Në mes të Savoies, në rajonin e ”Auvergne-Rhone Alps” të Francës, ekziston një luginë e quajtur “Lugina e Arvanit (Vallee des Arves)“ e rrethuar nga shumë më tepër toponime “Alb / Arb / Arv”.

Këto toponime janë me siguri të emërtuara nga “fisi Arverni”, një fis i madh antik Kelt nga i cili rajoni Auvergne rrjedh emri i tij.

Studiuesi i kostumeve folklorike Roman K. kur analizon metodën e prodhimit të veshjes së “Luginës së Arvanit” me fjalët e tij thotë:

“I vetmi shembull i këtij lloji të ndërtimeve të skajeve që unë njoh është ‘Xhubleta e Shqipërisë’. Pse këto dy rajone të palidhura, të ndara gjerësisht, përdorin në mënyrë unike këtë metodë ndërtimi, nuk kam asnjë ide”.

Ajo që është interesante se këta njerëz në këtë rajon kanë një veshje popullore tejet të ngjashme me “Malësorët Shqiptarë”.

Shohim kostumet folklorike të veshura nga gratë nga fshatrat në “Luginën Arvan (Vallée de l’Arve)” të rajonit “Auvergne-Rhône-Alpes” të Savoie, Francë. Emri Auvergne rrjedh nga një fis i lashtë Kelt i quajtur “Arverni”. Kjo kostum folklorik është i famshëm për të qenë i veçantë dhe ndryshe nga kostumet e tjera folklorike nga rajoni dhe veshjet e tjera popullore franceze në përgjithësi. Ky ndryshim me veshjet e tjera popullore franceze sugjeron një ndikim të jashtëm ose të ndryshëm në kulturën materiale.

“Xhubleta”, fustani unazor, në formë kambanash të veshur nga gratë shqiptare është një veshje e veçantë shqiptare dhe asgjë nuk i afrohet asaj për nga ngjashmëria apo ndërtimi nuk vishet nga ndonjë grup tjetër etnik në Ballkan, Evropë ose kontinentet fqinje. Ajo është e veshur kryesisht në rajonin e “Malësis së Madhe”, të territoreve shqiptare. “Xhubleta” është ndërtuar në një mënyrë shumë specifike me teknika dhe materiale arkaike që janë përdorur që nga kohërat e lashta. Në rini, xhubleta është me vija të bardha dhe të zeza, dhe bëhet e zezë në tërësinë e saj vetëm një herë kur një grua martohet. Në disa rajone thuhet se një xhubletë e kuqe ishte ishte veshur në ditën e dasmës.

Xhubleta është shumë e rëndë për shkak të konstruksionit të trashë të leshit dhe të ndjerë dhe arrin deri në 15-20 kg me të gjitha zbukurimet dhe pjesët përbërëse të veshura së bashku.

Nëse krahasojmë kostumet dhe pjesët përbërëse që shohim, pothuajse të gjitha tiparet e dallueshme të xhubletës janë ruajtur në kostumet e “Luginës së Arvanit”, ndërsa zëvendësuan disa tipare dhe materiale arkaike, duke humbur versionin bardh e zi të veshur (megjithëse “Lugina e Arvanit” veshja gjithashtu është me ngjyra të ndryshme tek te rinjte).

Forma e kambanës së veshjes bëhet me rripa të qepjes njëra pas tjetrës, secila prej të cilave më e gjatë se ajo më parë, e bëjnë rrobën më të gjerë dhe më të gjerë drejt fundit. Në “Luginën e Arvanit” shiritat janë bërë më të imët ndërsa xhubleta ka ruajtur formën më arkaike, me shirita të gjera.

Savoja. në mes të saj, në “Alpet Auvergne-Rhone”, pra regjion i Francës është një Luginë Arvane e rrethuar me shumë toponime si Alb/Arb/ARv.

Këto toponime kanë lindur nga “Fisi Averni”, një fis i vjetër kelt nga i cili rrjedhë edhe emri “Regjioni i Auvernit”- Johan Derille

Ajo që habitë shumë është edhe kjo që ky popull i këtij regjioni e kanë i kanë rrobat e e ngjashme si malësorët e Shqipërisë. Nga kjo, që do e lexojmë tregon që ka edhe degëzime tjerë.

E dini që një studim i mirëfilltë do e ndërronte historiografinë Europiane, gjuhësinë dhe arkeologjinë.

(sa janë shqiptarët të interesuar për studime të tilla? Ose ndoshta frikësohemi që do të shkojmë thellë në histori, dhe do të na i hidhte poshtë të gjitha ata që janë shkruar deri më tani)

A është ndonjë francez në këtë krahine?

Në figurat i shohim kostumet folklorike të veshura nga gratë fshatare të “Arvan Valley” (Vallée de l’Arve).

Në figurat e shohim Xhubletën, një fustan të valëzuar dhe shumë bukur të modeluar që ende vishte nga gratë shqiptare.

Xhubleta është vetëm e vetëm e shqiptarëve, dhe askund dhe në asnjë grup etnik në Europë nuk mund të gjejmë diçka as përafërsisht të ngjashme. Kryesisht vishet në Malësinë e Madhe të Shqipërisë. Xhubleta bëhet në një mënyrë të posaçme me një teknikë arkaike dhe nga materiali që është përdorur edhe në kohët arkaike. Xhubleta nga 15- 20 kg dhe është plotë ornamente dhe pjesë të vekuara së bashku. Ndër tjerash në xhubletë shihen simbolet që japin kodet e informatave të statuseve sociale, klaneve dhe fshatrave etj.

