Abdullah Klinaku

Një ditë gëzimi, ditë xhumaje e tubimi për besimtarët, komunizmi trokiti në derën e xhamisë për të disatën herë me radhë. ”Ishte e xhuma. Pas faljes, xhemati po përshëndetej me mua si asnjëherë tjetër. Të gjithë vinin e nuk po largoheshin. Kjo më bëri shumë përshtypje. Shumë u përmallova, e me të vërtetë, kjo qe xhumaja e fundit për mua dhe për besimtarët”.
Tashmë jetimi i dikurshëm kishte mbushur 45 vjet. Komunistët e mbyllën në burgjet Hafiz Sabri Koçi, i lindur me 13 maj 1921, Idrizi, ishte babai i tij, vdiq në Selanik, akoma pa i mbushur një vit i biri. Ai u rrit jetim. Njëfarë fati që i ka përcjell edhe pejgamberët. U rrit pranë hoxhallarëve të mëdhenj prej të cilëve e morri diplomën e ixhazetit për shkencat islame. Një jetim po burrnohej dhe çdo ditë po i rrëmbente zemrat e njerëzve për ti aromatizuar dhe kalitur me besim në Zotin e Madhërishëm.
E futën në burg në moshën 45 vjeçare dhe doli nga burgu në moshën 65 vjeçare.
20 vjet, 4 muaj e 18 ditë, qëndroi i pa thyer e me plotë besim në Zotin e Madhërishëm, në burgjet komuniste, me mëkatin e vetëm se e donte dhe e besonte Zotin e Madhërishëm.
“Për sa i takon Ramazanit, më ka rënë të agjëroj në të gjitha stinët. Haja vetëm darkë. Në kohën e Iftarit haja iftarin dhe nuk paraqitesha më të në mensë deri në iftar. Ashtu agjërova 21 ramazane, me një kokërr qepë ne xhep dhe me një gotë kauçuku në të cilën zëja kos me qumështin që më jepnin kundër helmit”, na mësoi ai mes lotëve një ditë.
Hafiz Sabri Koçi, ishte themeluesi dhe kryetari i parë i Komunitetit Mysliman Shqiptar pas komunizmit, i cili vuajti jetën e rënd, kaloi internime e zhvendosje për 15 vite gati dhe në fund 20 vite të jetës i kaloi në burg.
Zot ty shumë shyqyr që sot nuk jetojmë në komunizëm e rahmet lësho mbi këta njerëz që flijuan çdo gjë për Besimin në Ty!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here