Rreth 5 milionë britanikë kanë presion të lartë të gjakut të padiagnostikuar dhe jetojnë jetën e tyre duke mos ditur se janë në rrezik dhe komplikimet që mund të sjellë kjo.

Për më tepër, vdekjet nga zemra dhe ato të qarkullimit të gjakut që i atribuohen peshës së tepërt dhe obezitetit janë rreth 31,000  persona çdo vit në Britani të Madhe.

Kjo është arsyeja pse Tesco po ndihmon duke rritur ndërgjegjësimin për shëndetin e zemrës së bashku me partnerin, Fondacionin Britanik i Zemrës.

Nga Fondacioni Britanik i Zemrës thanë se dietat e tyre të ushqimit mund të luajnë një rol të madh në mbajtjen e zemrës së shëndetshme.

“Koleksioni shumëngjyrësh mund të na ndihmojë të planifikojmë vaktet tona me përbërës të përballueshëm. Mendoni vezët e fërguara për mëngjes, specat djegës të tymosur për drekë, ushqimet e pasdites si mini-petulla me bizele dhe kofshët e pjekura të pulës me panxharpër darkë – të shijshme dhe të mbushura plot me perime”, thanë nga Fondacioni Britanik i Zemrës.

Ndërsa, nutricionistja Laura Farrell nga Tesco tha: “Duam të ndihmojmë klientët tanë të bëjnë jetë më të shëndetshme. Miratimi i një diete të ekuilibruar dhe ushqyese është një mënyrë e shkëlqyer, si pjesë e një stili jetese të shëndetshme, për të mbështetur zemrën”.

“Qendra jonë e recetave përmban vakte të shijshme që mund të mbështesin shëndetin e zemrës, si rizotoja me domate të pjekura dhe elb margaritar me patëllxhan, e cila është e ulët në yndyrë, e pasur me fibra”.

“Ne jemi krenarë që kemi punuar me Fondacionin Britanik të Zemrës që nga viti 2018, duke bashkëpunuar për të krijuar mënyra se si mund të mbështesim shëndetin e klientëve tanë ndërsa ata bëjnë blerjet e tyre javore”, shkruan Mirror.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here