Ndjenja…..mbështjellësja e qënies sonë, misteri dhe burimi i gjithë energjive rrezonuse, e sakaq njeriu përpiqet të shkarkojë energjitë e akumuluara nëpërmjet ngjarjeve të cilat e shoqërojnë ngado…

Vetë natyra jonë humane absorbon e çliron në evenimente dhe ceremoni të ndryshme, gëzime, hare, hidhërime ,momente krenarie dhe kurajoje, aty ku forca njerëzore dizenjon ndërtimin e karakterit dhe personalitetit të saj.Diku brenda kësaj krijese misterioze zhvillohet një betejë e dualizëm midis njdenjës, pra (shpirtit) dhe trupit (materies).

Por ne vërejmë vetëm njërën anë të medaljes, ndërsa ana tjetër është ndërthurja midis dy të kundërtave, pra trupit dhe shpirtit. Le të ndalemi një çast e të meditojmë se sa bukur lëvizjet harmonizohen mes njëra tjetrës, ku krijojnë efektin marramendës, i cili me fuqinë e tij shpërthen si një vullkan, mimika sinkronizohet me gjithë gjymtyrët, e kështu duken sikur valë deti pasojnjëse së njëra tjetrës…

Shputat e këmbëve trokasin e përplasen fortë mbi tokë, elektrizohen e më pas shkarkojnë energji kumbonjëse, ashtu njësoj siç shkarkon rrufeja përmbi kreshtat e maleve, kjo pra është vallja jonë e bukur, ngjasonjëse me lisat e gjatë e të fortë, e teksa rrënjët e saj zgjaten e kacavirren rreth motit të shkuar e të largët….

e moçme…

e amshueshme…

ashtu si vetë ndjenja jonë…

Mendja brilante dhe syri stërvitur nuk mund të rrijnë pa eksploruar zanafillën e kësaj perle të shoqëruar me lëvizje akrobatike, elegante, që mahnisin vështrimin e kureshtarit, veçse banorët e atyre maleve të lartë mund ta përsosnin kaq ëmbël dhe bukur artin e kërcimit…

Çudi, vërtet çudi….vallë kush ua mësoi..?!

Disa të dhëna dhe rrëfime na vijnë nga lashtësia, ato rrëfejnë se vallet e njohura e më të spikatura ishin vallet e burrave trima të (Mollosisë) pra malësorët e Epirit të cilët mbështeshin tek njëri tjetri si një forcë e vetme në formacionet e tyre ushtarake dhe kështu u jepnin besën njëri tjetrit duke shtrënguar duart fort, dhe nëse formacioni çahej apo shthurej beteja ishte e humbur, kështu në të njëjtën mënyrë valltaret mbanin fort njëri tjetrin duke sjellë në valle element të lëvizjeve ushtarake në beteja të ndryshme, ata kërcenin dhe hidhnin valle me shpatat e mprehta si gladiatorë të vërtetë….

Përngjante si një magji, ku pajiseshin me fuqi të mbinatyrshme dhe u shtohej forca përballë armikut, pikërisht këtu fillon gjenealogjia ku merr emrin “VALLE PIRRIKE”, e cila daton prej kohës së Pirros…

Çamëria, vendi ku Çamiko-ja u zhvillua e u përsos, u kurorëzua si princesha e gjithë valleve.Ajo fitoi statusin dhe trajtën e një valleje tradicionale, kërcehej në mbarë hapësirën shqiptare, por jo vetëm…

Ajo u muarr apo më saktë u huazua nga grekët, edhe pse kurrë ata nuk arritën përvetësimin e saj. S’ka sesi të ish ndryshe, geni virtuoz çam që e lindi dhe e rriti, normal që do ta ngrinte në majat e lartësisë shpirtërore, pas shumë e shumë betejave, i bëri ballë dhe i rezistoi kohërave e rebesheve…

Vetëm toka e Çamërisë mund ta marrë këtë sadisfaksion dhe atribut, ndaj kjo valle mbeti kryelartë. Çamiko-ja, pra vallja çame i tregon greqisë se me forcën që ajo mbart, është avokatja dhe mëkëmbësja e çamëve në vendin helen, këtë fakt ata nuk munden t’a fshijnë apo manipulojnë sepse emri i saj dëshmon se Çamëria nuk vdes….

Kodi i fshehtë i kësaj valleje zbërthehet dhe merr kuptim vetëm nën këmbët e shqiptarëve çam, vetëm atyre u ka hije t’a kërcejnë këtë valle, dhe a e dini pse…?

Sepse ata grekët, e kanë vjedhur dhe mësuar shumë vonë, por amamagjia dhe shija që u ka lënë kjo valle i ka bërë t’a trajtojnë si (pan-helenike), rrënqethen e drithërohen kur e sodisin, ethet e kësaj valleje kanë pushtuar zemrat e tyre, ata e dashurojnë por nuk mundet ta tjetërsojnë origjinën e saj..

Të dehur nga pasioni, pohojnë me plot gojën e tyre se po kërcejnë Çamiko…!!!

