Spinaqi është një ushqim i domosdoshëm për ta konsumuar çdo ditë, dhe konsiderohet një burim i fuqishëm i vlerave ushqyese që janë jetike për organizmin, të tilla si vitaminat A, C & K, kalium, kalcium, magnez, folate dhe hekur.

Kjo perime po ashtu përmban sasi të vogla të fibrave dietale që janë shumë të mira për shëndetin e zorrëve, dhe substanca natyrore bioaktive të quajtura karotenoide të cilat gjenden edhe në karota.

Cilat janë përfitimet e shtimit të spinaqit në dietën tuaj ditore?

Spinaqi është i pasur me lëndë ushqyese dhe i mban kockat e shëndetshme. Spinaqi po ashtu është një mënyrë e shpejtë për t’i përmbushur lëndët ushqyese të cilat grave shpesh u mungojnë. Përfitimet e lëndëve ushqyese në spinaq kanë të bëjnë kryesisht me shëndetin e kockave (kalcium, magnez dhe vitaminë K), shëndetin e lëkurës dhe syve (vitamina A, vitamina C dhe karotenoide), shëndetin e riprodhimit (folate) dhe nivelet e energjisë (hekur). Sidoqoftë, duket theksuar se vetëm 10 për qind e hekurt mund të absorbohet nga spinaqi, prandaj nëse qëllimi juaj është ta rrisni nivelin e hekurit në gjak, sugjeroheni të merrni edhe suplemente ekstra me shumë lëndë ushqyese. Rreth një e treta e grave kanë rezerva të ulëta hekuri në trup.

Spinaqi është natyrshëm i pasur me përbërës të quajtur nitrate të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës. Në fakt, disa studime kanë sugjeruar që ushqimet e pasura me nitrate, të tilla si spinaqi, gjithashtu mund ta ndihmojnë mbijetesën nga sulmi në zemër.

Spinaqi gjithashtu përmban nivele të larta të zeaksantinës dhe luteinës (antioksidantë të fuqishëm) të cilat lidhen me përmirësimin e shëndetit të syve.

Disa studime tregojnë se zeaksantina dhe luteina punojnë për të parandaluar degjenerimin makular dhe kataraktën, të cilat janë shkaqet kryesore të verbërisë.

3 mënyra të thjeshta për ta shtuar spinaqin në ushqim

Sallata me spinaq

Një drekë vërtet e shijshme dhe e shëndetshme konsiderohet sallata me spinaq dhe ushime shtesë si grejpfruti, qiqra, fletë molle, copa të specit të kuq dhe majdanoz të copëtuar.

Smoothie me spinaq dhe manaferra

Pas ushtrimeve sugjeroheni ta pini një smoothie me spinaq dhe manaferra të përziera bashkë, për t’ marrë përfitimet ushqyese të kësaj pije. 300ml ujë, ca fleta spinaqi, disa manaferra dhe mjedra, një lugë e madhe jogurt, një lugë gjelle pudër proteinash dhe një lugë e vogël mjaltë, janë përbërësit që ju nevojiten për përgatitjen e një smoothie të shijshëm dhe të shëndetshëm për organizmin tuaj.

Garniturë me spinaq

Një formë tjetër e përgatitjes së spinaqit, është ta zieni atë në avull dhe ta shërbeni me një copë biftek viçi dhe patate të ëmbla të pjekura.

Duke e shtuar mishin e kuq në sasinë e spinaqit që e konsumoni, në fakt rritet edhe absorbimi i hekurit.Shpërndaje në:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here