Tërmeti i Shkupit i vitit 1963, një termet i fortë la rreth 80 për qind të Shkupit në gërmadha, me 1,070 njerëz të vdekur dhe më shumë se 120,000 të pastrehë. Ndërtesa publike, shkolla, spitale dhe shumë monumentet historike pësuan dëmtime shumë të rënda. Pas tërmetit, ndihma në formën e financave, mjekësore, inxhinierike dhe materiale ndërtimi u dërgua nga rreth 80 vende nëpërmjet Kombeve të Bashkuara. Nga kjo Shkupi u quajt “Qyteti i Solidaritetit Ndërkombëtar”. U formulua një plan urbanistik krejtësisht i ri rezistent ndaj tërmeteve, me disa bërthama banimi satelitore dhe katër rajone industriale. Si pjesë e programeve të UNESCO-s dhe shtetërore, u krijua Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike (IZIIS) me qëllim të ndihmës dhe mbikëqyrjes së rindërtimit pas tërmetit, si dhe rivitalizimin dhe zhvillimin e qytetit të Shkupit!