesë e madhe, fort e madhe e së cilësë gjendësh okupuarë prej ushtrivet invaduëse të Shqehvet dhe të Grekvet.

Dy qytetë po opononin një rezistencë, të rrethuarë prej Balkanikëvet: Janina, Shkodra. Në qoftë se fortesa e parë nukë do të zihetë ngoje në historit t’ ënë veç se me figurën e saj pakë si teprë të tristushme, qyteti i dytë meriton një vërejtje mê të madhe me do ngjarje që u shvilluan’ në té, ose që ishin më të shvilluar e siprë, dhe që mbase formojnë një faqe të interesatshme të analevet tanë: Bash kur kryeqyteti buzë liqenit gjendësh i rrethuarë prej Malazesvet dhe Sërbëvet, valiu dhe komandant i tij, Hasan Riza beu, u mejtua të qitnjë flamurin e Shqipëris independente mbi kështiellën, që me këtë mënyrë Malcorët të largohen prej ndihmës që i japin Kral Nikollës, dhe të drejtojnë fuqit e tyre drejt mprojtjes’ së qytetit.

Nuk’ është botuarë gjësend mbi këtë pikë. Mbase shumë veta janë në kurent të çështjesë, dijnë hollësinat e brendëshme të shvillimit të saj. Si në çdo gjë tjatrë edhe këtu Shqiptarit akoma s’ i ka ardhurë në mënt të rrëfejë ato që di, të kthiellojë makar do pika të paka të jetës’ s’ ënë politike. Unë që shkronj këto radhë do të dëftenj vetëm çë kam mbledhurë dot prej atyreve që kanë qën’ në prekje direkte me këtë punë:

Hasan Rizaj tue biseduar me krenat e Shkodrësë – dhe sidomos me krenat katolik që kishin miqësi me té – pranon që, para se të hiqetë flamuri, të çohetë fjalë në qeveri e Austrisë dhe të pyetetë në ky manifestim ësht’ i fitimshim a po jo për polilikën e Shqipërisë.

Një emisar niset tinëz nga qyteti i rrethuar, ngarkuarë me këtë mision, bartës i dy letrave, një prej valiut drejtuarë ambasadorit të Tyrqisë në Vjenë, një e dytë nga Konsuli i Austrisë në Shkodrë për qeverin e tij; këto letra u-çuan’ në Kotor prej Shëngjinit, dhe përgjigja erdhi, padyshim në shifrë.

Vetëm në këtë mes po ngjante një eveniment i math brënda Shkodrës: Esad Toptani, komandant i redifëvet në këtë qytet, kishte dijeni prej rrjedhjevet të punësë, dhe Hasan Rizaj po vritësh pakë ditë mê vonë, prej një njeriu të Esadit dhe duke dalë nga shtëpi e këtij. Kështu një ngjarje që ishte filluarë, po ndalohësh në mes me një krismë pushke dhe mbaronte krejt me dorëzimin e Shkodrësë.

Vrasja e Hasan Rizajt dhe t’ u-dhënët e Shkodrësë, duke çelurë portën për hyrjen e ushtrisë shqahe, i jipte funt dominatës otomane në atë qytet: mbeturinat e ushtërisë tyrke të dala nga Shkodra u nisnë për në Stamboll dhe Anadoll, nga Durrësi.

Të rënët e Janinësë, pakë javë mê parë, kishte zgjidhur edhe çështjen e sunimit tyrk në Shqipërit jugore. Pakë mê pastaj, me anë të Semanit, dhe një pakicë nga Vlora, nisësh edhe ushtëri e thyerë që kishte zënë vënd disa muaj në Berat e në Fier.

Munt të themi se në Maj 1913, pêsë muaj pas proklamimit të vetëqeverimit, gjithë Shqipërija e mbeturë jasht’ okupatësë greko-sllave, gjendësh nënë’ sunimin direkt të qeveris’ së re kombiare, pa asnjë gjurmë ose shënjë nga regjimi i vjetrë. Kjo tërheqje, kjo heqje-dorë, kishte ngjarë pa no një përpjekje, pa manifestim brutal, pa no një luftim, pa derdhje gjaku.

Alianca balkanike, fitimet si rrufe të ballnikëvet, të hutuarët e Tyrqisë dërmuanë gjithë fuqin e saj. Zhesti i Shqipëtarëvet në Vlorë, makar në formë platonike, po çilte një faqe historije të re, e konfirmuarë me një vendim të konferencësë në London, dhe kjo njohje e pranuarë me një deklaratë zyrtare të Portësë, fakte që e vinin krijimin e Shqipërisë në radhën e çështjevet internacionale.

Çkëputja e çdo marredhanëjeje me dominatën e parë kishte ardhurë më një mënyrë të qetë, thamë, pa no një fare përpiekjeje dhe zihjeje. Farë në fillesë të shkuarët, ose mê mirë të themi symbiosi i të dy autoritetevet, qe një gjë interesante për të vërejturë: në Gjinokastrë mytesarifi, i emruarë nga Stambolli, konfirmohësh prej qeverisë provizore; flamuri valonte në kështiellë; dhe, me gjithë këtë, qeveritari sivil, tër duke koresponduarë me Vlorën, ishte në relacione zyrtar edhe me komandantin e Janinës, edhe me autoritetin ushtarak të Gjinokastrësë, shpesh edhe në bashkëpunim me ta.

