Pelikani kaçurrel, i cili konsiderohet si lloji më i madh i pelikanit, është një nga atraksionet e këtij liqeni, pasi është pikërisht një nga lokacionet e Ballkanit ku jeton

Në kufirin midis territorit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndodhet zona më e madhe e ujërave të ëmbla në të gjithë Evropën Juglindore.

Rreth 70 për qind e sipërfaqes së liqenit të Shkodrës i përket territorit malazez, ndërsa pjesa tjetër është në territorin shqiptar.

Jo vetëm për shkak të 40.000 hektarëve tokë që zë, Liqeni i Shkodrës është veçanërisht tërheqës për vizitat turistike, dhe për faktin se në rrethinat e tij të afërta ka monumente jashtëzakonisht domethënëse, historike dhe kulturore.

Thellësia mesatare e këtij liqeni është rreth gjashtë metra, ndërsa thellësia më e madhe e liqenit të Shkodrës që është matur është 60 metra, transmeton Telegrafi.

Pelikani kaçurrel, i cili konsiderohet si lloji më i madh i pelikanit, është një nga atraksionet e këtij liqeni, pasi është pikërisht një nga lokacionet në Ballkan ku jeton.

Pelikanët vijnë për t’u ushqyer në pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodrës, pranë qendrave turistike të Shirokës dhe Zogajve.

Ky shpend i bukur me ngjyrë të bardhë e pulla gri dhe në maja të krahëve me pendë të zeza, deri para pak vitesh rrezikonte të zhdukej dhe që rrallë bie në sy. Me një gjatësi deri në 1,9 metra dhe me peshë deri në 20 kg, pelikani kaçurrel ushqehet me peshq e gjallesa të tjera, që e bën liqenin të favorshëm për ta.

Gjatësia e trupit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha measatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet.

Kështu, Liqeni i Shkodrës, një nga habitatet më të banuara nga specie të ndryshme fluturakësh, po rikthehet në gjendjen e vet tradicionale pas vendosjes së moratoriumit mbi gjuetinë e paligjshme.

Kjo krijesë e veçantë në llojin e vet, është mjaftë delikate dhe kërkon trajtim të kujdesshëm. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here