Një fotokolazh shfaq gabimet që janë bërë gjatë realizimit të projekteve të ndryshme.

Bëhet fjalë për disa fotografi që qysh në shikim të parë duken të pakuptimta dhe shumë qesharake, transmeton Telegrafi.

Ishte Bored Panda që përpiloi fotokolazhin, ku shihen disa gabime të pafalshme që janë bërë gjatë realizimit të disa punimeve.

Një fotografi e shkrepur rrugëve të Kolumbisë, shihet një grua e cila tenton të arrijë të kap telefonin në kabinë që ishte i vendosur shumë lart dhe assesi që arrinte ta kapte.

Një tjetër, shihet se një pengesë është vendosur në fillim të parkingut – duke ua pamundësuar veturave tjera të futen në të.

E fotografia e kamerës së sigurisë të vendosur prapa një monitori është bërë virale në rrjetet sociale, për faktin se nuk mund të vëzhgojë asgjë për shkak të ekranit të vendosur para objektivit të kamerës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here