Ky lloj i bimëve drunore e ka origjinën nga Australia, por rritet edhe në zona të tjera të ngrohta ku kënetat janë më të zakonshmet

Rrënjët e këtij druri, të cilat mund të jenë edhe në formë shkurresh, zhvillohen në gjerësi dhe thithin një sasi të madhe lagështie, e cila kontribuon në tharjen e zonave me lagështi.

Disa lloje të eukaliptit rriten jashtëzakonisht shpejt, duke arritur deri në 30 metra në vëllimin e pemës. Lëvorja është zakonisht e lëmuar, e bardhë ose ngjyrë kremi por nganjëherë përbëhet nga pllaka të plasaritura në bazë.

Gjethet e reja janë të rregulluara kryesisht në çifte të përkundrejta, në formë elipsi deri në formë veze, të veshura me pluhur të bardhë, deri në 150 mm të gjata dhe 105 mm të gjera, transmeton Telegrafi.

Gjethet e rritura kanë formë heshtore të lakuar, me ngjyrë të gjelbër me shkëlqim në të dyja anët dhe janë të vendosura në mënyrë të këmbyer; janë 150-300 mm të gjatë dhe 17-30 mm të gjerë në një kërcell 1.5–6 mm të gjatë.

Përveç tharjes së kënetave, eukalipti i shërben njeriut edhe në mjekësi, sepse vaji esencial përftohet nga gjethet e tij, ndërsa rrënja e kësaj peme është e pasur me taninë.

Eukalipti përdorin deri në 200 litra ujë në ditë sipas një hulumtimi të bërë nga World Agroforestry Cente. Kjo e bën specien një pemë shumë ‘të etur’. Kjo nuk favorizon asnjë burim uji, veçanërisht ligatinat dhe kënetat.

Peizazhet e pushtuara kanë gjithashtu biomasë dukshëm më të lartë se bimësia natyrore/vendase që do të thotë se ato paraqesin një rrezik të konsiderueshëm edhe zjarri. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here