Dhe kur i pyet se kush janë t’zotët dhe fisnikët e vërtetë të këtij margaritari…?!

Ata ngrenë supet lartë….sa keq per ta, sa keq…

Sa keq që nuk e dinë apo ndoshta e dinë dhe nuk u vjen përshtat t’a pranojnë….

Vallja Çame flet vetëm shqip,

gluha e saj është gluha e Homerit,

ajo zbukurohet si një nuse në këmbët e heronjëve të Trojës, fustanella është mbulesa dhe xhevahiri i saj…

Në vetë titullin që i kam vendosur shkrimit tim, termi pushtim është në një farë mënyre kolonizimi që i kemi bërë Greqisë pa luftë, por veç me kulturën tonë….

Ironia qëndron gjetkë, edhe pse Greqia e realizoi qëllimin e saj, hedhjen në dorë të Çamërisë dhe nënshtrimin e popullsisë çame, befas ajo u gjend krejt e papërgatitur të luftonte me shpirtin çam, me atë forcë buronjëse të zemrave tona, e kështu dalë nga dalë u dorëzua dhe u pushtua kulturalisht, nga vallja dhe fustanella jonë e bukur…

U dorëzua të dashur lexues, u dorezua….

Vallja e lashtë Pirrike pra Çamiko-ja, fustanella Ilire, mitet dhe hyjnite pellazgjike kolonizuan mbarë Greqinë, dhe tashmë gjenden të folklorizuara dhe pan-helenike…e pse do të thoni ju…?

Sepse e bukura i pëlqen edhe djallit…!

Ja se si shprehen studiues, udhëtare e kalimtarë të ndryshëm kur ndeshen me tokën epirotase, pra me tokën çame…ata u shtangën për vlerën emocionale dhe estetike të valles,

për harmonizimin midis vokalit, instrumentit dhe lëvizjeve akrobatike të shoqëruara në këtë valle magjike….

1-Autori André Barret, në librin e tij (vezhgim rreth Greqise) pohon se vallja Çame-Çamiko është një valle heroike, e cila e ka origjinën e saj nga Epiri (Thesprtoia).

2-Qëndra studimore e ekistikës,konkludonte në një simpozium të sajin në Athinë, se ka një paralelizëm dhe një ngjashmëri shumë të madhe midis valles Çame dhe lëvizjeve të valleve Skoceze,po pse pikërisht fustanella Kelte(Skoceze) dhe vallja ka një ngjashmëri kaq të madhe…?! Sepse legjionet romake në Angli,kishin shumë ushtar Iliro-Epirot të cilët ngelën atje dhe lanë zakonet dhe veshjet e tyre.

3-Në librin (Greqia )te Paul Hellander,citohet dinjiteti dhe krenaria e valles çame…

“Vallja, shpesh herë karakterizon nuancat dhe natyrën e atyre që e kercejnë,dhe s ka si të ndodhë ndryshe dhe në Epir,aty ku kërcehet vallja (çamiko) me një dinjitet dhe burrërri,thua sikur u ngjan maleve që ka perreth për nga madhështia…”

4-Tullia Magrini, ish profesor i antropologjisë në fakultetin e Bolonjës…

“Natyra e valles Greke virtuoze (solo) të tilla si (squats) apo hapa, te mbështetura nga personi i dytë në linjë, i ndeshim tek vallja çamiko(tsamiko), emri i së cilës buron nga shqiptarët-çamë…”

5-Ndërsa autorja Rozana Mozaki shprehet kështu për çamët në librin e saj( Vallet greke për amerikanët)

“Në kohët e sotme vallja çame është kthyer pan-helenike,ajo kërcehet si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat,emri i kësaj valleje vjen nga Çamët,banorët që kanë jetuar në rajonin e Çamërisë pra në Epir.Ajo po ashtu quhet edhe kleftiko,sepse është kërcyer edhe nga kaçaket apo luftëtarët suliotë të cilët kontribuan në çlirimin e greqisë më 1821…”

6- Nigel Allenby Jaffé në librin e tij Folk dance of Europe (Valle popullore të Evropës ) pohon se vallja Çamiko buron nga zona e (Tsamidon-Tsamouria) pra nga Çameria dhe u bë një valle shumë e preferuar për kaçakët dhe luftëtarët e maleve,po kështu edhe vallja legjendare e Osman Takës, ku vendëlindja dhe djepi i saj ndodhet në tokën arbërore çame….

Nuk më ngelet tjetër veç të theksoj në mbyllje të këtij shkrimi modest, se sa shumë vite e mote do të kalojnë aq shumë kjo valle do të mbesë, ajo është tharmi dhe palca e identitetit tonë,

ky identitet i pavdekshëm i cili u ngec si një halë në fyt manipulatorëve te historisë.

Ndaj o shqipëtar i mirë mësojua vallen e shqipeve gjeneratave që vijnë pas, se kjo valle na mban kokën lartë e na burrërron…!

_________

ERVIN FETAHU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here