Studjuesi Roman K. shkruan: ”Materialet e Xhubletës së Savojes (Arvan Valley) po ashtu janë të rënda por peshojnë deri në 7 Kg. Përndryshe karakteristikat estetike dhe stilistike janë të ruajtura si ato të Shqipërisë.

Të shtojmë që procesi i bërjes së xhubletës është shumë i vështirë dhe kërkon kujdes të veçant gjatë 6 muajve, sa zgjatë punimi i saj.

Por edhe Xhubleta e Arvan Valleys e kërkon të njëjtën punë si ajo e Malësisë Madhe.

Studjuesi Roman K. duke e analizuar metodën e prodhimit të xhubletës në Arvan Valley thoshte: “I vetmi shembull të një fustani të tillë, unë e njoh Xhubletën e Shqipërisë”.

Pyetja që ai nuk ia di përgjigjen është: “Si është e mundur që dy regjione aq larg njëra tjetre të përdorin të njëjtën metodë të thurjes dhe vekimit”.

A e bartem ne në Francë xhubletën apo ata erdhën tek ne për ta kopjuar, është pjesa e dytë që e jep këtë përgjigje.

Kush janë Ilirët e Francës?

A i kemi studjuar ne shqiptarët këto fenomene etnografike të shpërndara nëpër Europë ? Duket se jo. Pse ?

Iliret e Francës, Lidhja e Tyre me Keltët dhe Galët.

A e bartem ne në Francë xhubletën apo ata erdhën tek ne për ta kopjuar?

Kush janë Ilirët e Francës?

A i kemi studjuar ne shqiptarët këto fenomene etnografike të shpërndara nëpër Europë ? Duket se jo. Pse?

Lugina Arvan dhe materiali i kulturor aty, rrjedhë nga një substrat shumë i vjetër të cilin e kishin Ilirët dhe Keltët ku edhe u përdor si etnonim, në Francën Jugore, si edhe tek “Alba“ e Skocisë dhe “Albanopolisi“ Ilirian. Në mitologjinë e vjetër mësoimë së ishin Iliri (i ati i Ilirëve), vëllau i tij Kelti (babai i Keltëve) dhe Gali (babai i Galëve )

Spjegohet që fisi i famshëm i Averinit ishte më i fuqishmi ndër Galët dhe se regjioni i Auvergne-it rrjedh nga ata. Në këta rast, Xhubleta (+ mbi 4000 vjeçare) përveq që e shpreh vazhdimësinë ilire dhe shërben si argument i fortë i degëzimeve të shqiptarëve, Kelteve, Galëve, Ilirëve dhe me historiografinë, arkeologjinë dhe studimet gjuhësore të Europes.

Kjo tregon se Shqiptarë dhe Avernë e Francës rrjedhin nga e njejta histori ,por në të njejtën kohë pasojnë degëzimet dhe spekulimet e paparashikueshme.

Lind pyetja atyre që nuk i besojnë kësaj teorija se nëna Shën Albanit në Angli ae ka veshur edhe ajo xhubletën?

Kësaj pyetje duhet Akademitë shqiptare, historianët t`i japin përgjegje.

E një vlere të madhe është kodi gjenetik i Piedmontit (the Piedmont region of Italy, in Italian Piemonte, spreads on over 9,700 mi² (25.300 sq km) of land and counts a population in excess of 4,300,000 inhabitants).

Gjeni i tillë i vjetër, pre është gjetur edhe në Koaci në Veliki Vanik në skeletet që datojnë 1600-1500 vite para Krishtit Kjo ndoshta është koha dhe vendi që i takojnë kultures proto-ilire nga të cilët rrjedhë ethnogjeneza e tyre.

Me rëndësi që Kodi gjenetik i Piedmontit, në kufi me Arvan Valley dhe Novolessa Valley (në Torino dhe Piedmont) deri më tani është i pa spjeguar. Aty është qyteti vjetër “Alba Pompeia” qe mud të shërben si faktor më i thellë dhe që kërkon hulumtime të raja.

(Autorit francez i garantova që këtë punë do e vazhdojnë hulumtuesit shqiptar, por i kërkava falje se për momentin nuk kanë kohë se janë të zënë me politikë të askujt-ironizim).

Shkollarët si Julius Pokorni, i specializuar në gjuhën Kelte, e ngjet teorinë Kelto-Ligure me atë Ilire dhe kështu ndoshta mund të vërtetojë rrugën Adiatik-Lumi Po (Itali).

Xhubleta pos tjerash mbetet faktori i madh për shpjegimin e shumë fakteve historike.

Aq shumë kemi fakte që jemi të parët e Europës sa është edhe e pa besueshme, por ne duhet ti konstatojmë e jo të lejojmë që 17 mijë pllaka pellazgjike të na i shpjegojnë të huajt.

Historia e jonë është një oqean shumë i madh sa që barkat dhe kanutë e hulumtuesve shqiptar nuk mjaftojnë. Bota po hulumton për ta dini në dëmin tonë.

PS: Te gjitha foto janë të Ilirëve të Sovoies.

Përmblolli Bukurie Muji-Ceka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here