Çfarë ka më të sikletshme se përpjekja për të komunikuar me një mik/e toksike? Situata bëhet edhe më e vështirë kur përplasja ndodh nga telefoni dhe personi nuk është përballë.

Ndaj dhe përpjekja për të interpretuar qëllimin apo kuptimin e mesazhit bëhet edhe më e vështirë nga ana tjetër e telefonit.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një miqësi të ri apo të vjetër, efektet e mesazheve të tilla në shëndetin mendor dhe fizik janë gati shkatërruese. Sa më gjatë të rrini në një marrëdhënie toksike, aq më shumë keni shanse për nivele të larta të kortizolit(hormoni i stresit), gjë që rrit edhe më shumë rrezikun për hipertension dhe sëmundje kardiovaskulare.

Por, si t’i përgjigjeni mesazheve toksike të këtyre lloj miqve? Ja disa ide!

#1 “Duket sikur po kalon një periudhë jo shumë të mirë. E lëmë për një herë tjetër këtë bisedë”

#2 “Nuk më duket aspak argëtuese kjo bisedë”

#3 “Cili ishte qëllimi yt kur ma dërgove këtë mesazh?”

#4 “Duhet të mendohem për këtë mesazh”

#5 “Mos kam gabuar në ndonjë gjë me ty?”

#6 “Nuk ke të drejtë të më flasësh kështu”

#7 “Nuk ndihem shumë i/e respektuar nga ty në këto momente”

#8 “A je i/e sigurt se ku do të shkosh me këtë mesazh?”

#9 “Ky është mendimi yt, jo i imi”

#10 “Më trego më shumë për këtë mesazh. Jam kurioz/e se çfarë do të thuash”

#11 “Nuk kam pse të të justifikoj vendimet apo zgjedhjet e jetës sime tek ty”

#12 “Do t’i bëj screenshot këtij mesazhi dhe do ta dërgoj pasi të qetësohesh. Flasim më vonë”

#13 “Shpresoj që ta jesh pak më i/e sjellshme herën tjetër kur të flasim”

#14 “Mirupafshim!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here