Si sot, dhe deri më 5 shtator 1666, kishte përfshirë qytetin e Londrës Zjarri i Madh. Zjarri shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit, duke përfshirë Katedralen e Vjetër të Shën Palit (Old St Paul’s Cathedral), 87 kisha famullie dhe rreth 13,000 shtëpi. Për shumë njerëz i ashtuquajturi “Numri i Bishës” (Beast Number “666”), ose numri “666” i përmbajtur në vitin 1666, është një shpjegim i shkakut të Zjarrit të Madh të Londrës. Me përjashtim të misticizmit religjioz, shkaku i vërtetë është i panjohur, por dihet se në katër ditë 80% të Londrës u shkatërrua plotësisht.
Të Dielën, 2 Shtator 1666, zjarri filloi rastësisht në shtëpinë e bukëpjekësit të mbretit në Pudding Lane pranë Urës së Londrës. Një erë e dhunshme lindore inkurajoi flakët, të cilat u ndezën gjatë gjithë të hënës dhe një pjesë të së martës. Të mërkurën zjarri u zbeh; të enjten u shua, por në mbrëmjen e asaj dite flakët shpërthyen përsëri në Tempull. Disa shtëpi u hodhën në erë nga baruti, dhe kështu zjarri më në fund u kap. Shumë detaje interesante të zjarrit jepen në Ditarin e Samuel Pepys (Samuel Pepys’s Diary). Lumi u mbush me anije të mbushura me persona që mbartnin aq shumë nga mallrat e tyre sa mundën të kursenin. Disa ikën në kodrat e Hampstead dhe Highgate, por Moorfields ishte streha kryesore e londinezëve të pastrehë. /Trungu & InforCulture