Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që gjiganti teknologjik po punonte mbi këtë projekt.
Apple nuk e ka deklaruar asnjëherë publikisht këtë ide që përfshin rreth dy mijë persona. Shumë punonjës të projektit do të zhvendosen në seksionin e inteligjencës artificiale.
Ekipi i makinave Apple njihej si Grupi i Projekteve Speciale, pjesë e Projektit Titan të shefit ekzekutiv, Tim Cook. Kompania ka shpenzuar miliarda dollarë në kërkime dhe zhvillim, por është përfolur se po punonte për një makinë tërësisht autonome, timon e pedale. Megjithatë, ishte ende larg prodhimit.
Apple ka kërkuar për mundësi të reja përtej iPhone dhe kompjuterëve, ku së fundmi nxori në treg pajisjen Vision Pro për realitetin virtual.
Firma e kërkimeve Counterpoint theksoi se vendimi vjen pas rritjes së beftë të kërkesës së konsumatorëve për mjete elektronike me inteligjencë artificiale. “Të dhënat paraprake tregojnë se dërgesat e celularëve me inteligjencë artificiale do të tejkalojnë 100 milionë njësi në 2024”, tha analisti udhëheqës i saj.
Parashikimi është që numri mund të arrijë 500 milionë në 2027.
Kërkesa për makinat elektrike është ngadalësuar në muajin e fundit ndërsa kostot e qirasë mbeten të larta, duke bërë që tregu të jetë shumë konkurrues për kompanitë e mëdha që po përpiqen të tërheqin klientët./tvklan.al