Ilirët i vunë emrin Drini. Grekët e vjetër në pergamenat e tyre e shkruanin Driloni, duke futur një l dhe o mes i dhe n. Romakët ia ngjitën prapashtesën e tyre të famshme us dhe Drini u bë Drinius. Në librin e tij “Historia Natyrore”, përkatësisht në librin e tretë të saj, enciklopedisti më i madh i botës romake, Plini Plaku, na e jep këtë informatë të rëndësishme, derisa përshkruan lumenjtë e Dardanisë. Kjo 600 vjet para ardhjes së sllavëve në Ballkan.
Falë këtyre dëshmive origjina e emrit Drini i ka shpëtuar makinerisë falsifikuese të hajnave më të mëdhenj të historive, fqinjëve tanë veriorë, të cilët, në mungesë të këtyre dëshmive, do t’i mbushnin bibliotekat e botës me gënjeshtrat e tyre mbi origjinën sllave të emrit Drini. Por kartat e Romës ishin dhe janë kockë e fortë për t’u përtypur nga makineria falsifikuese e historiografisë serbe.Duke mos mundur ta sllavizojnë, krejt çfarë kanë mundur të bëjnë është që shkronjën n ta bëjnë m dhe nga Drin të formojnë emrin Drim.