Në këtë foto të 24 tetorit 1912, përpara ndërtesës së Komunës së Kumanovës, shohim gjyshërit tanë, me plisa, të robëruar nga ushtria famëkeqe serbe.

Ushtria turke pra me 50′ 000 ushtarë u thye në “Betejën e Kumanovës”. Në mesin e tyre kishte disa mijëra ushtarë shqiptarë, përveç atyre të forcave vullnetare të ardhura nga treva e Kumanovës. Serbët kishin 126 mijë ushtarë, vullnetarë e kriminelë famëkeq.

Pas pushtimit të Kumanovës, menjëherë ushtria serbe iu hyri vendbanimeve shqiptare në Kumanovë e rrethinë. Midis Kumanovës e Shkupit, sipas njoftimeve të shtypit të kohës, u vranë 3’000 civil shqiptarë, nga të cilët 2’000 në rrethin e Shkupit. Terrorit të paparë iu nënshtrua edhe popullsia e qytetit të Shkupit. Çdo ditë oficerët serbë organizonin ekspedita në fshatrat rreth Shkupit për të terrorizuar dhe për të masakruar fshatarët. Mijëra njërëz të pambrojtur vinin nga Kumanova e nga Presheva, duke shpresuar të gjenin shpëtim në Shkup. Por edhe këtu i priste vdekja nga ushtarët serbë ose nga uria. U dogjën 29 fshatra shqiptare. Gjatë kësaj fushate persekutimesh ndaj shqiptarëve, në nëntor u arrestuan në rrethet e Shkupit, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi dhe mjaft udhëheqës të tjerë të lëvizjes shqiptare.

Pas pushtimit të Shkupit, ushtria serbe vazhdoi mësymjen drejt pjesës perëndimore të vilajetit të Kosovës (drejt Prizrenit, Pejës, Gjakovës etj.), drejt vilajeteve të Manastirit (pushtuan Manastirin), të Shkodrës e të Janinës. Ata kaluan nëpër luginën e Drinit, pushtuan Lumën, Mirditën e Matin, dolën në Lezhë dhe u dyndën në Shqipërinë e Mesme. Një pjesë e tyre iu drejtua Durrësit, kurse kolona të tjera u nisën drejt veriut dhe së bashku me forcat malazeze që kishin marrë Shëngjinin, plotësuan rrethimin e Shkodrës.

Gazetat kryesore të Parisit, Berlinit, Londrës, Moskës, Danimarkës kishin dërguar reporterët e tyre të luftës, të cilët raportonin nga Kumanova, Shkupi e vende tjera shqiptare ngjarje rrënqethëse:

“Karakteristike, është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytetin e Kumanovës, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë”.

Reporteri Magnussen shkruante:

“Këtu entuziazmi ndaj luftës i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të tyre të vjetër, shqiptarëve:

“Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu.

Edhe gjeneralët turq, pjesëmarrës në këto beteja, shkruajtën:

“Shqiptarët luftuan me trimëri të madhe për të mbrojtur atdheun e vet, tokën amtare. Ata nuk e braktisën asnjëherë frontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria jonë turke kishte braktisur vijën e luftës. Në Betejën e Kumanovës u vra gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve të Gjilanit. Ndërsa numri i përgjithshëm i shqiptarëve, që u vranë në ‘Betejën e Kumanovës’, arrinë në 10′ 000 veta”!

POSTIMI I MARRE NGA FAQJA NE FACEBOOK: Kumanova Maqedonia Ndryshe

Trungu&InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here