Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rendit kancerin e mushkërive ndër shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri në mbarë botën

Lënia e duhanit është këshilla e parë për të parandaluar kancerin e mushkërive, por të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për faktorët dhe shenjat e tjera të rrezikut.

“Kanceri i mushkërive nuk kufizohet vetëm te duhanpirësit”, thotë për Parade pulmonologu dr. Sandip Gupta.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rendit duhanin si shkaktarin kryesor në 85 për qind të rasteve të kancerit të mushkërive, por kjo ende lë 15 për qind të rasteve me shkaktarë të tjerë.

“Është e rëndësishme të njihni shenjat e kancerit të mushkërive, sepse zbulimi i hershëm ju jep një shans më të mirë për ta mposhtur atë”, thotë pulmonologu dr. Raj Dasgupta.

Ndonjëherë këto shenja janë të vështira për t’u dalluar, transmeton Telegrafi.

“Për fat të keq, pacientët me kancer të mushkërive të sapodiagnostikuar shpesh nuk kanë simptoma”, thotë pulmonologu dr. Jimi Johannes.

Megjithatë, nuk është gjithmonë kështu dhe një shenjë e kancerit të mushkërive mund të shihet kur shikojmë veten në pasqyrë.

Pulmologët shpjeguan se çfarë është, pse ndodh dhe çfarë të bëjmë nëse e vërejmë.
Një fytyrë e varur dhe mungesa e djersitjes mund të tregojnë sindromën Horner

Një fytyrë e varur, shpesh e kombinuar me mungesë djersitjeje në njërën anë të fytyrës, mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive.

“Këto simptoma mund të pasqyrojnë një lyth ose masë në pjesën e sipërme ose majën e mushkërive”, thotë Dr. Johannes.

Pjesa e sipërme e mushkërive është po aq e rëndësishme sa edhe organet e tjera. Ajo është e përfshirë gjithashtu në shkëmbimin e gazit, duke sjellë oksigjen në gjak dhe duke hequr dyoksidin e karbonit nga gjaku, ashtu si pjesa tjetër e mushkërive”, shpjegon dr. Johanes.

Klinikisht, një fytyrë e varur dhe çdo mungesë djersitjeje shoqëruese mund të tregojë sindromën Horner.

Dr. Johannes shpjegon se disa nga nervat që furnizojnë nervat e fytyrës dhe të syve e kanë origjinën në palcën kurrizore, afër qafës së poshtme dhe pjesën e sipërme të gjoksit. Nervat shtrihen lart dhe afër pjesës së sipërme të mushkërive.

“Një tumor në pjesën e sipërme të mushkërive mund të prekë këto nerva, duke rezultuar në simptoma neurologjike,” thotë ai.

Veprimi i shpejtë mund të ndryshojë dhe të shpëtojë jetën tonë

Megjithatë, fytyra e varur nuk është gjithmonë shenjë e kancerit të mushkërive, por mund të jetë shenjë se duhet të shkojmë te mjeku.

“Lezione të tjera që mund të prekin të njëjtin grup nervash, nga truri deri në qafë, mund të shkaktojnë të njëjtat simptoma, të tilla si goditje në tru, trauma në bazën e kafkës ose shtyllës kurrizore në nivelin e qafës, dhe aneurizmat, ndër të tjera”, thekson Dr. Johannes.

Në këto raste, veprimi i shpejtë mund të ndryshojë dhe të na shpëtojë jetën.

“Nëse vëreni ndonjë ndryshim, mos vononi të kërkoni ndihmë mjekësore”, përfundon doktoresha Dasgupta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here