Histori

Kjo pjese e shkurter e historise eshte marre nga libri i fushes se historise,te cilin e ka botuar avokati studjuesi Xhafer Sadiku.

Libri titullohet : Midis perandorive dhe religjoneve(besimeve fetare).

Ky botim historik,eshte i bazuar ne dokumenta historike te arkivave mbi historine.

————-‐—-

Tokat shqiptare para pushtimit Osman

Në 1318 Shqipëria, përveç krahinës së Durrësit, gjendej e gjitha nën sundimin e serbëve. Shqipëria mbeti edhe paskëtaj e pushtuar nga sllavët, deri në 1389 kur u dëbuan nga osmanët.
Ofensiva osmane në Ballkan dhe fitorja e tyre në betejën e Kosovës, shqetësoi mbretin e Hungarisë, Sigismondo, i cili u kërkoi ndihmë dy papëve, atij të Avinjonit, Benedeto i trembëdhjetë dhe atij të Romës, Bonifacio i nëntë.
Ideja e kryqëzatës gjeti një mbështetës autoritar siç ishte Duka i Burgonjës Filipi i dytë, i cili mblodhi shuma të mëdha parash dhe ngarkoi në krye të ekspeditës djalin e tij, Xhovani, kont i Neveris. Ushtria e mbushur me kalorës francezë, gjermanë, anglezë dhe italianë, u nis në 20 prill 1396 nga Dizhoni, për të zbarkuar në Budva. Në fund të korrikut i’u bashkuan edhe mbreti i Hungarisë me trupat e vojvodës së Vllahisë, që ishte vasali i tij.
Një flotë e siguruar nga Urdhëri i Rodosit, Venediku dhe Gjenova, depërtoi në Detin e Zi, e u ankorua në grykëderdhjen e Danubit.
Ushtria e kryqëzatës mund të kishte rreth njëqind mijë luftëtarë. Më 26 shtator 1396, afër Nikopolisit, ushtria e kryqtarëve pësoi humbje të madhe nga ushtria osmane. Ishte një masakër e vërtetë dhe e përgjakshme.
Sipas Franco Kardinit, shpenzimet e kryqëzatës u përballuan nga Duka i Burgonjës, djali i të cilit ishte dhe arkitekti kryesor i humbjes, dhe nga Sigismondo i Hungarisë. Ky i fundit u tregua frikacak dhe u trajtua si i tillë nga kalorësit francezë. Shuma që mbeti e pambuluar u sigurua nga disa bankierë gjenovezë që kishin interesa në Azinë e Vogël.
Për të liruar robërit e shumtë që u kapën nga osmanët, u zhvilluan bisedime nga Gjenova dhe Venecia, të cilët ishin në marrëdhënie të fshehta me Sulltanin, si dhe nga tregtari i Lukezes, Dino Rapondi, i cili mbante kontakte me gjykatën osmane. Deri në fund të vitit 1397 robërit ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here