Ching-Yun lindi në një fshat të vogël të Kinës (Szchewan) dhe deri në moshën dhjetëvjeçare, shkoi në shkollë.

Më pas udhëtoi në krahina të ndryshme të Kinës, ku dhe mblodhi shumë bimë medicinale.
Sipas “New York Times”, pas kësaj përvoje, Li-Ching-Yun shiti për 100-vjet rresht bimë medicinale. Një ditë, kreu i perandorisë Pei Wu-Fu shkoi në shtëpinë e Li, për ta pyetur atë se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë dhe ai iu përgjigj: “Mbaje të qetë zemrën, qëndro si breshkë, shëtit i lumtur si pëllumb dhe fli si qen”.

Atëherë njerëzit çuditeshin se si Li nuk ngjante aspak me një të moshuar, madje ai dukej shumë i fuqishëm për moshën e tij. Të shumtë ishin ata të cilët pretendonin se e njihnin që në fëmijëri, ndërsa të tjerë thoshin se Li ishte moshatar i gjyshërve të tyre të cilët nuk jetonin më.

Më 1930-n, Wu -Chung- Chien, lektor në Minkuo University gjeti disa dokumente me anë të të cilave faktohej se Li kishte lindur në vitin 1677.

Të njëjtat arkiva, faktonin se qeveria kineze kishte uruar Li-Ching-Yun, për 150 vjetorin e lindjes , por edhe kur ai mbushi të 200-at.
Si mendoni, mos vallë Li harroi ditëlindjen e tij? Sipas librit të rekordeve Guinness, njeriu i cili ka jetuar më shumë në këtë botë është qytetar francez, që jetoi 122 vjet dhe 164 ditë.
Po pse vallë kinezet nuk kanë dëshmuar asgjë për të famshimin Li? Është e mundur që një njeri të jetoje 256 vjet?

Duhet theksuar se historia e Li-Ching-Yun aktualisht ndodhet nën studim nga studiues specialistë të fushës, pasi historia e tij vërtet është shumë me interes.

/Portalb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here