Kur nguteni, në vend që në fytyrë, grimi ndonjëherë pa dashur bie nëpër rroba apo lë gjurmë në dysheme dhe tepih

Njollat nga maskaraja, buzëkuqi ajlaneri, pudra do t’i eliminoni lehtë nëse përdorni disa nga këto truqe.

Buzëkuqi – Njollën nga buzëkuqi spërkateni me llak të thonjve dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta. Pastaj rrobën fërkojeni me sfungjer dhe lajeni në rrobalarëse.

Për eliminimin e njollave nga maskaraja përdorni preparatin për heqjen e grimit i cili përmban vaj. Në të kundërtën, do të bëjë “katastrofë” edhe më të madhe! – transmeton Telegrafi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here