Fotografi të heroit kombëtar Isa Boletinit, mund të themi se ka mjaftueshëm, dhe pothuajse shumica prej nesh i kemi parë. Por a ju ja rënë në sy një detaj interesant?!

Në shumicen e fotografive të Isa Boletinit vërehet qartë se i mungon gishti i mesit në dorën e majt

Këtë detaj interesant tek Isa e kishte vënë re edhe gazetari i revistës “l’Echo de Paris” i cili kishte zhvilluar intervistë ekskluzive me Isa Boletinin në vitin 1913 në Londër. Ndër të tjera gazetari kishte pyetur:

..Duke rrëfyer këtë arritje, shefi shqiptar tregon shpatullën e tij të majtë të enjtur. Íshte e shpuar nga njëra anë në tjetrën. Shoh që në dorën e tij të majtë mungon gishti i mesit.

— E ka marrë Xhavit pasha?

— Jo. Aksident i thjeshtë gjatë rinisë.

Siç shihet se në këtë intervistë të kohës Isa Boletini nuk i kishte dhënë shumë rëndësi aksidentit të tij gjatë rinisë që kishte përfunduar me humbjen e gishtit.

Por, çfarë kishte ndodhur në të vërtetë?

Sipas të dhënave që e kishte dhënë mbesa e tij, Isa Boletinit i mungonte gishti i mesëm i dorës së majtë, të cilin e kishte prerë me sëpatë në moshën 2-3 vjeçe, duke luajtur në oborrin e Kullës në Boletin. /ÍnforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here