Ndërkohë që manaferrat janë fruta të sezonit të nxehtë, ato ofrojnë shumë të mira shëndetësore.
“BBC Good Food” ka shkruar se ato janë të pasura me shumë vlera ushqyese e antioksidantë dhe bëjnë pjesë në familjen e frutave të malit.
Ato përmbajnë sasi të bollshme të fibrave, proteinave, karbohidrateve, kaliumit, manganit e vitaminës C.
Manaferrat janë burim i mirë i antocianinës, komponim i fuqishëm bimor i cili ndryshe njihet si polifenol dhe është përgjegjës për ngjyrën vjollcë të errët që kanë këto fruta. Manaferrat përmbajnë sasi të madhe të flavonideve dhe ellagitanineve, të cilat kanë veti mbrojtëse ndaj organizmit.
Manaferrat mund të mbrojnë nga sëmundjet e zemrës pasi polifenolet që gjenden në to sigurojnë efekte mbrojtëse. Polifenolet që gjenden në manaferra parandalojnë koagulimin duke relaksuar enët e gjakut e duke ndihmuar gjakun të lëvizë lirshëm.
Manaferrat mund të mbrojnë zemrën sepse janë të pasura me vitaminë C dhe kalium, të cilat mbështesin funksionimin normal të stistemit kardiovaskular.
Manaferrat ndihmojnë parandalimin e kacerit.
Ndërkohë që nuk ka ndonjë ushqim që mund ta ndalë kancerin, ka mënyra të të ngrënit që mund ta parandalojnë duke ulur rrezikun.
Studimet kanë treguar se përbërësit që gjenden në manaferra ofrojnë përfitime anti-kancerogjene duke parandaluar enzimat që mund të jenë shkaktare të sëmundjes.
Manaferrat ndikojnë në përmirësimin e funksionit të sistemit njohës si dhe atij motorik. Ato përmirësojnë funksionimin e trurit përmes polifenoleve që përmbajnë. Manaferrat përmbajnë edhe manganin i cili gjithashtu luan rol të rëndësishëm për shëndetin e trurit.
Këto fruta të malit mund të ndikojnë për të mirë në shëndetin oral pasi kanë veti antibakteriale.
Pasi përmbajnë polifenole, të cilat kur kombinohen me fibra rregullojnë edhe nivelin e sheqerit në gjak, manaferrat janë të mira edhe kundër diabetit.
Ato mbështesin edhe shëndetin e zorrëve duke mos lënë grumbullimin e baktereve të këqija.