Edhe pse të gjithë mund të mendojmë se duhet të dimë se si t’i pastrojmë dhëmbët tashmë, sipas ekspertëve, shumë prej nesh bëjnë një gabim të madh kur bëhet fjalë për ruajtjen e shëndetit oral.

Gjegjësisht, dentisti Sahil Patel ka treguar për “Mirror” se një nga gabimet më të mëdha që mund të bëjmë kur lajmë dhëmbët është të lagim furçën para se të vendosim pastën.

“Nëse rregullisht e lagni furçën e dhëmbëve përpara se të vendosni pastë dhëmbësh, në fakt po e holloni atë”. Pasta e dhëmbëve tashmë përmban sasinë e duhur të lagështisë. “Nëse është i lagësht, shkumon më shpejt dhe të bën ta pështysh më shpejt”, shpjegon dentisti.

Përveç kësaj, ai gjithashtu përmendi se një numër i madh i njerëzve nuk i lajnë dhëmbët siç duhet ose mjaftueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here