Një e këtillë gjë ngjante edhe në Berat, sadoqë mê pak’ e theksuarë: Errësira në të cilët gjendësh qeverija provizore për regjimin definitif të arthmë, më nj’ anë, situata kritike dhe fort çqetësonjëse e krijuarë prej invadimevet grek dhe sërb, n’ anë tjatrë, e bënin autoritetin e ri shqiptar të jetë fort i maturë, mbase dhe i hezituarë në marrëdhanëjet me përfaqèsuësit e fundit të sunimit otoman.

Një send që ishte caktuarë që në minutën e parë, është prerja e çdo lidhjeje Bosforin: nga mbrëma e ditësë 28 Nëntor më s’ u-këmbye asnjë korespondencë me Bab-i-Alinë.

Zyrtarisht, dhe e shtrënguarë prej rrjedhjevet naturale të ngjarjevet, Tyrqija i përulësh fatalitetit që e shkëputte për jetë nga Rumelija, nga djepi i madhërisë saj, nga kjo cop’ e tokësë në të cilët kishte nisurë dhe ishte shvilluarë fuqija dhe fama e shtëpis’ Osmanxhikut. Po, me një vendim politik dhe diplomatik a do të çdukësh edhe çdo tendencë, çdo shpresë e atij organizimi të math? Tyrqit që ishin mësuarë t’ a shikojnë Shqipërinë si bulevardin, si kështiellën e tyre, a do të unjnin përnjëhere kryet përpara kësmetit?

Pas vendimit të fuqivet të mëdha dhe deklaratës’ saj, kupëtohetë vetiu se, Tyrqija mê s’ka mundurë t’ ushqejë shpresën të rifitojë Shqipërinë, as edhe të ushtrojë mbi tê no një të drejtë suzereniteti. E vetëmja shpresë drejt së cilës duket të ketë kthyerë vështrimin e saj është mbajtja e një lidhjeje fetare, me një influencë politike, duke emruarë në tron të Shqipërisë një princ tyrk, nga dinastija otomane.

Kjo fushatë manifestohetë mê parë me ardhjen e Beqir Grebenesë në Vlorë. Ky oficer, hyn në marredhanëje me do të pakë Shqiptarë, dhe rrëfehetë sikur punon për hesapin e Izet pashës. Arrestimi i tij u pandeh se u dha funt manevravet tyrko-zhontyrke. Po ngjarjet e Elbasanit – fillimi i motit 1914 – dhe pastaj kryengritja e Shijakut, Kavajës, Tiranës, rrëfyen se nënë hinë aparent po ndizësh akoma zjari.

Çështje të mbetura atëhere gjysmë të panjohura, të pa shpiegushme, sot po ndritohmë: Emisarë të ardhurë nga Stambolli po i jipnin një rrugë të caktuarë lëvizjesë fetare dhe reakcionare të kryengritjesë, e përdornin për fitimin e qëllimit otoman ndjenjën konservatife të një pjese të popullit. Lufta e madhe s’ dukësh të japë një funt këtyre lodrave që po kthente Stambolli: përkundrazi, të marrët pjësë të Tyrqisë pranë fuqivet qendrore, dhe të qënët okupuarë Shqipëri e veriut dhe e lindjesë prej Austrisë, i jipte shpresë Tyrqisë që të veprojë prapë një influencë mbi Shqipërinë në mbarim të luftësë, padyshim në rasje të mbarimit fitimtar për Qendrorët.

Këtu hyjmë në një periodë të historisë që akoma rri e pshehtë për neve: Aventura e Beqir Grebenesë, me gjyqin që u-bë në Vlorë, dhe me kujtimet e Izet pashësë që presim të botohenë, munt të themi se mê s’ ka no një farë të pshehte për neve.

Për fat të keq ngjarjet e vitëvet 1914-1918 nga pikëpamje e intrigavet tyrke, po presin akoma dritë: e dimë që, të pakën dy emisarë, dy oficerë, Edhem dhe Sylejman efendiu, qenë të ngarkuarë me të prurë instruksione, për të drejtuarë lëvizjetë pro-tyrke (qendra e të cilavet dukësh të ishte bërë Shkodra); e dimë tani se Kara-Said Pasha ishte i ngarkuarë me mision të pshehtë prej Tyrqisë; e dimë se në Stamboll telet e këtyre operacioneve ishin të qëndrësuarë në zyrët që emërohësh Teshqilat-iMahsusa; e dimë prapë se, të dy veta van’ në Stamboll për të hyrë në prekje direkte me zyrën e lartëpërmendur, t’ i japin, ose t’i pregatitin, një formë praktike çështjes’ së një princi Osmanlli për Shqipërinë.

Po këto nukë mjaftojnë: kujtime, botime na mungojnë. Do të ketë kurajë, prej atyrève që njohin gjë dhe që akoma janë gjallë, të flasin, të na kallzojnë të vërtetën, a po Shqiptari do të jetë kurdoherë i pushuarë, i heshturë bash atëhere kur të folët e tij munt të hyjë në punë, munt të bëjë një shërbim atyreve të brezit të arthmë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here