Një studim i ri ka sugjeruar se disa ilaçe antidepresantë si “Lexapro”, “Paxil” dhe “Cymbalta” shkaktojnë shtim në peshë, kur u krahasuan me ilaçe të tjera si “Zoloft”, kurse përdoruesit e “Willbutrinit” patën shumë më pak gjasa të shtojnë peshë.

Studiuesit nga instituti i shëndetit në Harvard analizuan peshën trupore të më shumë se 183 mijë personave që përdorin ilaçe antidepresante për 6 muaj, një vit dhe dy vjet pasi filluan të përdornin ilaçet, shkruan “New York Post”.

Të dhënat sugjerojnë se ata persona që morën ilaçet Celexa (citalopram), Lexapro (escitalopram) Prozac (fluoxetine), Paxil (paroxetine), Wellbutrin (bupropion), Cymbalta (duloxetine) dhe Effexor (venlafaxine) u krahasuan me përdoruesit e ilaçit Zoloft (sertraline), i cili është antidepresanti më i përshkruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Brenda gjashtë muajsh, përdoruesit e “Lexapro”, “Paxil” dhe “Cymbalta” kishin 10 për qind dhe 15 për qind më shumë gjasa të shtojnë të paktën 5 për qind më shumë sesa përdoruesit e “Zoloftit”.

“Prozac” nuk solli dallime në peshën e pacientëve brenda gjashtë muajsh, ndërsa përdoruesit e “Wellbutrinit” kishin 15 për qind më pak gjasa të shtojnë 5 për qind peshës trupore. “Wellbutrin” vazhdonte të ishte ilaçi që nuk ndikonte në shtim peshe as pas një viti e pas dy vitesh.

Gjetjet u publikuan në revistën “Annals of Internal Medicine”.

Studiuesit lavdëruan aftësinë që “Wellbutrin” pati për të rritur nivelin e dopaminës dhe norepinephrines në tru, të cilat përmirësojnë vëmendjen dhe kthjelltësinë mendore.

Ky ilaç që përdoret për trajtimin e depresionit dhe për t’u ndihmuar njerëzve ta lënë duhanin, ka treguar gjithashtu se mund të stimulojë sistemin qendror melanocortin, i cili rregullon apetitin, balancin e energjisë dhe peshën trupore.

Rezultatet e studimet dolën pasi rritjes së numrit të përdoruesve të ilaçeve antidepresante, sidomos tek të rinjtë dhe adoleshentët.

Një studim pati gjetur se rreth 14 për qind e të rriturve ne SHBA marrin antidepresant. Studimi i Harvardit gjeti se pacientët shpesh mund të ndërpresin marrjen e ilaçeve antidepresante pasi ta kuptojnë se ndikojnë në shtim të peshës.

“Ky studim siguron prova të rëndësishme rreth peshës që fitohet e cila duhet të jetë e pritshme pasi të fillohen përdorimi i antidepresantëve më të shpeshtë. Mjekët dhe pacientët mund t’i përdorin këto informacione, në mes të shumë faktorëve, në mënyrë që të ndihmojnë të vendosin se cila është zgjidhja e duhur për ta”, ka thënë autori i studimit, Joshua Petimar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here