Kjo pamje e horizontit të Tokës derisa Dielli perëndon mbi Oqeanin Paqësor u mor nga anëtarët e ekuipazhit në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar ISS në vitin 2003.
Të dukshme në këtë imazh janë majat e thepisura të reve të shiut. Majat në pjesët e rrafshta të reve të shiut formohen kur grumbujt e tyre ngrihen përmes shtresës më të ult të atmosferës, ato godasin shtresën e sipërme, të njohur si stratosferë, por pa e depërtuar atë.
Këto forma të reve zakonisht rrafshohen gjerësisht dhe përhapen nën stratosferë, por disa prej tyre janë mjaft intensive për të shpuar nëpër stratosferë. Këto mund të tregojnë se ku zakonisht ndodhin shtrëngata të forta – ndonjëherë breshër ose tornado.
NASA, Instagram /InforCulture.info