A e Dini Se skulptura e parë e bustit të Skënderbeut mban firmën e Murat Toptanit?

Skulpturat në mbarë botën kushtuar heroit tonë kombëtar vijnë nga artistë të ndryshëm dhe në periudha të ndryshme të historisë. Artisti i njohur i Rilindjes Kombëtare, Murat Toptani, i cili artin e tij e shkriu midis Tiranës dhe Kalabrisë, në shek. e XIX-të punoi për herë të parë bustin e Skënderbeut. Kryevepra e punuar mjeshtërisht në vitin 1898 dhe e ripunuar në vitin 1917 paraqiti portretin e Skënderbeut në skulpturë, si formën më të shkëlqyer për të përjetësuar imazhin e heroit.
Vepra monumentale e Toptanit do të ruhej në bronz nga mjeshtri i pazëvendësueshëm Odhise Paskali.

ArkivatFrymëzojnë

ArkivatKujtojnë

Skënderbeu

MuratToptani

FototekaAQSH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here