Njerëzit kalojnë një të tretën e jetës së tyre duke fjetur, që është një copëz mjaft e madhe e shpenzuar në gjumë. Përgjatë kësaj kohe të gjithë ne ëndërrojmë, disa më shumë e disa më pak.

Ndoshta secili prej nesh ka një histori për një ëndërr, ku ndodhin gjëra të çuditshme që na duken si marrëzi totale pas zgjimit e disa të tjerë fare nuk i kujtojnë.

Sipas studiuesëve, njerëzit që mbajnë mend ëndrrat kanë një aktivitet të ndryshëm të trurit dhe janë më të përgjegjshëm
krahasuar me njerëzit që nuk i mbajnë mend. Pavarësisht që akoma psikologët nuk kanë arritur të kuptojnë qëllimin e vërtetë të ëndrrave.

Në jetën normale, nëse harroni diçka kaq shpejt, do ishte një problem serioz për të cilin duhet të shihni një doktor, por sa i përket ëndrrave, kjo është shumë normale.

Njerëzit i harrojnë menjëherë ëndrrat, prandaj të gjithë ata që thonë se nuk shohin ëndrra kurrë, në fakt thjeshtë po i harrojnë shumë shpejtë.

Mund të jetë e pabesueshme që ju ëndërroni por e harroni menjëherë, por testime që janë bërë tregojnë se ka shumë njerëz që nuk mbajnë mend të kenë ëndërruar ndonjëherë në jetën e tyre, por nëse i zgjon në momentin e duhur, ata do të mbajnë mend ëndrrën.

Kur ju flini, jo i gjithë truri juaj ndalon aktivitetin në të njëjtën kohë. Një prej regjioneve të trurit që ndalon aktivitetin i fundit është hipokampusi, pjesa e cila i bartë kujtimet nga memoria afatshkurtër në atë afatgjatë.

Meqenëse hipokampusi fle e fundit, edhe zgjohet e fundit. Prandaj ëndrrat mbeten në memorien afatshkurtër sepse hipokampusi nuk është plotësisht i zgjuar kur ju zgjoheni.

Sipas një studimit bërë në Francë, personat që mbajnë mend ëndrrat më shumë, zgjohen më shpesh gjatë natës. Ata rrinë zgjuar mesatarisht për 2 minuta, para se të kthehen në gjumë.

Një tjetër studim thotë se, fakti që ne nuk i mbajmë mend ëndrrat kur zgjohemi, lidhet edhe me faktin se, kemi rënë shumë shpejt për të fjetur. Ata persona që flenë shpejt, bëjnë gjumë të rehatshëm dhe zgjohen direkt nga alarmi, kanë më shumë gjasë të mos mbajnë mend asnjë ëndërr që kanë parë.

Për një gjumë më të mirë dhe aftësinë për të mësuar, shmangni zhurmën në dhomën e gjumit, të tilla si TV e radio para gjumit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here