Qepa njihet si burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh, nga të cilat mund të përfitoni nëse e konsumoni këtë të fundit në mënyrën e duhur.

Ajo është shumë e pasur në oligoelementë dhe vitamina, përcjell Fol Drejt.

Ajo përmban enzima që stimulojnë tretjen, oligoelementë si: (sulfuri, potasiumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori), vitamina (A,B,C,E) , flavonoidë që kanë veti diuretike, si dhe përmban një hormon vegjetal shumë të rëndësishëm që lufton diabetin, glukokininën.

Përfitimet shëndetësore që ofron qepa janë të shumëllojshme. Ajo shfaq veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës. Normalizon florën intestinale dhe pengon rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal). Lëngu i qepës me pak mjaltë është një ilaç ideal kundër infeksioneve të rrugëve respiratore.

 

Përdorimi i qepëve është shumë i përhapur edhe në industrinë e kozmetikës. Qepa përmban sulfur. Ky i fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe stimulon rritjen e flokëve dhe pastron fytyrën nga aknet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here