Një sistemi i fortë imunitar është mbrojtja e trupit kundër infeksioneve.

Kur nuk jeni mirë, sistemi juaj imunitar prodhon antitrupa për t’u mbrojtur nga viruset apo bakteret.

Është një sistem kompleks që përfshin shumë funksione të ndryshme brenda trupit – dhe shumë gjëra mund të ndikojnë në funksionimin e tij dhe, nga ana tjetër, mënyrën se si ndiheni.

Këtu janë disa nga shenjat që tregojnë se sistemi juaj imunitar është dobësuar…

Ndjeheni më të lodhur se zakonisht

“Kur sistemi juaj imunitar lufton një infeksion, shpesh mbarojnë edhe rezervat tuaja të energjisë”, tha Susie Perry, shkencëtare ushqimore dhe nutricioniste nga sisterlylab.com.

Pra, nëse ndiheni më të lodhur se normalisht, kjo është një shenjë se sistemi juaj imunitar është më i ngarkuar se sa më parë.

Ajo shtoi se nëse vuani nga simptoma të përsëritura të ftohjes, cystitis, një gjendje autoimune, alergji ushqimore ose intolerancë, atëherë sistemi juaj imunitar mund të jetë i dobët dhe mund të ketë mungesë të zinkut dhe vitaminave A, C dhe D3, duke ju lënë të pambrojtur ndaj infeksioneve të zakonshme të dimrit.

Probleme me tretjen

Problemet me tretjen mund të jenë gjithashtu një shenjë e një sistemi imunitar të dobësuar.

Sipas Dr Peter Abel, lektor i lartë në shkencat biomjekësore në Universitetin e Lancashire, 70% e qelizave imune ndodhen në traktin gastrointestinal.

Ai tha: “Zakonisht këto qeliza largojnë toksinat që mund të jenë gëlltitur dhe një sistem imunitar i dobësuar mund të çojë në ngërçe në stomak dhe diarre.”

Ftohjet e përsëritura dhe gripi

Shpesh ju vazhdoni të sëmureni me simptoma të tipit të ftohjes dhe gripit?

Një person me një sistem imunitar të dobësuar mund të përjetojë ftohje të shpeshta.

Kjo është për shkak të mos prodhimit të mjaftueshëm të limfociteve, të cilat prodhojnë antitrupa që luftojnë infeksionet virale. Kjo mund të shkaktohet nga faktorë të tillë si një dietë e varfër.

Vitamina të tilla si B12, acidi folik ose zinku në dietë kontribuojnë në prodhimin e këtyre qelizave. Nëse këto vitamina mungojnë, mund të ndodhë që të sëmureni më shpesh. Mund të rrisë gjithashtu kohën e rikuperimit.

Infeksione të shkallës së ulët

Infeksionet janë shpesh të dukshme, me simptoma akute që nuk mund të mos i vini re. Infeksionet e shkallës së ulët, megjithatë mund të shkaktojnë simptoma që nuk janë të rënda, por ende tregojnë se diçka nuk është plotësisht në rregull.

Këto infeksione vazhdimisht kanë nevojë për vëmendjen e sistemit tuaj imunitar dhe qelizat imune të ngarkuara për pastrimin e infeksioneve nga trupi aktivizohen dhe mbështeten nga lëndë ushqyese si zinku, vitaminat C dhe D3.

Me kalimin e kohës, nëse nuk keni mjaftueshëm lëndë ushqyese imune në dietën tuaj, këto infeksione të shkallës së ulët fillojnë të fitojnë dhe sistemi imunitar dërgon një sinjal tjetër për t’ju paralajmëruar për situatën e rënduar- të dridhura, temperaturë të ulët, rrufë, hundë të bllokuara dhe inflamacion.

Çfarë mund të bëni për këtë?

Nëse dyshoni se sistemi juaj imunitar është i dobësuar, atëherë është e nevojshme të kontaktoni mjekun tuaj, në mënyrë që të mund të kontrolloni për çdo problematikë të mundshme në shëndetin tuaj.

– Përqendrohuni në një dietë të ekuilibruar me ushqime të plota, të pasura me fruta, perime, proteina, yndyrna të shëndetshme dhe drithëra. Vitaminat C, D dhe zinku luajnë një rol vendimtar në funksionin e imunitetit.

– Angazhimi në aktivitet të rregullt fizik mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit imunitar dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike. Edhe 30 minuta tre deri në katër herë në javë janë të mjaftueshme për të pasur një ndikim.

– Nivelet e larta të stresit mund të dobësojnë sistemin imunitar, kështu që praktikimi i teknikave të reduktimit të stresit si joga ose meditimi mund të jenë të dobishme.

– Gjumi është gjithashtu i rëndësishëm për një sistem imunitar të shëndetshëm. Kështu që është e rëndësishme të flini për shtatë deri në nëntë orë.

– Konsumi tepërt e alkoolit mund të dobësojnë sistemin imunitar.

– Vitaminat janë gjithashtu një opsion tjetër i për të forcuar systemin tuaj imunitar. Marrja e vitaminës D në këtë periudhë të vitit është e domosdoshme pasi nivelet e vitaminës D priten të ulen.

– Mos harroni se mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm është kryesor për funksionimin e përgjithshëm të sistemit imunitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here