Frutat e thata e arroret rekomandohen të konsumohen për shkak se përmbajnë shumë vlera ushqyese.

Ndër to edhe lajthitë janë të pasura me shumë vitamina, shkruan India.com

Këto fruta të thata janë të pasura me magnez e mangan, që janë të nevojshme për eshtra të shëndoshë.

Janë të mira edhe kundër peshës së tepërt, pasi kur konsumohen, krijojnë ndjenjën e të qenit të ngopur.

Lajthitë janë të pasura me minerale si vitamina E, mangani e bakri, të cilat ndihmojnë trurin kundër harresës.

Ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë që është e mirë, kur bëhet fjalë për diabetin.

Lajthitë përmbajnë yndyra të shëndetshme dhe antioksidant, që i ndihmojnë shëndetit të zemrës.

Përmbajnë gjithashtu edhe fibra, të cilat ndihmojnë tretjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here