Klaustrofobia, agorafobia…Me siguri keni dëgjuar për këto frikëra ekstreme që mund të ndikojnë te një personi gjatë përditshmërisë.

Një fobi më pak e njohur është hodofobia, frika nga udhëtimi, por kjo është pak më serioze sepse mund të prekë edhe mënyrën sesi dikush ndërvepron me njerëzit dhe botën.

Ekspertët zbërthejnë simptomat, shkaqet dhe mekanizmat e përballimit.

“Hodofobia është një frikë irracionale dhe shpesh paralizuese ndaj udhëtimeve,” tha për HuffPost mjekja Neha Pathak. “Ashtu si fobitë e tjera, kjo frikë është specifike sipas njerëzve dhe përvojave që shfaqen në jetën e tyre”.

Dikush mund të ketë frikë nga mënyra të ndryshme transporti, pra makinë, biçikletë, avion ose thjesht ka frikë të kalojë kohë larg shtëpisë. Persona të tjerë mund të përjetojnë ankth ekstrem ose depresion përpara një udhëtimi. Mund të ketë edhe simptoma të tjera si dhimbje koke, dhimbje gjoksi dhe simptoma gastrointestinale.

Në raste të rënda, ata mund të kenë sulme të plota paniku sa herë mendojnë për udhëtimin dhe për këtë arsye shmangin edhe të menduarit, imagjinoni aktin.

“Hodofobia mund të vijë nga përvoja të ndryshme të përjetuara ndër vite,” tha Pathak. “Mund të ndodhë që një individ të ketë përjetuar një ngjarje traumatike ndërsa udhëtonte vetë ose të ketë dëgjuar për një ngjarje si një aksident vdekjeprurës me avion dhe të ketë krijuar frikën bazuar në historitë e dëgjuara. Shpesh, përvojat traumatizuese të udhëtimit në fëmijëri mund të lënë gjurmë që më vonë zhvillohet në formën e fobive”.

Si trajtohet?

Biseda me një terapist ose puna me një profesionist të shëndetit mendor është çelësi për menaxhimin e gjendjes. Psikologët mund të provojnë terapi ekspozimi individuale ose në grup.

Terapisti dhe klienti punojnë së bashku për të kapërcyer gradualisht frikën e udhëtimit. Për shembull, terapisti mund të inkurajojë klientin që të kalojë një natë në një hotel ose Airbnb rreth një orë larg shtëpisë. Hapi tjetër mund të përfshijë një udhëtim në fundjavë dy orë larg nga shtëpia dhe kështu me radhë deri në përcaktimin e idesë së një udhëtimi të mirëfilltë me avion, autobus etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here